Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me lirimin nga burgu të nipit të Rrahman Rrajës, dhe të Valter Bamit i cili ka qenë i arrestuar në lidhje me një atentat në Nikël të Fushë Krujës.
Balliu shprehet se janë liruar dy eksponentë të lartë të bandave të zonës Krujë-Durrës-Tiranë, ndërsa bëri një paralelizëm me ish-kryeministrin Sali Berisha, që gjendjet në “Arrest shtëpie”.
Balliu u shpreh se kjo është forca e lidhjeve politike të bandave.
Fjala e plotë:
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ndërkohë vazhdon të mbahet i arrestuar me urdhër të Ramës dhe vendim anti-kushtetues të SPAK dhe GJKKO. Denoncuesi i pakompromis i bandave gjatë kohës në opozitë, dhe burgosësi i tyre kur ishte në qeveri, mbahet në arrest, kurse bandat lirohen.
Kjo është forca e lidhjeve politike të bandave, kjo është forca e qeses që zgjidhur të parave që fryn llogaritë offshore të gjyqtarëve dhe prokurorëve të drejtësisë së re.
Edi Ramës i duhen Bami dhe Rraja për të marrë me forcë zgjedhjet e radhës. Edi Rama u ka premtuar atyre dhe të ngjashmëve “asgjë nuk ju gjen po na ndihmuat të mundim Berishën. Po erdhi Berisha në qeveri iu piu e zeza”.
Ky është pakti mes Rrajave me Ramën dhe Taulant Ballën.
Me Sali Berishën kryeminister, kriminelet ishin ne burg, me Edi Ramen, kriminelet, jo vetem lane qelite por u bene pjese e Parlamentit dhe kryebashkiakë.
Keta bandite, me pushtetin qe u dha Rama, themeluan skemat të frikshme pasurimi dhe dominimi, dhe kush i pengonte kercenohej me jetë, sic i ndodhi familjes Maja në Borizanë.
Sali Berishen nuk e kercenonin dot, nuk e ndalnin dot, e vetmja forme ishte t’i kërkonin drejtesise se partise ta arrestonte.
Sot lirohen kriminelet dhe arrestohen denoncuesit, të korruptuarit lihen të lirë dhe luftëtarët e anti-korrupsionit burgosen, sot Xhacka dhe “burri strategjik”, Balluku, Veliaj, Beqja, Manastirliu dhe të dy Ramët, Edi dhe Olsi, shijojnë miliardat që u kanë marrë ju dhe lirojnë kriminelët që të pengojnë opozitën të garojë në zgjedhje të lira.
Ky është cikli i mbyllur i pushtetit të Edi Ramës.
Ky është cikli i zotërimit të së keqes.
A do ta lejojmë të na burgosin, vjedhin, tallin dhe largojnë nga vendi ynë?
Jo. O sot, o kurrë! është dita.