• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emigrantët/ Gjykata Kushtetuese vendos sot për “fatin” e marrëveshjes Rama-Meloni

09:38 : 18/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese pritet sot të vendosë mbi “fatin” e marrëveshjes Rama-Meloni aq shumë të debatuar për strehimin e të paktën tre mijë refugjatëve që kapen në tentativë për të hyrë ilegalisht në brigjet italiane, në dy qendra që do të ngrihen në veri-perëndim të vendit.

30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Që pas firmosjes së marrëveshjes në Romë nëntorin e vitit të shkuar, ekspertë vendas dhe të huaj u shprehën skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Shkelje ligjesh, cënim i sigurisë

Sipas Dorian Matlisë, jurist dhe drejtues i qendrës ligjore “Res Publica”, aspekti i parë ka të bëjë me abuzimin e parimit të ekstra-territorialitetit. “Në rastin konkret, Shqipëria do të jetë pjesë e shtetit Italian, dhe jo më e shtetit shqiptar. Që do të thotë që do të aplikohet legjislacioni Italian. Çdo gjë që ka të bëjë më të drejtat civile, trajtimet e veprave penale që mund të ndodhin aty, gjithçka do të jetë në zbatim të ligjit Italian.

Ky parim zbatohet zakonisht vetëm për rastet e ambasadave, që janë territore të vogla, të kontrolluara dhe me njerëz që janë të akredituar nga shteti i tyre por nuk përdoret për të sjellë një numër të madh refugjatësh, kur nuk ke asnjë informacion se çfarë kontigjenti janë, sepse mund të ketë njerëz shumë të mirë por edhe njerëz të kontigjentit kriminal” – analizon ai për Deutsche Welle.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Kjo, sipas Matlisë, mund të konsiderohet edhe “tokë e humbur”. “Shteti tjetër e shndërron në kamp atë territor dhe bën me të ç’të dojë. Zëre se e jep me koncension atë territor, por një koncension pa afat” – shprehet eksperti ligjor Matlija.

Skepticizëm dhe pasiguri

Eksperti për çështjet e sigurisë, Arjan Dyrmishi, njëkohësisht drejtues i “Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”, e sheh gjithashtu me skepticizëm marrëveshjen dhe implementin e saj. “Ky kapacitet prej 3 mijë vetësh që do të ngrihet, çfarë shkalle popullimi do të ketë? A do të ketë mbipopullim? Cili do të jetë kontakti me pjesën e jashtme, sepse do të jetë në territor shqiptar. Do të ketë nevojë për furnizime, ushqime etj. Do të jetë si një lloj burgu, por ata njerëz nuk janë të burgosur, ata thjesht do të strehohen këtu.

Janë të pashmangshme marrëdhëniet e tyre me territorin ku do të vendosen dhe këto ngelen të paqarta. Sigurisht në marrëveshje thuhet se Shqipëria do të sigurojë perimetrin, por kjo ka të bëjë vetëm me mosarratisjen. Por ne kemi parë që edhe në burgjet e sigurisë së lartë ndodhin incidente” – thotë Dyrmishi për DW.

Precedent për shtetet e tjera europiane?

Eksperti i ligjeve, Matlija, është plot shpresë se Gjykata Kushtetuesë do ta shfuqizojë këtë marrëveshje, sepse në të kundërt hapja e rrugës e ratifikimit të saj në Kuvend, do të shënonte një precedent të rrezikshëm edhe për të ardhmen.

“Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të vërë një fre sot, atëherë ky do të kthehet në një precedent shumë të keq, që do të sillte nesër edhe një numër më të madh refugjatësh, duke zgjeruar gjithmonë e më tepër këtë marrje toke, territori, duke sjellë mbase dhe ata më problematikët në Shqipëri. Dhe duke parasysh që kriza e emigrantëve të Europë sa vjen e thellohet, kjo nënkupton që dhe nevoja e shteteve të tjera europiane, jo vetëm e Italisë, do të vijë duke u shtuar”.

“Nuk mendoj që kjo marrëveshje do ta bënte tërheqëse Shqipërinë për marrëveshje me shtete të tjera. Unë mendoj që problemi aktual më të cilin vendet e Bashkimit Europian po përballen, është i madh. E ka vendosur në një presion shumë të madh strukturën politike të këtyre vendeve dhe vendimmarrjen brenda BE-së përsa i përket migracionit” – përfundon Dyrmishi./DW

Etiketa: marreveshjameloniRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Sabian Medini dhe Ardit Gjebrea bëhen krushq, Joni dhe Keisi drejt fejesës

TË GJITHA

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com