• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erinda Ballanca, Avokatja e Popullit pa mandat mbron paligjshmërinë në burgje

23:07 : 09/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një raport i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, i hartuar së fundmi dhe i rrjedhur në media sugjeronte se “burgu i sigurisë së lartë i Peqinit ëstë kthyer në një hotel.

Ky raport u hartua menjëherë pasi i burgosuri me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, vrau me armë zjarri brenda qelisë të dënuarin tjetër, Arben Lleshi.

Raporti paraqiste të dhëna skandaloze, se si “të fortët e burgut” kishin siguruar qeli më vete, se si hyrja e sendeve të palejuara ishte shndërruar në normalitet.

Po ashtu, tregohej për festa private të 20-30 të burgosurve me burgim të përjetshëm, shndërrimin e ambjenteve të përbashkëta në palestra “private”, ku të burgosurit duhet të paguanin deri në 100 euro për shfrytëzimin e saj dhe të tjera shkelje të rënda.

Lexo edhe:

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

Siguria në burgje, Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

Ky raport tronditi sistemin e burgjeve. Por, nga ana tjetër, nuk e ka shqetësuar aspak Avokatin e Popullit. Madje, jo vetëm kaq, por titullarja me mandat të përfunduar e këtij institucioni, Erinda Ballanca, i mohoi gjetjet e raportit të Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, struktura më e specializuar për verifkimet në ambjentet e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).

Ballanca ishte e ftuar këtë të enjte në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut, ku u diskutua mbi situatën e mbipopullimit të burgjeve.

Gazetari Spartak Koka risolli në vëmendje raportin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për burgun e Peqinit, si një nga pasqyrat reale të situatës në atë institucion të sigurisë së lartë, ku vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm mbi 100 persona.

Në mënyrë tërësisht të habitshme, të dhënat e raportit u kundërshtuan nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Ajo e konsideroi raportin të mbushur me të pavërteta. Këtë bindje e mbështeste në faktin se inspektorët e Avokatit të Popullit kanë kryer verifikime në burgun e Peqinit dhe nuk kanë konstatuar situatë të rënduar, siç prezantohet në raportin e vetë Burgjeve.

Ballanca deklaroi se nuk u konstatua “dhoma teke” për të burgosur të veçantë, nuk u panë palestra personale, të drejtat e të burgosurve respektoheshin në masë më të madhe. Gjithashtu, ajo vijoi më tej se nuk u gjetën sende të palejuara, përveçse ndonjë ekspresi kafeje, që nuk i prish punë askujt.

Një mbrojtje të tillë do ta kishin zili edhe autoritetet më të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë ministrin Ulsi Manja dhe drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija.

Por, këta dy zyrtarë të lartë, megjithëse jo hapur, i kanë pranuar problematikat e mprehta në burgje dhe, nisur nga pozicioni i tyre, kanë bërë atë që ishte më logjike në këtë rast-kanë premtuar përmirësimin e situatës.

Atë mbrojtje që nuk e bënin dot Manja dhe Abrija, ua ofroi “falas” Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Është e paqartë se për cilën arsye Ballanca e reshtoi veten në një pozicion të tillë, duke kundërshtuar me forcë gjetjet problematike të vetë Burgjeve.

Erinda Ballanca vijon detyrën si Avokate e Popullit, ndërkohë që mandati i saj 5-vjeçar ka përfunduar në maj të vitit 2022.

Parlamenti për më shumë se një vit e gjysëm nuk ka arritur të zgjedhë Avokatin e ri të Populli, duke i zgjatur Ballancës qëndrimin në detyrë për një kohë të pacaktuar.

Ndoshta kjo “tolerancë” e maxhorancës socialiste e ka nxitur Erinda Ballancën që të marrë një rol “më katolik se Papa” për të mbrojtur paligjshmërinë në burgje, shumë më fort se sa u duhet ta bënin titullarët e Drejtësisë dhe të Burgjeve.

Etiketa: Arben LleshiAvokatja e PopullitburgjeErinda Ballanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
AKTUALITET

Siguria në burgje, Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

14:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje

12:26 : 16/07/2025
AKTUALITET

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

18:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat rreshtohet pro qeverisë: Nuk mbështesim ndërtimet kaotike

18:23 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shembjet në Theth, Avokatja e Popullit: Në dukje ka shkelje! Qytetarët të bëjnë ankesa

12:17 : 14/07/2025
Para

Vazhdon seanca maratonë për shkarkimin e ministrave shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com