• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Escobar diskuton me politikanët serbë në Kosovë për dinarin

21:42 : 13/03/2024
në RAJONI

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 13 mars është takuar me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb.

Siç njoftoi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, ata i kanë thënë Escobarit se vendimet e Qeverisë së Kosovës “kërcënojnë të drejtat themelore të njeriut” për pjesëtarët e komunitetit serb. Në këtë kontekst, kjo parti ka përmendur rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb, ndalimin e importit të mallrave nga Serbia dhe ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës majin e vitit të kaluar, pasi serbët kishin bojkotuar zgjedhjet lokale të mbajtura atë vit.

Ndërkaq, Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe tha se është “inkurajuar” nga qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj vendimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës dhe se ka marrë “garanci nga Escobari se gjërat do të ndryshojnë në favor të komunitetit serb.

“Ne presim hapa edhe më seriozë, para së gjithash që situata të qetësohet, që më në fund popullit tonë t’i sigurohen kushte minimale për një jetë normale”, tha Stojanoviq pas takimit me Escobarin për radion lokale Kim.

Udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, po ashtu tha për këtë media se me Escobarin ka biseduar kryesisht për rregulloren e BQK-së, e cila parasheh euron si valutën e vetme për pagesa me para të gatshme në Kosovë. Partia e Serbëve të Kosovës sipas një njoftimi, tha se lideri i saj Aleksandar Jabllanoviq, i ka treguar Escobarit për “situatën e vështirë dhe të padurueshme në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë”.

Lexo edhe:

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

“Në takim, Escobar përcolli shqetësimin e Qeverisë së tij për fatin dhe jetën normale të serbëve dhe premtoi se pozita e serbëve në Kosovë dhe të drejtat e tyre është aktualisht prioriteti më i lartë i Ambasadës amerikane në Kosovë dhe Departamentit amerikan Shtetit në marrëdhëniet me Kosovë”, tha zëdhënësi i kësaj partie.

BQK-ja ka nisur zbatimin e kësaj rregulloreje më 1 shkurt dhe kjo ka vështirësuar pagat dhe shtesat që marrin serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë, që e marrin në dinarë.

“Biseda [me Escobarin] ishte inkurajuese”, tha Arsenijeviq.

Më herët gjatë 13 marsit, në nisje të vizitës së tij në Kosovë emisari amerikan u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai deklaroi se në ditët në vijim në Kosovë “do të takohem me shumë njerëz sepse ka shumë punë që duhet të bëhen”.

Gjatë ditës, ai po ashtu u takua me partitë opozitare në Kosovë. Çështja e dinarit serb dhe tema të tjera pritet që Escobar t’i diskutojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të enjten. Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se vendimi i autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb ishte “katastrofik” dhe “jokompetent”.

Ai tha se SHBA-ja nuk e konteston legjitimitetin e vendimit, por ka probleme me mënyrën e zbatimit dhe ndikimin që rregullorja e BQK-së ka në komunitetin serb. Çështja e dinarit ishte edhe temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel. Por, takimi përfundoi pa rezultat konkret dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsllav Lajçak, tha se ka nevojë për mbajtjen e takimeve shtesë.

Kosova thotë se çështja e dinarit është një “çështje teknike” dhe nuk duhet të diskutohet në dialogun për normalizimin e raporteve, ndërkaq Serbia kërkon që të gjendet një zgjidhje politike./ REL

Etiketa: dinariescobarSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
BOTA

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

09:49 : 02/06/2026
BOTA

Protestat kundër Vuçiç/ A po shkon Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

21:55 : 23/05/2026
BOTA

Shpërthejnë sërish protestat në Beograd, studentët kërkojnë rrëzimin e Vuçiç

19:26 : 23/05/2026
AKTUALITET

DASH: Ballkani Perëndimor kyç për sigurinë dhe interesat ekonomike të SHBA-së

21:38 : 22/05/2026
BOTA

Sot skadon afati për NIS-in, Serbia ende pa marrëveshje

16:10 : 22/05/2026
Para

Alizoti: Fitorja më e madhe e opozitës janë ndërkombëtarët

TË GJITHA

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom