• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Netanyahu kundërshton çdo skenar për një shtet palestinez pas luftës

08:19 : 19/01/2024
në BOTA

Kryeministri Benjamin Netanyahu hodhi poshtë të enjten thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të zvogëluar ofensivën ushtarake izraelite në Rripin e Gazës ndërsa u shpreh kundër ndërmarrjes së hapave drejt krijimit të një shteti palestinez pas luftës, veprime që shkaktuan reagime të ashpra nga Shtëpia e Bardhë.

Shkëmbimet e tensionuara reflektojnë dallimet e dukshme mes dy vendeve aleate lidhur me luftën e Izraelit dhe planet për të ardhmen e territorit palestinez.

“Padyshim e shohim ndryshe situatën”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Komenti i Kryeministrit Netanyahu vjen një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Izraeli nuk do të kishte kurrë “siguri të vërtetë” pa një rrugë për pavarësinë e palestinezëve.

Lexo edhe:

Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez

Franca njeh zyrtarisht Palestinën, Macron në OKB: Nuk mund të presim më!

Në fillim të kësaj jave, Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se ishte “momenti i duhur” që Izraeli të ulë intensitetin e ofensivës ushtarake shkatërruese në Gazë.

Në një konferencë shtypi, të transmetuar nga televizionet në të gjithë vendin, zoti Netanyahu foli me një ton sfidues, duke thënë vazhdimisht se Izraeli nuk do ta ndalojë ofensivën derisa të realizojë qëllimet e tij për ta shkatërruar grupin militant Hamas në Gazë dhe për të sjellë në shtëpi të gjitha pengjet e mbetura të mbajtura nga grupi terrorist.

Ai hodhi poshtë pretendimet në rritje të kritikëve izraelitë se këto synime nuk janë të arritshme, duke u zotuar se do ta vazhdojë betejën për shumë muaj. “Ne nuk pranojmë asgjë përveç një fitore absolute”, tha zoti Netanyahu.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Autoriteti Palestinez, i njohur ndërkombëtarisht i cili qeveris zonat gjysmë-autonome në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, duhet të “rigjallërohet” dhe të kthehet në Gaza. Hamasi e mundi Autoriteti Palestinez në Gaza në vitin 2007 dhe ka qeverisur territorin që nga ajo kohë.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje gjithashtu për hapa drejt krijimit të një shteti palestinez. Palestinezët kërkojnë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor për të formuar shtetin e tyre. Këto zona u pushtuan nga Izraeli në vitin 1967.

Gjatë një fjalimi të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Sekretari Blinken tha se zgjidhja me dy shtete ishte mënyra më e mirë për të mbrojtur Izraelin, për të bashkuar vendet e moderuara arabe dhe për të izoluar armikun kryesor të Izraelit, Iranin. Pa një “rrugë drejt një shteti palestinez”, tha ai, Izraeli “nuk do të ketë siguri të vërtetë”./Voa

Etiketa: izrael. luftepalestine

Lajme të lidhura

BOTA

Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez

08:55 : 23/09/2025
BOTA

Franca njeh zyrtarisht Palestinën, Macron në OKB: Nuk mund të presim më!

21:49 : 22/09/2025
BOTA

BE i kërkon SHBA-së t’i lejojë hyrjen Presidentit palestinez

09:15 : 31/08/2025
BOTA

Përplasje në OKB/ Trump i mbyll dyert Palestinës, Abbas nuk lejohet të flasë

08:57 : 30/08/2025
BOTA

DW: Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

09:02 : 27/08/2025
BOTA

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

18:57 : 06/08/2025
Para

Rënie masive dherash dhe gurësh në aksin Librazhd – Elbasan

TË GJITHA

xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

22:31 : 01/10/2025

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025

“Rama kërcënoi këshilltarët e PS për të hequr Veliajn”, Alimehmeti: U tha “do të vareni te pylli orbital”

22:08 : 01/10/2025

Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, konsumatori nuk u informua

21:56 : 01/10/2025

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të centralit bërthamor të Çernobilit

21:55 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com