• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirania e mazhorancës

17:24 : 08/02/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agim Nesho

Ka rreth dy muaj që Parlamenti i Shqipërisë është bërë jo-funksional si pasojë e arrogancës së Pushtetit që mohon të drejtën kushtetuese të përfaqësuesve të Opozitës për të ushtruar kontrollin ndaj veprimtarisë së Qeverisë.

E drejta për komisione parlamentare nuk është një opsion fakultativ, ku lideri i qeverisë vendos formën e funksionimit të tyre dhe çështjet që duhet të diskutohen. Duket qartë që pushteti i korruptuar i Edi Ramës jo vetëm nuk pranon të mbikqyret dhe kontrollohet nga përfaqësuesit e opozitës por sfidon hapur shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe përdhos Parlamentin si tempulli i demokracisë.

Ngritja e pushtetit të padiskutueshëm të Edi Ramës, si një autokrat me pushtet absolut, akoma ruan në sipërfaqe funksionimin e institucioneve, të cilat duhet ti japin legjitimitetin veprimeve te qeverise. Por ky legjitimitet është i trukuar sepse institucionet ose janë të kapura nga militantët e shumicës ose të kontrolluara nga patronazhistët.

Parlamenti është kthyer në një arenë shfaqjeje ku tirania e mazhorancës vepron me forcën e saj. Është një tirani e frikshme ku vetë aktorët e saj janë të depersonalizuar dhe konsiderohen jo si përfaqësues të popullit por si kopeja e dhenve të bariut Rama. Ata, deputetët e mazhorancës, nuk kanë as mundësi të ruajnë personalitetin e tyre dhe të tregojnë që nuk janë vetëm numra.

Lexo edhe:

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

Tirania e mazhorancës në Shqipëri është më tepër tirania e një autokrati të vetëm, i cili ka treguar që ndryshon qeverinë në 7 minuta, ka hequr të drejtën e zgjedhjeve brenda partisë, sakrifikon dhe hedh në burg cdo individ që i ka shërbyer por i duhet për të mbyllur aferat korruptive që mund ta prekin dhe atë vetë. Të vetmen kontratë që diktatori bën me ‘skllevërit’ e tij është mundësia që ju jep për të përfituar nga zhvatja dhe përfitim nga prona publike dhe tenderat korruptive.

Krijimi i pushtetit putinesk të Edi Ramës i ka dhënë fund Republikës në Shqipëri dhe tirania e mazhorancës ka sjellë humbjen e demokracisë funksionale. Baballarët e kombit amerikan e kanë parë si një rrezik parësor tiraninë e mazhorancës dhe kanë bërë thirrje që patriotët të luftojnë për mbrojtjen e Republikës. Të qartë dhe të vendosur në mbrojtje të Republikës dhe demokracisë së tyre ata bëhen frymëzues për popujt që duan të jetojnë në demokraci. Sot ky model po shkatërrohet në Shqipëri dhe indiferenca e perëndimit është e dukshme.

Për më tepër kur në Shqipëri po vritet alternativa qeverisëse, opozita sulmohet, goditet dhe i mohohen të drejtat bazë dhe lideri i opozitës mbahet në arrest. Pse kjo heshtje e demokracive perëndimore në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri, në mbrojtje të parlamentarizmit kur hapur po shihet që nuk funksionon dhe është e kapur nga autokrati?

Pse tolerohet në Shqipëri një regjim arrogant, korruptiv dhe klientelist që e ka kthyer vendin më keq se diktaturat klienteliste në Afrikë? Indiferenca në momente të tilla jetike për Shqipërinë kanë pasoja edhe për të ardhmen perëndimore të rajonit dhe krijimin e vatrave të reja të destabilitetit në Europë.

Kjo indiferencë nuk justifikohet as nga situata gjeopolitike sot në botë, as nga pragmatizmi i politikës së jashtme të ndërkombëtarëve për të anashkaluar problemet “e vogla”. Kjo indiferencë e aleatëve tanë ka lënë hapësira boshe për grupe klienteliste për të përkrahur regjimin si një regjim bashkëpunues dhe kanë promovuar autokratin si aktor në politikat rajonale.

Ka ardhur koha për të ndryshuar dhe përballur me realitetin në Shqipëri. Ky ndryshim do të mundësojë rikthimin e pluralizmit në Shqipëri, funksionimin e shtetit ligjor, pavarësinë e mediave të lira, riaktivizimin e shoqërisë civile dhe integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE. Ky ndryshim do të ndihmojë që opinioni publik të mos mendojë më që i korruptuari i madh i Ballkanit është i aftë të korruptojë vlerat dhe parimet e shoqërisë perëndimore.

Etiketa: kuvendmazhorancësopozitatirania

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

10:23 : 05/06/2025
Para

Ndryshime në rregullat e futbollit, Anglia prezanton kartonin blu!

TË GJITHA

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com