• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Situata ekonomike/ Meta: Bizneset e ndershme po falimentojnë, pastrimi i parave po lulëzon

14:12 : 26/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët foli për situatën ekonomike, financiare dhe sociale në vend, ku u shpreh se po shënon një regres të pandalshëm.

Meta u shpreh se bizneset e ndershme po falimentojnë, ndërsa pastrimi i parave po lulëzon.

Meta deklaron se rënia e importeve të lëndëve të para dhe atyre ushqimore me rreth 8.2 % krahasuar me një vit më parë si dhe rënia e konsumit, veçanërisht në muajin e festave të fundvitit, krahasuar me një vit më parë, provon uljen e kërkesës së ekonomisë dhe të konsumatorëve.

Më tej ai shton se një tregues i rritjes së varfërisë në vend është fakti se vetëm në muajin dhjetor 2023 importet u ulën me 23.1% krahasuar me dhjetorin 2022, ç’ka dëshmon thellimin e krizës për shkak të rritjes abuzive të çmimeve.

Lexo edhe:

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

Deklarata e plotë:

Situata ekonomike, financiare dhe sociale në vend po shënon një regres të pandalshëm.

 

 

Treguesit ekonomikë gjatë vitit 2023 dhe veçanërisht në muajin dhjetor 2023 na prezantojnë  një  rritje të mëtejshme të varfërisë së qytetarëve për shkak të një ekonomie, që po bëhet gjithmonë e më pak konkurruese.

Rënia e importeve të lëndëve të para dhe atyre ushqimore me rreth 8.2 % krahasuar me një vit më parë si dhe rënia e konsumit, veçanërisht në muajin e festave të fundvitit, krahasuar me një vit më parë, provon uljen e kërkesës së ekonomisë dhe të konsumatorëve.

Një tregues i rritjes së varfërisë në vend është fakti se vetëm në muajin dhjetor 2023 importet u ulën me 23.1% krahasuar me dhjetorin 2022, ç’ka dëshmon thellimin e krizës për shkak të rritjes abuzive të çmimeve.

Gjatë vitit të kaluar eksportet gjithashtu shënuan tkurrje me 9.5% krahasuar me vitin 2022.

Rënia e eksporteve në 2023 është madje më e lartë edhe se në vitin 2020, kur prodhimi dhe shitjet u bllokuan për muaj me rradhë për shkak të pandemisë.

Zhvlerësimi i qëllimshëm i euros vlerësohet një nga faktorët që i ka dhënë goditjen më të madhe eksportuesve, krahas shtimit të kostove dhe konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare.

Industria e tekstileve dhe këpucëve, që punon me material porositësi (fason) dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend (kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), kaloi në veçanti një situatë tepër të vështirë në 2023, e ndikuar nga rritja e kostove dhe sidomos nga cvleresimi i euros.

Shoqata e Eksportuesve njofton përditë mbylljen e kompanive dhe shkurtimin e punonjësve, teksa shumë partnerë po i zhvendosin porositë në vende me kosto më të lira prodhimi, si Tunizi, Marok dhe Egjipt.

Ndërsa bizneset e ndershme falimentojnë, bizneset që pastrojnë para, sidomos në sektorin e ndërtimit lulëzojnë.

Fakt janë dhjetëra leje që jepen pa kursim në Tiranë, përmes një vendimmarrje jo transparente të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Mbivlerësimi i lekut është dëshmia e plotë e rritjes së volumit të pastrimit të parave në të gjitha format dhe e mbështetur hapur nga Qeveria.

Në raportin e saj të fundit FMN e bëri të qartë se “mbiçmimi i shpejtë i lekut që nga viti i kaluar nuk shpjegohet plotësisht nga bazat ekonomike”.

“Boshllëqet e të dhënave mbi pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e ndërtimit pengojnë një vlerësim të plotë të financimit të ketij sektori nga paratë e pista. Mbikëqyrja e zgjeruar e pasurive të paluajtshme dhe ndikimi i sektorit të ndërtimit në stabilitetin financiar janë thelbësore”, – vlerëson gjithashtu FMN.

Etiketa: ekonomiaIlir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

10:46 : 10/10/2025
AKTUALITET

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
BOTA

Analiza e CNN: Ekonomia amerikane sfidon parashikimet, rritje e fortë midis goditjeve dhe krizave

18:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kryemadhi akuzon SPAK-un: Dëshmitarët janë shantazhuar, prokuroria ka gënjyer gjykatat

21:30 : 29/09/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë të pandalshme, qeveria e gjen rritjen ekonomike tek vetja

20:23 : 29/09/2025
Para

Tiranë/ Ekonomisti terror ndaj familjarëve, i burgos e dhunon në banesë dhe i monitoron me kamera

TË GJITHA

Avokati dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025

Vjeshta do të tregohet bujare në dashuri për këto 2 shenja

12:39 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com