• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zgjedhorja”/ Sula publikon vendimin: Fakte për të gjithë “naivët” që ngrenë supet…

12:37 : 27/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka publikuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë ku caktohet përbërja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore

Në një postim në Facebook, deputeti Sula  thekson fakti se kreu i mazhorancës e di kërkesën e tyre dhe nuk e ka ai tagrin të zgjedhë se kush është opozita.

Sula shtoi se ata që bllokuan Reformën Zgjedhore për 22 muaj janë akoma në sintoni të plotë për të mos bërë asgjë thelbësore nga detyrat që ka dhënë Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR për të bërë ndryshimet e nevojëshme në mënyrë që të sigurojë rregulla të barabarta në zgjedhje.

Postimi i plotë:

FAKTE/ Për të gjithë “naivët” që ngrenë supet dhe shmangin kërkesën e shumicës së grupit Parlamentarë të PD.
Në këtë reagim, po postoj një vendim të Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2022 ku caktohej përbërja e Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore.
Në vendimin nr 48/2022 thuhet shprehimisht: “Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 18 anëtarë, nga të cilët 9 janë anëtarë të Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, 6 Përfaqësues nga Grupi i Partisë Demokratike, 1 Përfaqësues nga Grupi Parlamentarë Aleanca për Ndryshim, 1 përfaqësues nga Grupi Parlamentarë Demokraci dhe Integrim dhe 1 deputet i Pavarur”.
Siç mund ta shikoni, për ngritjen e këtij komisioni është ruajtur proporcionaliteti i madhësisë së grupit Parlamentarë.
Komisioni i Reformës, është një Komision Parlamentarë. Institucioni i Parlamentit marrëdhënien e mban me Grupin Parlamentarë, me atë që është i mandatuar nga votat e qytetarëve.
Anëtari nga radhët e opozitës në komision që emërtohet “Deputet i Pavarur”, është z. Vasili. Por në vendimin e Parlamentit në asnjë moment nuk përmendet aty Partia e Lirisë, ish- LSI.
Si mund të pranojë që institucioni ligjbërës të jetë vetë shkelës i ligjit dhe rregulloreve. Si mundet që institucioni ligjbërës të ketë “vështirësi” në kuptimin e rregullores dhe ligjit.
E vërteta është se Parlamenti e ka zgjidhur një herë një rast të ngjashëm se kë njeh parlamenti dhe me kë mban marrëdhënie. E ka zgjidhur me rastin e kryetarit të grupit të PD, z. Bardhi. Departamenti ligjor ia ka dhënë përgjigjen znj. Nikolla dhe z. Bardhi thirret në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve si kryetar i Grupit të PD, ndërsa tani bëjnë sërish si naivë.
Nuk ka asgjë të vështirë për tu kuptuar në këtë rast se ata që bllokuan Reformën Zgjedhore për 22 muaj janë akoma në sintoni të plotë për të mos bërë asgjë thelbësore nga detyrat që ka dhënë Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR për të bërë ndryshimet e nevojëshme në mënyrë që të sigurojë rregulla të barabarta në zgjedhje.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka shumë interest të çoj përpara Reformën Zgjedhore, por nuk mund të pranojë prishejn e rregullave të “lojës” që sa hyn në fushë.
Ne duam të ruhet proporcionaliteti në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të diskutojmë pa vënë kushte për çdo gjë të mundshme që e bën garën dhe votën e qytetarëve më të barabartë.
Kreu i mazhorancës e di shumë mirë se çfarë kërkojmë ne. Po ia rikujtoj se në 2007 qeveria e asaj kohe (opozita e sotme) shtyu zgjedhjet vetëm për një element sigurie ne certifikaten personale te votuesit nga Gjendja Civile ne mënyrë që të krijoheshin kushtet e nevojësh që procesi të ishte i besueshëm për të gjithë aktorët që merrni pjesë në zgjedhje. Përgjate 2008, mazhoranca e kohës bëri shumë lëshime në mënyrë që opozita e atëherëshme të kishte besim në procesin zgjedhor.
Parlamenti Evropian, OSBE/ODIHR e ka bërë të qartë se Ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve kërkojnë consensus të gjerë dhe kërkojnë përfaqësim proporcional në Komisionin e Reformës Zhkedhore. Kryeministri nuk ka tagrin të zgjedhe ai se kush është opozita. Nuk mund ta bëjnë Reformën Zgjedhore me një grup Parlamentar që ka 7 deputetë dhe të shmangë apo mos njohë 47 ligjvënës që kanë mbi supe votat e qindra mijëra shqiptarëve.

Lexo edhe:

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

Etiketa: Dashnor Sulakuvendzgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025
AKTUALITET

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

10:41 : 09/10/2025
AKTUALITET

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

08:47 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Si dole më e votuara në burg”, Sara Mila-Xhaferit: Ke qenë në listë të mbyllur, e ke marrë falas karrigen

17:25 : 29/09/2025
AKTUALITET

Mazhoranca kalon me votat e saj kalendarin dhe programin e punimeve, opozita largohet nga salla

15:18 : 29/09/2025
AKTUALITET

Lëvizja Bashkë ‘bashkon’ forcat me opozitën: Të kthehet për diskutim programi i qeverisjes

14:27 : 29/09/2025
Para

PL: Shqipëria rrezikon të mbetet pa mësues, 4 propozimet për të shmangur kolapsin

TË GJITHA

Merr flakë stalla e bagëtive në Pogradec

12:40 : 09/10/2025

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com