Personi që shihni në foto është 30-vjeçari, Egzon Haziri, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Prishtinë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Jeronin De Rada”, ku nga të shtënat mbetën të plagsur edhe dy kalimtarë të rastit, mes tyre një femër në gjendje kritike për jetën.
Mediat vendase shkruajnë se autorët e dyshuar për ngjarjen janë vëllezërit: Naim Berisha 39 vjeç dhe Ahmet Berisha 29 vjeç.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha dhe grupit të viktimës.