• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

21 janari, qeveria vret 13 vite me “plumba propagande”

20:29 : 21/01/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Plot 13 vite pas protestës së 21 janarit 2011, ku u vranë katër protestues dhe u plagosën dhjetëra policë dhe gardistë, kryeministri Edi Rama vijon të qajë ditën, ata që u “vranë” me thirrjen e tij në buzë të muzgut. Demostrata e dhunshme e 21 janarit u thirr nga Partia Socialiste në ato kohë në opozitë. Skenarët e dhunës u bënë gati me një organizim perfekt në dukje nga ana e opozitës e cila po protestonte për “bllokun e zi” të Ilir Metës i cili u shfaq në një komunikim në dukje korruptiv në atë që quhet “video Meta-Prifti”.

Këtë situatë Rama e shfrytëzoi për të ngritur demonstratë të dhunshme me 21 janar. Është i fiksuar ai moment kur Rama jep një shenjë me kokë dhe më pas gjithçka ndizet. Protestuesit sulmojnë ashpër policinë me gurë, mjete të forta dhe përlasje fizike. Nga ai çast Rama dhe deputetët e PS-së në grupin e parë organizator largohen, duke lënë në sheshbetejë ata protestues që erdhën për kauzën e tij.

Tragjedia më e madhe ndodhi në fundin e protestës ku u vranë katër qytetarë. Sipas hetimeve dyshohet se anëtarë të gardës së republikës qëlluan mbi turmën e protestuesve. Por ndërsa bëhej politikë mbi gjakun e viktimave, vetëm një vit e gjysmë më vonë, në zgjedhjet e përgjithshme 2013, Rama “harroi” protestën dhe bëri koalicion me Ilir Metën, “shkakun” e asaj revolte të dhunshme që e thirri vetë Rama. Me marrjen e pushtetit kryeministri u ofroi familjarëve të viktimave mundësi punësimi, dëmshpërblim në vlera monetare dhe mbi të gjitha premtim se ajo çështje do të merrte drejtësinë e duhur.

Sot 13 vite më pas sërish e njëjta skemë, i njëjti mashtrim dhe e njëjta formë përdorimi për mbajtjen e pushtetit mbi një propagandë të ulët, që në këtë rast nuk kursen as jetët e katër personave. Vetë Rama i pari e di bashkë me ish “grupin e zjarrit” të deputetëve të tij se nëse çështja vërtetë i kalon një drejtësie të pavarur, ndër të parët që duhet të japin llogari është edhe vetë Rama.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Kush e thirri protestën? A pati organizim të dhunshëm nga drejtuesit e opozitës? Përse i braktisën protestuesit pasi dhanë urdhër që të suleshin mbi policinë? A ka pasur komunikime me grupe të ndryshme për të shkaktuar dhunë dhe synim sulmin brenda kryeministrisë? Të gjitha këto pyetje padyshim që duhet të ngrihen nëse dosja vërtetë do të hapet siç duket. Por nëse marrin përgjigje vetë Rama i pari nuk është i sigurt se do dalë pa u lagur.

Nga ana tjetër as urdhëruesit, shkrehësit e këmbëzës apo tentativa për fshehje provash duhet të kenë emra konkretë. Pwrse u dha urdhwr tw qwllohej? Kush ishte nw grupin e zjarrit? A Pwrbwnin nw ato momente kwrcwnim Të gjithë palët, në mazhorancë atëherë dhe në opozitë sot dhe në opozitë atëherë dhe mazhorancë sot, për 21 janarin nuk janë aq të pastër sa hiqen në një propagandë të pështirë.

Po dje Rama dha një “lajm” në dukje si shpresë se për 21 janarin do ketë “drejtësi”. Dhe “shpresat” janë në përdorimin tërësisht politik të Gjykatës së Lartë, aty ku “shallëkuqtë” e lidhur me pushtetin, janë gati të japin vendime që më së paku kanë të garantuar talljen me jëtët e humbura, të cilat fatkeqësisht shihen nga mazhoranca e sotme si “dëm kolateral i vogël” për pushtetin e tyre.

“Qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, 27 shkurt 2024. Pak më shumë sesa një muaj prej sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të “21 janarit” do t’i kaloj për shqyrtim SPAK-ut për të hapur për së mbari hetimi e krimit shtetëror në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për Zoti e di sesa kohë akoma nën barkun e madh të Prokurorisë pa shtyllë kurrizore të rrethit gjyqësor të Tiranës”-tha Rama, para familjarëve të viktimave.

Politikë dhe propagandë me gjoja “drejtësinë e re” e cila sot më shumë se kurrë është thirrur në detyrë që t’i shkojë pas një skenari politik që do shërbejë si “kauz e re” për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Më shumë se një dekadë politikë me katër të vrarë që shtruan rrugën e një pushteti që ende vijon t’i përdorë duke shtënë me plumba propaganda që ka “vrarë në masë” mendjet e qytetarëve.

Etiketa: 13 vite21 janaridemonstrataDrejtesiEdi Ramapolitikepropagandeqeveriavret“plumba propagande”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
Para

Inate të vjetra? Publikohet përplasja e Meri Shehut me Roza Latin në një studio televizive

TË GJITHA

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025

“Shqipëri etnike”/ Pak orë para sfidës, tifozët ndezin atmosferën në kryeqytet (Foto-Video)

16:43 : 07/06/2025

VIDEO/ Nuk do të jenë në stadium, por TKZ “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

16:27 : 07/06/2025

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com