• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konfirmohen bisedimet/ BIRN: Cilat janë pikat kyçe të marrëveshjes mes palëve në Kuvend

18:36 : 11/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës i thanë BIRN se kishin kryer bisedime për komisionet hetimore parlamentare, reformën zgjedhore dhe një reformë të mundshme në drejtësi – me rezultate ende të paqarta për publikun.

Grupimi më i madh i opozitës – “Rithemelimi” i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca e kryeministrit Edi Rama duket se janë në prag të një marrëveshje për ndërprerjen e protestës në Kuvend, pas një raundi bisedimesh të përfaqësuesve të tyre gjatë javës së kaluar.

Protagonistë nga të dyja palët i thanë BIRN se kishin zhvilluar bisedime mes tyre rreth tre çështjeve kyçe; ngritjen e të paktën dy komisioneve hetimore parlamentare, reformën zgjedhore si dhe ndryshime të mundshme ligjore për reformën në drejtësi.

Negociatat mes palëve synojnë të rikthejnë në Kuvend deputetët e opozitës, pas katër muajsh të tensionuar të aksionit opozitar për bllokimin e punimeve parlamentare për shkak të refuzimit të ngritjes së komisioneve hetimore dhe përfaqësimit në komisionin e reformës zgjedhore.

Në anën tjetër, ideja për ndryshime ligjore në sistemin e drejtësisë rikthehet disa muaj pasi një grup pune i përbashkët u tërhoq nga propozimet fillestare, pas kundërshtimit të ekspertëve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe:

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

Socialistët duken të vendosur për ta rihapur çështjen e reformës në drejtësi, siç sugjeroi Kuvendi përmes një njoftimi të hënën pas takimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranës, David Wisner.

“Kryetarja Nikolla nënvizoi se Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike,” thuhet në njoftim.

I pyetur nëse ka kompromis për rikthimin e Kuvendit në normalitet, shefi i kabinetit të Nikollës, Kosta Bajraba i tha BIRN se “do të kemi”. Kuvendi njoftoi gjithashtu se të martën do të mbante mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve me rend dite “disa saktësime në kalendarin e punimeve për periudhën 18 mars – 5 prill 2024”.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nuk nxitoi të komentonte para kohe, duke pritur zhvillimet në mbledhjen e së martës. Megjithatë, Bardhi i tha BIRN se ishte në bisedime me PS-në për të tre çështjet, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Socialistët, të betuar më parë se nuk do të negocionin me “non gratat”, po kujdesen që t’i paraqesin bisedimet si institucionale dhe jo politike.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali këmbënguli në një komunikim me BIRN se nuk ka negociata të fshehta, por “takime formale brenda institucioneve të Kuvendit”.

“Aty, në Konferencën e Kryetarëve e kudo tjetër, përfaqësuesit e opozitës janë jo vetëm të mirëpritur të paraqesin kërkesat e tyre, por edhe të detyruar të paraqiten nga misioni i tyre kushtetues,” tha Spiropali përmes një mesazhi telefonik.

E pyetur nëse pjesë e bisedimeve ishin edhe ligjet e drejtësisë, Spiropali tha se “çdo propozim që do të vijë nga institucionet e Kuvendit do të bëhet publik”.

Negociatat mes dy grupimeve të mëdha në parlament shihen me mosbesim nga partitë më të vogla.

Deputeti Dashamir Shehi, i pranishëm në njërin prej takimeve të thirrura nga Nikolla, i tha BIRN se takimi u fokusua tek kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore dhe komisionet hetimore.

“Dy partitë e mëdha mund të kenë negociuar me njëra- tjetrën pas këtij takimi,” tha Shehi, duke shprehu mosbesim për reformën zgedhore. “Ato do të shohin interesat e veta,” shtoi ai.

Paketa ligjore e reformës në drejtësi u miratua 8 vjet më parë me nxitjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, duke sjellë si rezultat kryesor krijimin e Prokurorisë së Posaçme që po heton aktualisht politikanë të nivelit të lartë nga të dyja kahet e politikës. Lënia hapur e derës për ndryshime të mundshme ligjore rrezikon të shkaktojë shqetësime për fatin e mëtejshëm të institucioneve të reja të drejtësisë.

/BIRN

Etiketa: bisedimekomisionet hetimorekomisionimarreveshjemazhorancaopozitapaletpikat kyçereforma ne drejtesireforma zgjedhoreRithemelimi

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

22:29 : 01/06/2026
BOTA

Kallas thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

20:19 : 01/06/2026
BOTA

Irani pezullon të gjitha bisedimet me SHBA-të

16:24 : 01/06/2026
BOTA

Ish-zyrtari i Pentagonit: Bisedimet Iran-SHBA janë një lojë e rrezikshme

09:55 : 29/05/2026
AKTUALITET

“Fute mikrofonin në xhep”/ Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen”

12:58 : 28/05/2026
Para

Guterres bën thirrje për armëpushim në Gaza: Të nderojmë frymën e Ramazanit

TË GJITHA

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom