• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arresti ndaj Berishës, Salianji: Bashkimi sot nuk duhet të vihet në diskutim

15:08 : 31/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat, Ervin Salianji u kthye në selinë e PD pas dy vitesh, për të mbajtur një deklaratë për mediat pas vendosjes së liderit të opozitës në arrest shtëpiak.

Ai tha se goditja që po i bëhet Berishës ka për qëllim të mbjellë frikë, ndaj shtoi se demokratët duhet të përgjigjen me bashkim.

“Prej dy vjetësh nuk kam hyrë në këtë godinë dhe jam kthyer sot qëllimisht dhe me përkushtim të plotë sepse sot më shumë çdo ditë tjetër duhet të jemi në krah të njëri-tjetrit. Që ditën e parë që jam angazhuar në politikë, kam kërkuar para ligjit, por kthimi i heqjes së pandëshkueshmërisë si qëllim më vete, pa proces të pastër ligjor dhe kushtetues dhe pa prova të qarta dhe transparente, mund të jetë po kaq i rrezikshëm se pandëshkueshmëria, selektiviteti më i keq se të dyja bashkë. Duhet ta themi qartë dhe pa mëdyshje se Shqipëria vuan dhe lëngon nga korrupsioni agresiv dhe i pashembullt i një qeverie që në 10 vite thuajse ka bërë batërdinë në çdo sektor dhe në çdo element të financave publike. Ndërkohë që pritej goditje e korrupsionit të nivelit të lartë qeveritar, vjen lajmi për izolimin e liderit të opozitës.

Nxitimi dhe masa ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës, është minimialisht joproporcionale, është kufizim i të drejtave politike dhe shkel të drejtën kushtetuese për të ushtruar funksionin e deputetit, duke i mbivendosur pushtetit legjislativ, pushtetin gjyqësor. Kjo bën që të jemi në tejkalim të së drejtës dhe përforcon perceptimin për padrejtësi dhe selektivitet. Liria ka simbolikat e saj dhe më kryesorja prej tyre është opozita. Garancia për të pasur opozitë është garancia për të ushtruar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Lideri i opozitës është izoluar duke i hequr edhe të drejtën elementare të komunikimit dhe të shprehjes, dhe pa diskutim të ushtrimit të funksionit parlamentar. Mijëra shqiptarë, demokratë dhe opozitarë, nuk janë të gatshëm që të dorëzojnë asnjë prej lirive të fituara në këto 34 vite, askush nuk do të jetojë në një sistem njëpartiak.

Goditja ndaj Sali Berishës ka për qëllim të instalojë një sistem njëpartiak përtej autokracisë që është instaluar në çdo institucion të këtij vendi, duke e bërë inekzistente ndarjen e pushteteve. Goditja ndaj Sali Berishës ka për qëllim të mbjellë frikë dhe përçarje dhe ne duhet t’i përgjigjemi me bashkim me kurajo. Demokratët janë dhe mbeten në këmbë për t’u përballur me këtë qeveri, siç janë përballur në vite, tanimë më të shumtë, edhe më të bashkuar. Nëse ky izolim ka kërkuar të mbjellë përçarje dhe frikë, personalisht erdha këtu për t’u përgjigjur se do bashkohem dhe do përballem. Bashkimi sot nuk duhet të vihet në diskutim dhe pas tij duhet të fillojë përballja me regjimin,” tha Salianji.

Lexo edhe:

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Etiketa: Ervin SalianjiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
Para

Fluks në doganën e Qafë Thanës, qytetarët në radhë të gjata dhe pritje

TË GJITHA

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom