• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Bilbila dhe pankarta, nis me tensione sesioni i ri parlamentar

17:21 : 15/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sesioni i ri parlamentar ka nisur ashtu si përfundoi në vitin 2023, me protestat e deputetëve të opozitës që kërkon rikthimin e “të drejtave të mohuara kushtetuese”.

Prania e punonjësve të gardës që krijuan një kordon që ndante deputetët nga njëra anë e sallës dhe ministrat, kryeparlamentaren e kryeministrin nga ana tjetër solli kundërshtinë e ligjëvënësve të opozitës që kërkuan largimin e tyre. Kërkesa nuk u pranua nga drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se garda do të largohej vetëm nëse deputetët demokratë do të uleshin në vendet e tyre.

Debati mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares vijoi, me ligjvënësit që iu frynë bilbilave, ndërsa në duar mbanin pankarta me mbishkrimi si: “Shërbëtoret e pushteti, vrasësit e shtetit, garda jashtë, etj”.

Gjatë seancës së sotme, presidenti Bajram Begaj pritej të mbante një fjalim, megjithatë, në kushtet e revoltës së deputetëve demokratë, Nikolla tha se kjo ishte e pamundur.

Lexo edhe:

Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Pas kësaj, ajo njoftoi marrjen nga Plarent Ndreca të mandatit të Arben Ahmetajt me vendim të KQZ-së. Ndreca bëri betimin në Kuvend, teksa deputetët e opozitës thërrisnin “hajdut”.

Më tej, Nikolla vendosi të hedhë në votim projektligjet në rendin e ditës – që kanë të bëjnë me ndryshimet e fundit në qeveri. Emërimet në kabinetin qeveritar të Blendi Gonxhes e Adea Pirdenit, si dhe shkarkimi i Elva Margaritit morën votat e socialistëve.

Pas votimit, kryeparlamentarja mbylli seancën që zgjati rreth 14 minuta.

E gjithë skena u zhvillua në sytë e ambasadorëve të Britanisë Alastair King-Smith dhe atij gjerman Karl Bergner, të cilit ishin në llozhën e katit të dytë të Kuvendit. Në sallë, u kthye me nisjen e sesionit të ri Lulzim Basha dhe deputetë që e mbështesin.

Pas seancës, nënkryetari i PD-së Flamur Noka dënoi prezencën e Begajt në Kuvend, duke thënë se ai veproi si ministër i propagandës së mazhorancës. “Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Ramës dhe regjimit për të bekuar ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese. Erdhi si ministër propaganda”, tha ai në një prononcim për gazetarët.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi solli në kujtesë se kërkesat e opozitës për komisione hetimore parlamentare dhe mundësi përfaqësimi në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore mbeten të paplotësuara.

Praninë e Begajt në Kuvend, Bardhi e quajti “provokim i ulët” ndërsa kreun e shtetit e cilësoi “vartës së Edi Ramës”. “Presidenti u soll sot si i verbër që nuk ka parë që parlamenti nuk funksionin”, tha ai. “Deri tani kemi parë Edi Ramën që thotë ‘s’kemi asnjë situatë në parlament”, kujtoi Bardhi, ndërsa shtoi se Begaj po vepron në të njëjtën mënyrë.

Një prononcim për gazetarët mbajti edhe Lulzim Basha i cili dënoi aksionin në Kuvend të deputetëve të opozitës, duke u quajtur “vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës, mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënien e llogarisë që është funksioni i parlamentit“. Po ashtu, theksoi qëndrimin se Enkelejd Alibeaj nuk do të tërhiqet si nënkryetar i reformës zgjedhore, siç kërkon PD e drejtuar nga Sali Berisha.

Ndërsa kreu i shtetit Bajram Begaj, fjalimin e planifikuar për ta mbajtur në sallën e Kuvendit, e lexoi në një dalje për mediat nga Presidenca, duke kërkuar bashkëpunim politik mes palëve. Një ‘thumb’ u duk se e hodhi ndaj opozitës kur deklaroi se “qytetarët shqiptarë, presin të shohin një parlament funksional, dhe jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë sonë”. “Interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimit socialo- ekonomik të vendit dhe, për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE”, u shpreh ai.

Etiketa: Bajram Begajkuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare

14:32 : 26/08/2025
RAJONI

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

11:32 : 26/08/2025
RAJONI

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

12:00 : 24/08/2025
RAJONI

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

11:59 : 22/08/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

18:03 : 21/08/2025
Para

Synohet fitorja ndaj Teutës dhe Skënderbeut, Refik Halili jep premio për lojtarët e Tiranës

TË GJITHA

Zjarri në pyllin e Poros, jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025

Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë

19:07 : 26/08/2025

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit

18:46 : 26/08/2025

Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, mesazhi që i dërgon

18:44 : 26/08/2025

25 shtete pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA-së pas tarifave të Trump

18:30 : 26/08/2025

Prej 1 shtatorit, manikyri xhel ndalohet në BE dhe Zvicër: Substanca është kancerogjene

18:06 : 26/08/2025

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com