• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Njëlloj si në Rusi”/ Topalli krahason Ramën me Putin: Ai ka arrestuar kryetarin e opozitës

22:44 : 20/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme në Kuvend, ku pritet të miratohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli shprehet se jemi njëlloj si në Rusi, teksa e krahason kryeministrin Edi Rama me liderin rus Vladimir Putin, për shkak se dhe ky ka arrestuar kryetarin e opozitës.

Topalli shprehet më tej se dita e nesërme do të jetë një ditë e errët për demokracinë dhe shtetin duke e cilësuar arrestimin e ish-kryeministrit si “gjëja më absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin shqiptar”.

Reagimi i plotë:

Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozites!

Lexo edhe:

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

Neser do jete nje dite e erret per shtetin dhe demokracinë e vendit.

Kërkesa për arrestimin e Kryetarit te opozitës se vendit, te ish Presidentit, ish- Kryeministrit Sali Berisha, pas 12 vitesh nga largimi i tij si ish kryeminister është gjeja me absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin shqiptar.

Dhe kjo turpëron një shoqëri..

Paradoksi eshte, se per Kryetarin e opozitës kane shpikur prej 3 vitesh një dosje, qe nuk ka as çështje as prova. Dhe per te vazhduar me paradoksin, procesi eshte nisur nga Taulant Balla, anetar i qeverise aktuale.

Dhe vetem ky fakt do mjaftonte per te kuptuar se procesi eshte politik.

Por ky proces do turperoje shtetin tone,edhe per faktin se disa hetues i kane marre pushtetin Parlamentit , dhe kjo eshte nje kembane e forte.

Ky proces ka filluar dhe po mbyllet me disa standarte.

(E kur ne nje proces levizet me disa standarte , procesi eshte politik.)

Nje standart per pushtetaret si rasti Tahiri , kur Kuvendi i jep leje Spakut per heqjen e lirise te levizjes dhe nje tjeter per armikun Sali Berisha , kur hetuesia hyn ne fushen e lojes politike, dhe brutalisht dhunon Kushtetuten si ne vendet autokratike, pa lejen e Parlamentit.

Paradoksi dhe rrezikshmeria replikohet kur hetuesia kerkon nga Kuvendi te ligjeroje dhunimin e tij te Kushtetutes duke shtuar masat shternguese per Kryetarin e opozites.

Kryetari i opozites zoti Sali Berisha eshte njeriu qe ka udhehequr levizjen demokratike, qe ka futur vendin ne Keshillin e Europes, qe ka firmosur stabilizim Asocimin, qe ka futur vendinne Nato, qe ka liberalizuat vizat, etj.

Gjate ketyre 3 dekadave ka patur disa Kryeministra, e pushtetare . Nder te gjithe ata, zoti Berisha ka qene dhe eshte njeriu me serioz ne raport me ligjin dhe shtetin.

E kete e thojne edhe kundershtaret e tij ne biseda kur nuk jane ne televizor.

Pushteti kerkon arrestimin e kryetarit te opozites zotit Sali Berisha vetem per nje arsye:

Per t’i mbyllur gojen, qe ai te mos kete mundesi te ngrihet kundra skandaleve e korrupsionit te frikshem; qe ai te mos kete mundesi te mbroje te drejtat e lirite e qytetareve; qe ai te hesht per plakjen e shoqerise sone nga largimi i shqiptareve; qe ai te mos ngrihet me kundra bandave e organizatave kriminale qe sundojne kudo.

Une nuk njoh nje politikan ne 30 vite, qe te kete patur kurajon si Sali Berisha per t’u ngritur kunder krimit e organizatave te frikshme kriminale.

Une nuk njoh nje tjeter qe te kete bere beteja te pamundura si ai.

Sali Berisha nuk eshte i pa gabueshem.

Por asnje nuk ka luftuar per interesin publik si ai.

Te kerkosh te arrëstosh Kryetarin e opozites sepse para 20 viteve ka bere nje ligj per ish pronaret eshte ne kufijt e te pabesueshmes.

Ai fitoi zgjedhjet e 2005 me ate program.

Ky nuk eshte vetem paradoksi qe te le pa fjale, ky eshte precedenti i tmerrshem i nje rreziku potencial, qe i vervitet Shqiperise ne emer te anti korrupsionit, ( me “zero prova”)ne nje kohe kur pushteti eshte kalbur nga skandalet e pandalshme me deme te pa llogaritshme per vendin. (e vetem gervishet nga “ drejtesia e re”.)

Sali Berisha eshte politikani qe ka mbrojtur me fort se kushdo ceshtjen kombetare.

Sali Berisha eshte i vetmi politikan qe i kerkohet heqja e imunitetit per here te dyte.

I vetmi lider, qe eshte rrezuar me dhune nga pushteti dhe ka ardhur ne pushtet me vote.

Kryeministri Berisha, ky burre shteti sic ka thene nje ambasador amerikan ka dhene doreheqjen si kryetar partie,kur ka humbur zgjedhjet. I vetmi politikan mbi te cilin jane hedhur bomba, grushte e plumba, e perseri nuk eshte dorezuar.

I vetmi kryetar partie qe hyn ne zgjedhje pa vule e pa emer e merr mbi gjysem milion vota personale.

Edhe pse eshte 80 vjec eshte politikani me energjik, me i vendosur ne misionin si kryetar opozite, sa turperon cdo politikan e deputet te ri e te vjeter , sepse thote te verteta te forta qe shume i dijne por askush nuk i thote.

E per kete ai do martirizohet.

Si shoqeri ne kemi nevoje te reflektojme me vehten tone.

Ne 100 vitet e fundit jane pushkatuar dhe arrestuar shumica e Kryeministrave tone.

Po ashtu , jane ekzekutuar, arrestuar apo internuar pothuaj te gjithe firmetaret e Aktit te Pavaresise.

Historia jone eshte sa e dhimbshme po aq dhe e padrejte.

Histori fatale!

E megjithate kjo ndodhte kur ishte kohe lufte apo diktature.

Kjo e sotmja po ndodh ne nje vend te Natos.

Po, nese kerkojne sot arrestimin e kryetarit te opozites per arsye politike-

Cfare i mbetet kesaj demokracisë sonë te shkrete?

Kush do guxoje me te ngrihet per te drejtat e njeriut;

Kush do sakrifikonte me te bente opozite te fuqishme si ajo e Berishes;

Kush do kishte me kurajo te permendte me emer e mbiemer kriminelet e frikshem.

Cfare do i bejne pas kesaj nje qytetari te thjeshte nese ne nuk reagojme!

Ndoshta Kryetarit te Partise Demokratike, zotit Sali Berisha nuk i vjen keq per vehten e tij qe po martirizohet, por vendi jone nuk ka nevoje per martire.

Neser jemi zyrtarisht nje vend me kryetarin e opozites te arrestuar.

Njelloj si ne Rusi!

Etiketa: arrestimiEdi RamaJozefina Topallikryetari i opozitësKuvendiPutinSali Berisha

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
Para

Leverkusen nuk ndalet në Bundesliga, mbyll vitin para Bayernit

TË GJITHA

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

09:23 : 09/06/2025

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkon 5 punonjës dhe drejtorin

09:20 : 09/06/2025

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com