• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama iu lut zyrtarit britanik të mos na jepnin statusin e vendit kandidat

20:04 : 20/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama, një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013, Komisioni Europian vendosi të propozojë statusin e vendit kandidat, bëri udhëtimin më të turpshëm të jetës së tij.

Sipas tij, ai fluturoi në Londër dhe i kërkoi ambasadorit shqiptar që t’i organizojë një takim jo me ministrin e Jashtëm, jo me zëvendëskryeministrin, jo me kryeministrin, por vetëm me drejtorin e Europës Juglindore dhe i kërkoi një lutje për qeverinë britanike, që të mos miratonte statusin e kandidatit gjer në pranverë, në mënyrë që të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Sali Berishës.

Gjithashtu, Berisha tha se lajmi i mirë për muajin dhjetor të vitit të kaluar uk ishte hapja e negociatave sipas kapitujve, por pesë kushte e vendosura nga BE.

Berisha: Një nderim të veçantë kam për oratorët, që nga kjo tribunë e parlamentit të lirë, me guxim, shpërndajnë mesazhe shprese, mesazhe optimizmi, por dhe denoncojnë në të gjitha aspektet anët e saj, të keqen e madhe që ka kapluar sot Shqiërinë. Diktaturën e Edi Ramës, të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, me vjedhjen e qeveritarëve, me drogën. Të bazuar në tiraninë e varfërisë, që bëhet çdo ditë e më e rëndë, më e madhe, për qytetarët shqiptarë. Kjo rrugë dhe ju misionarët e saj, me armën e të vërtetës, po zgjoni te mbarë shqiptarët, guximin, vendosmërinë për të mbrojtur kauzën e drejtë, kauzën e lirisë, kauzën e dinjitetit, kauzën e vlerave të një shoqërie të lirë, pa të cilën nuk ka zhvillim, nuk ka begatim, nuk ka të ardhme. Pa të cilën nuk ka integrim në Europë, si e ardhmja më e mirë e kombit shqiptar. Miqtë e mi, po të kthehemi pas, vetëm një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013, Komisioni Europian vendosi të propozojë statusin e vendit kandidat. Ju rikujtoj dhe njëherë se Edi Rama, atë vjeshtë bëri udhëtimin më të turpshëm të jetës së tij. Udhëtimin më të turpshëm që një kryeministër mund të bëjë. Ai në atë kohë nuk kishte Ismailin, avionin e tij personal, por me British Airways, fluturoi në Londër. Fluturoi në Londër dhe i kërkon ambasadorit shqiptar që t’i organizojë një takim jo me ministrin e Jashtëm, jo me zëvendëskryeministrin, jo me kryeministrin, por vetëm me drejtorin e Europës Juglindore. Habi e madhe. Drejtori iu përgjigj ambasadorit: Unë në zyrë, protokolli nuk më lejon të pres një kryeministër. Por unë do vij në hotel ta takoj kryeministrin tuaj. Erdhi në hotel, dhe cila ishte kërkesa e Edi Ramës? Kërkesa e Edi Ramës ishte një lutje për qeverinë britanike, që të mos miratonte statusin e kandidatit gjer në pranverë, në mënyrë që të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Sali Berishës.

Nga ajo ditë, të dashur miq, nga dhënia e statusit të kandidatit, integrimi në BE u bë një horizont i pakapshëm, një horizont që largohet gjithnjë e më shumë nga shqiptarët. Ju jeni dëshmitarë se si në tetor, përfaqësuesi i BE, u tha shqiptarëve se në dhjetor do keni një lajm të madh. Por lajmi i dhjetorit nuk ishte hapja e negociatave sipas kapitujve përkundrazi ishin pesë kushte, sepse Edi Rama brenda tre muajve, i dha breshëri goditjesh të reja demokracisë shqiptare. Sepse Edi Rama nuk ka asnjë parim, nuk ka asnjë vlerë, nuk ka asnjë ideal, përveç pushtetit dhe vjedhjeve të tij, përveç pasurimit të tij të paligjshëm, përveç përqendrimit në duart e tij të të gjitha pushteteve. Kontrollit të plotë dhe total të drejtësisë. Favorizimit dhe mbrojtjes së bandave dhe krimit. Të gjitha këto bashkë me zgjedhjet e majit, e nxorën Shqipërinë përsëri jashtë procesit të integrimit. Miqtë e mi, në një vend ku të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, në atë vend të gjitha fatkeqësitë e mëdha vijnë nga ai njeri. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një komb, nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend, sesa përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili ka vetëm një emër: diktator, diktator, diktator! Ndaj dhe thirrja ime për çdo shqiptar, të marrë kthesën, kthesën e historisë. Kthesën për t’u vërsulur kundër diktaturës së re, e cila provohet në shumë aspekte si diktatura më shfarosëse ndaj shqiptarëve.

Lexo edhe:

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

Etiketa: Edi RamaintegrimiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

10:41 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Zbulohet krijesa që nuk ka nevojë për oksigjen për të jetuar

TË GJITHA

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025

‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit

13:21 : 09/10/2025

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025

Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai

13:09 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com