• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkodër/ Zbardhet atentati ndaj Selami Brahimit, arrestohet autori në Gjermani (EMRI)

17:01 : 10/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

Pas të shtënave me armë zjarri drejt një makine, mbeti i plagosur Selami Brahimi  i cili pas ngjarjes ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush mund të ketë qëlluar në drejtim të tij, apo arsyen.

Për ngjarjen është vënë në pranga Sulejman Kapllani, arrestimi i të cilit është bërë në Berlin nga autoritetet gjermane.

Ndaj Kapllanit, Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë në njoftimin e policisë, bëhet me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit.

Lexo edhe:

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

Aksident në Shkodër, makina merr përpara të moshuarin me biçikletë

Njoftimi i plotë i policisë:

“Shkodër/Zbardhet ngjarja e ndodhur 2 ditë më parë, në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasi S. B.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes së shtetasit S. B., të kryer më datë 08.02.2024, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat dhe në informacionet e siguruara, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Sulejman Kapllani.

Si rezultat i një hetimi intensiv dhe profesional të kryer nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, dhe falë inteligjencës policore, u sigurua informacion se autori i dyshuar kishte udhëtuar drejt Berlinit.

Në kuadër të një operacioni të përbashkët, të koduar “Koordinimi”, të kryer në bashkëpunim me Interpolin dhe me homologët gjermanë, është kapur në qytetin e Berlinit, Gjermani, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar shtetasi S. K., 68 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Shtetasi S. K. dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Ndaj shtetasit S. K., Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sqarojmë se strukturat kundër krimeve të rënda të DVP Shkodër kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit.

Bashkëpunimi i shërbimeve tona policore me Interpolin është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Policia e Shkodrës po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjithë rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë përpara drejtësisë dhe autorë të tjerë të mundshëm të implikuar”, thuhet në njoftim.

  • Atentati në Shkodër

68 vjeçari, Sulejman Kapllani dyshohet të ketë qenë autori kryesor atentatit ku u qëllua me armë zjarri drejt automjetit tip “Citroen” ku udhëtonte Selami Brahimi i cili fatmirësisht arriti të shpëtonte duke u plagosur lehtë.

Shënjestra e atentatit ka deklaruar në polici se nuk e kishte konflikte me askënd dhe se nuk kishte arritur të shquante fytyrën e autorit.

Kujtojmë që pas ngjarjes, Brahimi është shprehur se po lëvizte në këmbë pasi sapo ishte larguar nga një pallat ku la mbesën e tij. Ai ka treguar se nuk ka arritur që të dallojë automjetin, nga ku është qëlluar në drejtim të tij dhe se s’ka probleme me askënd.

60-vjeçari ka deklaruar se s’ka pasur asnjë kërcënim dhe nuk e ka idenë se kush mund të ketë qëlluar në drejtim të tij, apo arsyen.

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askend dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, ka dëshmuar Selami Brahimi.

Ndërkohë mësohet se ndaj Selami Brahimit është qëlluar rreth 10 herë me kallashnikov, por vetëm një plumb e ka kapur në pjesën e fytyrës.

60 vjeçari Selami Brahimi i është nënshtruar një ndërhyrje ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Etiketa: arrestohetatentatautoriSelami BrahimiShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

15:42 : 19/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Shkodër, makina merr përpara të moshuarin me biçikletë

09:43 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kërcënoi me armë fqinjin, arrestohet 41-vjeçari në Dobraç

12:40 : 15/07/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Aredin Beharit/ Skerdi Tasi: S’mora asnjë lek për këtë punë! Ja kush ishte porositësi

11:53 : 15/07/2025
AKTUALITET

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

19:37 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Një person kërcënon me armë fqinjin, arrestohet nga policia

16:10 : 14/07/2025
Para

Video/ Dinamo-Partizani, të kuqtë kalojnë në avantazh

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com