• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sadushi mbulon pasojat e Reformës në Drejtësi, akuzon avokatët për stokun e dosjeve

15:47 : 18/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kur kanë kaluar 8 vjet nga miratimi i Reformës në Drejtësi, hartimi, por sidomos zbatimi i saj i rrëmujshëm, vijon të krijojë debate, përplasje dhe problematika mes aktorëve të procesit gjyqësor.

Së fundmi, një fërkim i fortë mes Gjykatës së Lartë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka dalë nga korridoret e drejtësisë dhe është shfaqur për publikun.

Në fillim ishte kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi i cili shfaqi kritika për ato që ai i konsideroi si “rekurse të pabazuara” nga avokatët privatë, situatë e cila shton ngarkesën dhe nuk ndihmon në uljen e stokut prej mbi 30 mijë ankesash që janë dorëzuar në institucionin më të lartë të drejtësisë.

Në një takim me median në fund të vitit 2023, Sadushi deklaroi, ndër të tjera se: “…Mënyra se si paraqiten rekurset përbën një problem tepër serioz që dëshmon për nivelin e ulët profesional të përfaqësimit. Pavarësisht masave që merr Gjykata e Lartë, qoftë edhe me gjobitjen e avokatëve, paraqitet i domosdoshëm ndryshimi i mentalitetit juridik, por edhe kuptimi për mjetet e ankimit, në përgjithësi dhe rekursit, në veçanti. Avokatët duhet të kuptojnë se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti…”.

Lexo edhe:

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

Kritikat e kreut të Gjykatës së Lartë, por sidomos ajo që konsiderohet si “kërcënim” për gjobitje ndaj avokatëve, ka shkaktuar reagimin, megjithëse disi të vonuar, të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kreu i kësaj Dhome, Maksim Haxhia, në emër të kolegëve të tij, shpërndau një deklaratë, në të cilën shprehej keqardhja dhe shqetësimi i madh për atë që e konsideroi si “instalimin e një praktike unikale dhe te paparë e padëgjuar në praktikën gjyqësore të çdo vendi demokratik apo vendi ne zhvillim, me anën e të cilit, kërkohet të gjobiten të gjithë rekursbërsit, duke nisur nga avokatët në të gjitha ato raste kur rekurset nuk pranohen nga gjykata”.

Për Dhomën e Avokatisë, fajësimi i avokatëve nga Sadushi është një formë që Gjykata e Lartë përdor për t’u shfajësuar “lidhur me vonesat e gjykimit të çështjeve në Gjykatën e Lartë e për rrjedhojë edhe të stokut të krijuar ndër vite”.

Kreu e Dhomës së Avokatisë i bëri thirrje Sadushit që “të ishte transparent (me publikun) dhe të pranonte shkakun real të vonesave e për rrjedhoje të stokut, për shkak mosparashikimeve, si dhe të mosmanaxhimit të problemeve që do të pas-sillte zbatimi i Reformes në Drejtësi”.

Pra, duket qartë që avokatët e kanë kapur “demin nga brirët”, duke identifikuar shkakun real të problematikës së mprehtë dhe drejtësisë së vonuar në sistemin gjyqësor shqiptar.

Sokol Sadushi, një ish-ekspert i lartë i Reformës në Drejtësi dhe përfitues i drejtëpërdrejtë i saj, duket se nuk pranon kritikat për kuadrin e ri kushtetues dhe ligjor për gjyqësorin.

Në një reagim pas deklaratës së Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Sadushi ka zgjedhur sërish që të rikujtojë “porositë e tij” lidhur me mënyrën se si avokatët duhet të bëjnë rekurset.

Me një gjuhë më të moderuar, Gjykata e Lartë vlerëson rolin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë “si entitet rregullator i pavarur dhe i përgjegjshëm për të adresuar këtë shqetësim të sajin, me qëllim dhënien e një drejtësie sa më cilësore e të shpejtë, si një nga garantët/dorëzanët për mbrojtjen e të drejtave të individit, si dhe ndihmesën në promovimin e profesionalizmit dhe etikës së shumicës së anëtarëve të saj, që japin çdo ditë kontribut në vendimmarrjen e kësaj Gjykate”.

Por, përtej këtij vlerësimi, kreu i Gjykatës së Lartë sërish insiston tek përgjegjësia e avokatëve për rekurset e pabazuara.

“Rekurset abuzive apo haptazi të pabazuara, marrja e masave ndëshkuese për të cilat është e njohur edhe në legjislacionin e vendeve demokratike, ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe në besimin e publikut në drejtësi. Kjo sjell një ngarkesë shtesë të panevojshme për Gjykatën e Lartë, e cila zgjat procesin e vendimmarrjes, duke dëmtuar kësisoj palët në proces”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Gjykatës së Lartë.

Përplasja mes Gjykatës së Lartë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i cili do të duhet të ishte zgjidhur me përgjegjshmëri dhe qetësi mes këtyre dy aktorëve brenda mureve institucionale, tejkaloi kufijtë e sistemit të drejtësisë dhe, siç duket nga qëndrimet publike, nuk u afrua asnjë zgjidhje.

Për Avokatët, problemi i stokut në Gjykatën e Lartë qëndron tek mënyra e zbatimit të Reformës në Drejtësi, ku duhet kujtuar se ky institucion qëndroi më shumë se dy vjet jashtë funksionimit.

Ndërsa Gjykata e Lartë e sheh problemin shumë më të thjeshtuar, duke e shmangur “të kaluarën problematike” dhe duke gjetur “përgjegjës” tek palët në proces.

Etiketa: avokatetdebatedosjeDrejtesidrejtesiaGjykata e lartehartimiproblematikaSadushisokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

14:42 : 21/10/2025
Para

Tiranë - Tentoi të vidhte në një lokal, arrestohet 40-vjeçari. Kishte kryer edhe 4 vjedhje të tjera

TË GJITHA

Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

10:26 : 27/10/2025

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

10:21 : 27/10/2025

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com