Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e ka konsideruar si shkelje të të drejtave, vendimin e GJKKO-së që i ka ndaluar komunikimin ish-kryeministrit, përveç se me ata që bashkëjeton.
Sipas tij, duhej një autorizim i veçantë nga kjo gjykatë nga Kuvendi, teksa sipas tij, ka bërë edhe shkelje të tjera më të mëdha. Ai paralajmëroi se vendimi i GJKKO-së do të ankimohet në Apel.
“Ajo që është shqetësuese është që ky vendim shoqërohet e ndalimin e komunikimit dhe liria e shprehjes është një e drejtë kushtetuese dhe SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga Kuvendi. Gjykata jep një shkurtim vendimi, ekzekutohet nga SPAK. Vendimi ishte i thatë, ndalimi i komunikimit përveç personave të familjes. Ai ndodhet në banesë, ne do të ndjekim rrugën e ankimit.” – u shpreh Gjokutaj.
GJKKO pranon kërkesën për arrestimin e Berishës, do izolohet në shtëpi me polic tek dera