• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës së Lartë: “21 Janari” do hetohet nga SPAK

15:12 : 12/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Çështja e vrasjes së 4 qytetarëve në demontsratën e Partisë Socialiste më 21 Janar të vitit 2011 para Kryeministrisë, do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Vendimi është marrë këtë të martë nga Kolegji i Gjykatës së Lartë me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, pas kërkesës së rekursit të bërë nga Rajmonda Nika, e veja e të ndjerit Aleks Nika, një prej viktimave të “21 Janarit”.

Seanca e sotme është mbajtur dhe me praninë e palëve. Tashmë Gjykata e Lartë detyron SPAK-un të regjistrojë procedimin penal për “21 Janarin” dhe të hetojë kallëzimin penal të bërë nga Rajmonda Nika, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Gjatë seancës së sotme, përfaqësuesi i SPAK, Alfred Shehu tha se ishte ende momenti që dosja e 21 Janarit të merrej në shqyrtim prej saj. Prokurori Alfred Shehu tha se rekursi nuk duhet të pranohet, pasi një organ tjetër kompetent është duke vijuar hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, për identifikimin e autorëve.

Lexo edhe:

Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

“Në këtë fazë të hetimit, kurrsesi nuk mund të aludohet për krim në formën e organizatës kriminale, por edhe për emra, subjekte të SPAK”, citohet të ketë thënë Shehu.

Debati mes prokurorit të SPAK dhe trupit gjykues:

Gjyqtari Ilir Panda: Ju keni kryer veprime verifikuese në lidhje me këtë kallëzim?

Prokurori Alfred Shehu: Është kërkuar vetëm një informacion nga arshiva, pasi me herët në SPAK ka qenë një kallëzim tjetër me të njëjtin objekt, por me palë të tjera.

Gjyqtari Sokol Binaj: Kush heton për zinxhirin drejtues të shtetit? Ka ndonjë stimul Strasburgu për juve? Funksionarë të lartë të shtetit të implikuar në këtë linjë. Ka detyrim për juve?

Prokurori Alfred Shehu: Deri tani nga hetimi i Prokurorisë Tiranë nuk është regjistruar ndonjë emër.

Gjyqtari Sokol Binaj: Edhe po t’u dalë nuk e regjistrojnë, sepse nuk e kanë në kompetencë.

Prokurori Alfred Shehu: Praktika është që regjistrohet, por pastaj kalon për kompetencë.

Kërkesa e familjes Nika përfundoi në Gjykatën e Lartë pasi GJKKO dhe Apeli i GJKKO e rrëzuan. Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhej se Prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për 2 vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme kishte shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës u shpreh se e drejta gjithmonë fiton dhe se e prisnin këtë vendim, duke shtuar se ajo ka kallëzuar gjithë zinxhirin komandues të asaj kohë.

“E prisnim, sepse e drejta gjithmonë fiton. Shpresoj që të vazhdojë dhe të trajtohet ashtu sic e meriton. Kam kallëzuar gjithë zinxhirin, që nis nga Berisha e deri tek më i vogli,” tha ajo në një prononcim për mediat.

Ndërkohë, kujtojmë se pas sulmeve nga kryeministri Edi Rama për mungesë shtylle korrizore sa i përket hetimeve për “21 Janarin”, Prokuroria e Tiranës lëshoi një deklaratë për mediet më 22 janar, duke bërë me dije se kishte rinisur hetimet dhe kishte kërkuar ndihmë jashtë vendit, për zbardhjen e vrasjes së dy protestuesve më 21 janar, të mbetura pa autorë prej vitesh.

Vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me rradhë në kërkim të provave.

Po ashtu, prokuroria tha në atë kohë se kishte marrë parasysh edhe vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të nëntorit të vitit të kaluar, e cila ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe ka gjetur shtetin shqiptar fajtor për shkelje të së drejtës së jetës dhe asaj të hetimit.

Kujtojmë se në demonstratën e 21 Janarit të vitit 2011 u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Etiketa: 21 janariGjykata e lartespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tom Doshi del nga SPAK pas 2 orësh: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

18:08 : 21/10/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Thirret në SPAK kreu i PSD-së, Tom Doshi

15:14 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

14:42 : 21/10/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

12:57 : 21/10/2025
Para

Jorgo Goro i Himarës fillon “festën” pas dënimit të Belerit, bën tender 100 mijë euro për festa!

TË GJITHA

Ish-prokurori: Në Durrës dhe Kakavijë nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon

20:48 : 21/10/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, njëri tenton t’u arratiset policëve dhe i plagos

20:41 : 21/10/2025

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

20:04 : 21/10/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

20:02 : 21/10/2025

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com