• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama i lidhur me krimin”, mediat ndërkombëtare raportojnë për protestën e opozitës

11:57 : 21/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Protesta e thirrur nga opozita para kryeministrisë pasditen e djeshme, përveç mediave në Shqipëri, është raportuar edhe nga shtypi ndërkombëtar.

Një prej tyre është televizioni më i madh në SHBA, Fox News. Rrjeti konservator amerikan shkruan se mijëra shqiptarë dolën në shesh kundër qeverisë socialiste.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë antiqeveritare të martën, duke akuzuar kabinetin për korrupsion. Protestuesit hodhën gurë dhe flakadanë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh prej hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet. Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33-vjetorin nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit komunist, Enver Hoxha. Që nga tetori, ligjvënësit e opozitës kanë ndërprerë rregullisht seancat e parlamentit për të protestuar kundër refuzimit të socialistëve të krahut të majtë në pushtet për të krijuar komisione parlamentare për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit, që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Protesta e të martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie, ndërsa po hetohet për keqpërdorimin e postit të tij për të ndihmuar dhëndrin e tij që të privatizonte një tokë publike për të ndërtuar ndërtesa banimi”, shkruan Fox News.

Ndërsa gazeta zvicerane “Der Bund” e titullon artikullin për protestën: “Akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama po tronditin Shqipërinë”.

“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mijëra dolën në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për shkak të akuzave për korrupsion. Protestuesit, kryesisht mbështetës të Partisë Demokratike të opozitës, po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij të menjëhershme”. Protesta zgjati rreth dy orë, siç raporton një gazetar nga agjencia e lajmeve AFP. Ndërkohë Rama ndodhej në Turqi për një vizitë zyrtare. Kryetari i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor, iu drejtua protestuesve përmes video-lidhjes. ‘Sot filluam luftën tonë për t’i dhënë fund diktaturës së Edi Ramës, i cili është një rrezik real’, tha Berisha. Ai akuzoi Ramën për sulm politik ndaj familjes së tij dhe për korrupsion. Nga fundi, protesta u kthye e dhunshme, siç raporton AFP. Disa pjesëmarrës hodhën kokteje molotovi dhe gurë drejt selisë së qeverisë, rreth të cilës policia kishte ngritur një kordon sigurie. Nuk pati dëme apo të lënduar”, shkruan “Der Bund”.

Lexo edhe:

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

Edhe rrjeti publik gjerman, “ZDF”, raportoi për protestën e 20 shkurtit.

“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në mbrëmje protestuan mijëra kundër kryeministrit Edi Rama. Ata e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Në protestën përpara selisë së qeverisë morën pjesë kryesisht mbështetës të opozitës. Në fund pati trazira, por nuk pati asnjë të lënduar,” raportoi ZDF.

Media publike “AFP” raportoi gjithashtu për protestën si dhe rrjeti Italian “Tg Com”.

“Opozita doli në rrugë në Tiranë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama, në mandatin e tij të tretë në krye të vendit, si përgjegjës për ‘korrupsionin e shfrenuar’, ‘varfërinë që detyron shqiptarët të ikin jashtë vendit’ dhe për ‘qeverisjen në aleancë me oligarkët dhe krimin, duke reduktuar hapësirat për demokraci’”, shkruan media italiane.

Etiketa: mediaopozitaProtesta e 20 shkurtitproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026
Para

U përjashtuan nga punimet e Kuvendit, Vokshi dhe Hoti kundërshtojnë vendimin

TË GJITHA

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom