• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush qëlloi mbi babanë? Shtohet misteri për ngjarjen. Çfarë zbuluan hetimet

11:37 : 11/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vrasja e ndodhur në Shënavlash të Durrësit vijon të mbetet e rrethuar nga misteri, teksa dëshmitë me protagonistëve nuk përputhen me gjetjet e grupit hetimor.

Më 23 shkurt, policia e Durrësit njoftoi arrestimin e 19-vjeçares Hygerta Meta, për vrasjen e të atit, 49-vjeçarit Pëllumb Meta. Vajza pranoi kryerjen e krimin dhe groposjen e të atit në kasollen pranë banesës, ndërsa si shkak pohoi se ka qenë nxitja prej babait për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Megjithatë, dëshmia e të resë nuk bindi hetuesit, që arritën më vonë në përfundim se nuk ishte Hygerta ajo e cila kishte shkrepur armën, por vëllai i madh.

Ky i fundit, më 13 Shkurt, kishte bërë kallëzim për zhdukjen e të atit. Hysen Meta u arrestua si ekzekutori dhe planifikuesi i vrasjes së babait. Planifikimin, sipas policisë, e bëri bashkë me të motrën. Përveç tyre, në pranga u vu edhe vëllai i vogël Amarildo, i cili sipas hetuesve, ndihmoi në hapjen e gropës dhe veprime të tjera që penguan në zbardhjen e së të vërtetës, si zhvendosja e makinës së viktimës nga shtëpia në Shënavlash në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ku edhe u gjet i braktisur nga policia. Ndërsa e ëma e fëmijëve dhe bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë.

Viktima Pëllumb Meta

Dëshmitë

Versioni i hetimeve parapake megjithatë nuk pranohet nga protagonistët. Hygerta vijon të këmbëngulë se ka qenë ajo e cila ka qëlluar të atit. Ndërsa vëllai i madh Hyseni, pasi pohoi vrasjen para policisë, mohoi në gjykatë të jetë ai që ka vrarë babanë, siç akuzohet nga policia e prokuroria.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në aksin Tiranë–Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Vranë babanë e tyre, kërkohet burg përjetë për djalin e madh, 35 vjet për dy fëmijët e tjerë

Me skepticizëm nga të afërmit e viktimës është parë dhe roli i bashkëshortores së tij. E motra dhe i vëllai i Pëllumb Metës kanë akuzuar publikisht Blerina Metën, se ka qenë ajo e cila i ka shtyrë fëmijët drejt krimit. Kjo e fundit ndërkohë, ashtu si dhe fëmijët dhe i ati (vjehrri i viktimës), e kanë përshkruar viktimën si njeri të dhunshëm dhe shumë autoritar në familje.

Shkaku

I paqartë mbetet edhe shkaku i vrasjes. Hetimet kanë rrëzuar pretendimet e vajzës se i ati donte ta fejonte me zor. Në këtë pikë bazohen në një dëshmi të dhënë nga familja e cila kishte kontaktuar për mblesëri me Pëllumb Metën. Ky i fundit, thuhet në dosjen hetimore, u kishte thënë të interesuarve se vajza do të duhet të vazhdonte shkollën dhe se fejesë nuk do të kishte. Për grupin hetimor, si shkak i krimit qëndrojnë konfliktet në familje, që siç dëshmojnë djemtë, vajza dhe bashkëshortja e viktimës, kishin me kryefamiljarin. Një tjetër dyshim është një konflikt i mundshëm që djali i madh mund të kishte me të atin, për tokat që kryefamiljari kishte në posedim.

Tre fëmijët në gjykatë, (Hyseni majtas, Hygerta në mes dhe Amarildo djathtas)

Të rejat

Burime pranë grupit hetimor thasë se prokuroria ka kryer një eksperiment hetimor, në një poligon në Xhafzotaj në Durrës. Tre fëmijët e viktimës (që po hetohen nën masën e arrestit me burg) dhe e shoqja, janë dërguar për të kryer qitje.

Vetëm vajza Hygerta Meta ka bërë qitje, ndërsa gruaja dhe 2 fëmijët e tjerë nuk kanë pranuar të qëllojnë me armë, duke deklaruar se nuk dijnë ta përdorin. Hygerta, ndërkohë, ka qëlluar disa herë me pistoletë në poligon.

Hygerta Meta në poligon, foto nga “Tv Klan”

Ndërkohë, nga ekspertiza e kryer me armën e krimit, u gjetën gjurmë gishtërinjsh të djalit të vogël të familjes, Amarildos, në qesen që ishte mbeshtjellë ajo. Në armën e krimit rezulton se gjurmët ishin fshirë.

Hygerta Meta është rikthyer nga hetuesit në banesën ku ka ndodhur krimi, ku ka dhënë sërish shpjegime për hetuesit, ndërsa për grupin hetimor, ekzekutori vijon të mbetet djali i madh, Hyseni.

Banesa ku ndodhi vrasja

Etiketa: Amarildo MetaBlerina MetaDurreshygerta metaPëllumb Metashenvlashvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Tiranë–Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

09:27 : 19/09/2025
AKTUALITET

Vranë babanë e tyre, kërkohet burg përjetë për djalin e madh, 35 vjet për dy fëmijët e tjerë

15:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

U ek*ekutua për 30 mijë euro, vëllezërit Xhani porositën v*asjen e biznesmenit Bujar Nasufi

12:48 : 18/09/2025
AKTUALITET

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
Para

Zjarr në kullotat e fshatit Mifol të Vlorës

TË GJITHA

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

14:12 : 19/09/2025

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

14:12 : 19/09/2025

Gjendet e pajetë një amerikane në Shkodër

14:08 : 19/09/2025

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Duan ti mbyllin gojën! U krye nga banditë shtetërorë

13:52 : 19/09/2025

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

13:47 : 19/09/2025

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

13:30 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com