• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtësia e re/ Kreu i Gjykatës së Lartë përqafuar me socialistët e Vlorës

18:06 : 21/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kur premtonin drejtësi të re, socialistët, por edhe ndërkombëtarët, na thanë se ajo nuk do të varej askund. Me pavarësi të drejtësisë, vetëkuptohej se sistemi i ri do të ishte i pakapur politikisht. Jo më kot, kudo në sondazhe, pasqyrohej një mbështetje e madhe nga qytetarët për sistemin e ri të drejtësisë.

Prandaj foto e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushit që ka lidhur në qafë shallin e kuq të pionerit dhe pozon i përqafuar me socialistët e Vlorës tregon se nën rrogozin e propagandës për një sistem të ri drejtësie të pavarur, socialistët fshihnin një qëllim tjetër: zëvëndësimin e njerëzve të Berishës me njerëzit e Ramës.

Dhe tani që po hyjnë në vitin e 11 në pushtet, as nuk e fshehin më.

Nga e majta në të djathtë, në foto janë Vullnet Sinaj deputet i Vlorës, Ermal Dredha kryetar i Bashkisë së Vlorës, Sokol Sadushi kryetari i Gjykatës së Lartë dhe prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.

Lexo edhe:

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

Foto është publikuar nga ish-deputeti i PD-së Fatos Hoxha, i cili ka marrë shkas nga një fjalim i Edi Ramës sot që kërkonte drejtësi për 21 Janarin. Në fjalën e tij para familjarëve të të vrarëve në 21 Janar, Edi Rama iu referua një vendimi që priste të merrte Gjykata e Lartë në 27 Shkurt.

“Një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, 27 shkurt 2024. Pak më shumë sesa një muaj prej sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të “21 janarit” do t’i kaloj për shqyrtim SPAK-ut për të hapur për së mbari hetimi e krimit shtetëror në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për Zoti e di sesa kohë akoma nën barkun e madh të Prokurorisë pa shtyllë kurrizore të rrethit gjyqësor të Tiranës” u shpreh kryeministri.

Në vendimin që do të marrë gjykata e Sokol Sadushit, do të caktohet nëse vrasja e Aleks Nikës duhet hetuar nga Prokuroria e Tiranës apo nga Prokuroria Speciale (SPAK). Në rast se gjykata e Sadushit vendos që hetimet t’i kryejë SPAK, atëherë objekt i hetimit do të jenë zyrtarët e lartë të asaj kohe, si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i brendshëm, Lulzim Basha etj.

SPAK e ka dhënë një përgjigje që nuk e ka në kompetencë hetimin e vrasjes së Aleks Nikës. Sipas Altin Dumanit vrasja është kompetencë e Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk ka prova konkrete që Sali Berisha apo Lulzim Basha të kenë dhënë urdhër për vrasjet.

Në një letër për familjarët e viktimave, Altin Dumani u shpreh i gatshëm të hetojë këdo për të cilin ka prova, por për momentin sipas tij, çështja i takon prokurorisë së Tiranës.

“Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale” shkruante Dumani vitin e kaluar.

Përgjigjia është e njëjta që morën Ulsi Manja dhe Damian Gjiknuri që kishin kërkuar të njëjtën gjë. Tani kërkesa është përsëritur nga Edi Rama që thotë se qëndrimi i juristëve duhet të ndryshojë nga vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut, sipas të cilit vrasja e Aleks Nikës ishte një krim shtetëror.

Nëse SPAK deri tani nuk ka pasur se si t’i bindet Edi Ramës, duket se atë do ta detyrojë gjykata e Sokol Sadushit.

Përfitimet e Sadushit nga sistemi që propozoi vetë

Sokol Sadushi është akuzuar vazhdimisht nga opozita për shërbimet që i ka kryer socialistëve në pushtet, apo për lehtësirat që ka përfituar nga procesi i vetingut.

Ai u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë në tetor të vitit të kaluar. Para se reforma në votohej në kuvend, ishte një nga ekspertët që hartuan Kushtetutën për sistemin e ri të drejtësisë dhe që u mbështetën nga partia socialiste.

Me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, përfitoi duke u katapultuar në Gjykatën e Lartë, megjithëse i kishte shkruar vetë dhe i kishte propozuar vetë ligjet dhe funksionimin e institucioneve.

Ndryshe nga shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë, Sokol Sadushi nuk iu nënshtrua një kontrolli të pasurisë dhe të figurës si gjyqtar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai e kaloi vetingun përmes një kontrolli të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ky lloj kontrolli konsiderohet një procedurë më e lehtë se sa skaneri i imtësishëm i pasurisë që kryen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Më vonë, kur bashkështortja e tij iu nënshtrua vetingut, trupa e KPK gjeti probleme me pasurinë e Sokol Sadushit, por tashmë ai e kishte kaluar “vetingun”.

Përqafimi i Sadushit me socialistët nuk vjen surprizë. Falë punës së drejtësisë së re opozita është deformuar në mënyrë thelbësore, megjithatë është një provë tjetër më e qartë në sytë e shqiptarëve se kur besuan një drejtësi të pakapur politikisht po i bënin për budallenj./Lapsi.al

Etiketa: 21 janariermal dredhaKreu i Gjykatës së Lartëkryebashkiakunperqafuarshallin e kuq të pioneritsocialistetsokol sadushispakvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
Para

“Ke dy djem, mendo për ta”/ Kërcënimi i gjyqtares, ende asnjë i dyshuar nga policia

TË GJITHA

Rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, evakuohen banorët e një pallati

09:55 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom