• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I qepur me porosi për oligarkun”/ Opozita kundërshton ndryshimet në ligjin e Gardës

16:12 : 22/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetët e opozitës kundërshtuan votimin e një projektligji, që sipas tyre i hap rrugën katapultimit të njeriut të biznesmenit Kastrati në krye të Gardës së Republikës, akuzë të cilën ministri i Brendshëm e quan “lexim filxhani”.

Kuvendi miratoi të enjten ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës, duke hequr kriterin e gradës dhe të qënit më parë punonjës i Gardës për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Sipas ndryshimeve të propozuara nga deputeti Nasip Naço, kreu i ri i Gardës mjafton të ketë “10 vite përvojë pune në fushën e rendit dhe sigurisë”.

Opozita ngriti pretendime se ky është “një ligj me porosi” dhe i bëri thirrje Kuvendit që të mos ta votonte atë.

“Ky është një rast ku Kuvendi do të duhej të ndalej, sepse bëhet fjalë për një ligj mirëfilli të porositur. I porositur nga oligarku Shefqet Kastrati për të emëruar shtetasin Ermal Onuzi , kushëririn e tij në krye të Gardës së Republikës,” tha në seancën plenare kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

Edhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji i kërkoi mazhorancës që të tërhiqet nga votimi, pasi projektligji dëmton sipas tij thelbin e karrierës brenda Gardës dhe është i “qepur me porosi”.

Lexo edhe:

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

VIDEO/ Denoncimi: Lokali me mik të fortë sfidon ligjin, nuk zbaton vendimin e prishjes

“Jeni duke i hapur rrugën me ligj njerëzve që vijnë si influenca personale të oligarkëve,” tha Salianji në Kuvend duke përmendur emrin e Onuzit si i paracaktuar për të drejtuar Gardën në të ardhmen.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i hodhi poshtë pretendimet e opozitës dhe i konsideroi “lexim horoskopi” akuzat se ndryshimet ligjore po i paraprinin paracaktimit të të afërmit të Kastratit në krye të Gardës së Republikës.

Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës u propozuan nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, në të njëjtën kohë kur kreu jetëgjatë i Gardës, Gramoz Sako dha dorëheqjen në shkurt të këtij viti.

Sipas ministrit Balla, ndryshimet ligjore përmirësojnë pesë aspekte të rëndësishme të punës së këtij institucioni, përfshirë edhe “një garë më të hapur në përzgjedhjen e drejtuesit, sipas standardeve më të mira”.

“Pjesa tjetër që thotë një nga copëzat e opozitës është lexim horoskopi apo filxhani,” tha Balla për BIRN, ndërsa shtoi se për të ishte me rëndësi fillimi i një procesi reformimi në Gardën e Republikës.

Sipas ligjit në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës duhet të jetë punonjës i Gardës që mban gradën “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë” dhe emërohej nga Kryeministri me propozim të Ministrit të Brendshëm.

Ndërsa sipas ndryshimeve të miratuara vetëm me votat e mazhorancës, drejtuesi i ri do të zgjidhet pas një konkurrimi të hapur sipas procedurës dhe rregullave që vendos Ministri i Brendshëm. Në fund të kësaj gare, ku i vetmi kriter profesional janë 10 vite përvojë pune në fushën e sigurisë, minisri përzgjedh një emër që ia dërgon kryeministrit.

Sipas nismëtarit të ndryshimeve, kjo do të sigurojë vazhdimësinë e karrierës së punonjësve të Gardës së Republikës, pavarësisht ndryshimit të sistemit të gradave./BIRN

Etiketa: Ermal Onuzigarda e republikeskushëririligjioligarkuopozitaporosishefqet kastrati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

12:30 : 29/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Lokali me mik të fortë sfidon ligjin, nuk zbaton vendimin e prishjes

13:37 : 28/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies për interes të narkoshteti

13:14 : 28/07/2025
AKTUALITET

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025
Para

“Misioni” EURO 2025/ Shqipëri U21-Finlandë U21, zbardhen formacionet zyrtare

TË GJITHA

‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

17:26 : 30/07/2025

Një moment historik në shtator! Disa vende të perëndimit do të njohin shtetin palestinez

17:22 : 30/07/2025

“Kam preferuar të mos flas për hir të tifozëve”, Manaj largohet me “pengje” nga Sivasspori

17:17 : 30/07/2025

“Kush e caktoi Rakipin?”/ Burimi: Kodi i ri Penal, skandaloz dhe i rrezikshëm

17:16 : 30/07/2025

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes/ Burg për gazetarët, kolaudimin e dëmtimin e organeve gjenitale

17:06 : 30/07/2025

Pep Guardiola bëhet trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

16:57 : 30/07/2025

“Boeri”/ Kepi: Afera korruptive, projektet e prezantuara me bujë nga Rama janë flluskë

16:54 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com