• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rihapja e hetimeve, KPK dëgjon sërish prokurorin Valentin Preçi

17:17 : 09/01/2024
në AKTUALITET, VETTING

Prokurori i Tiranës Valentin Preçi dha shpjegime të reja të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi hetimet ndaj tij u rihapën pas një denoncimi.

Preçi, seanca dëgjimore ndaj të cilit u zhvillua në 19 dhjetor të vitit që shkoi, u përqendrua më së shumti në atë që pretendoi se ishin fakte të reja në lidhje me pasurinë e tij. Pasi KPK paraqiti shkurtimisht faktin që hetimet ishin hapur për një denoncim dhe Preçi kishte sjellë shpjegime, prokurori këmbënguli të kundërshtonte analizën financiare të KPK-së.

Ai tha në seancë se KPK kishte llogaritur gabimisht, si të ardhura nga ndihma sociale që familja e tij kishte marrë në Ohajo të SHBA në para dhe ushqime, një shumë prej 9600 dollarë. Preçi pretendoi se ky përfundim ishte i gabuar dhe shuma e saktë ishte mbi 21 mijë dollarë.

Prokurori dha shpjegime të detajuara në mënyrën se si ishte përfituar ndihma, duke vënë në dukje se KPK gabimisht kishte llogaritur ndihmën në ushqime si të dhënë vetëm për një muaj të çdo periudhe dhe jo 4 muaj saç ishte. Sipas prokurorit ndihma në ushqime ishte 259 dollarë në muaj.

Preçi po ashtu këmbënguli se denoncimet, që kishin të bënin me hetimet mbi zhvendosjen e një shtyle të tensionit të lartë, nuk cënonin profesionalizmin e tij.

Lexo edhe:

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

Probleme me pasurinë, përjashtohet nga sistemi i drejtësisë ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë

Në seancën e parë Preçi u përball me një analizë financiare negative prej rreth 7 milionë lekësh. Bazuar në raportin e lexuar nga Xhensila Pine, relatorja e çështjes ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Preçi rezultonte me mungesë të ardhurash të ligjshme në disa vite, kryesisht për shkak të transaksioneve me një kredi, të ardhurave të patatuara të bashkëshortes, dyshimet mbi një hua dhe mënyrës së deklarimit të kursimeve cash.

Preçi dhe avokatja Romina Zano kundërshtuan gjetjet e Komisionit. Në fjalën e tij, prokurori tha përmbledhtas se bazuar në argumentet që kishte paraqitur, priste konfirmimin në detyrë. Zano lexoi argumentet e tij sa i përket kriterit të pasurisë, duke këmbëngulur se ishin sjellë prova të mjaftueshme për të rrëzuar barrën që i ishte kaluar nga Komisioni.

Prokurori Valentin Preçi i Prokurorisë së Tiranës po përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici anëtar. Valentin Preçi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës./ BIRN

Etiketa: kpkValentin Preçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, përjashtohet nga sistemi i drejtësisë ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë

19:07 : 18/02/2026
RAJONI

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, dyshohet se ka bashkëpunuar me një gjyqtare serbe

13:47 : 20/11/2025
AKTUALITET

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

19:50 : 01/11/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
Para

I ngacmoi të motrën, zbardhen detajet nga sherri me thika mes 15-vjeçarëve

TË GJITHA

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom