• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditet banda italo-shqiptare, sekuestrohet drogë me vlerë 3 mln euro, 22 të arrestuar

17:47 : 20/12/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Autoritet italiane kanë goditur një bandë të trafikut të lëndëve narkotike, duke vënë në pranga 20 shqiptarë dhe 2 italianë, në kuadër të operacionit të koduar “Turn Over”.

Gjatë operacionit të ekzekutuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Varese, Milano, Lecco, Bergamo dhe Novara, janë sekuestruar 20 kg kokainë, 81 kg marijuanë, 10 kg heroinë me vlerë 3 milionë euro dhe 453 mijë euro cash.

Rreth 80 Karabinierë së bashku me njësitë e qenve kanë dalë në terren për të ekzekutuar urdhër arrestet. Operacioni u riemërua “Turn Over”, sepse karakteristikë dalluese e klanit ishte zëvendësimi i vazhdueshëm i shpërndarësve që vepronin në zonë me “punëtorë të freskët”, të ardhur nga Shqipëria.

Është konstatuar ekzistenca e një grupi kriminal të njohur tashmë në lajme si i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme të ndodhur në nëntor 2016 në Canegrate, në zonën e Legnano. Me atë rast, gjatë një grindjeje me një grup tjetër shqiptar për kontrollin e zonave të trafikut të drogës, u vranë me armë zjarri vëllezërit shqiptarë Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç. Një nga të arrestuarit gjatë operacionit të sotëm është vëllai i viktimave të atij episodi.

Hetimi për operacionin e sotëm lindi nga arrestimi në flagrancë i një shtetasi shqiptar, i cili u gjet në posedim të 110 dozave kokainë, me një peshë totale prej 94,2 gram dhe shumën prej 11.950 euro në Qershor 2020.

Lexo edhe:

Autor i atentatit mafioz në Brescia, arrestohet shqiptari. Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

Shumë prej bashkëpunëtorëve janë të lidhur me njëri-tjetrin nga lidhjet familjare dhe shoqata kriminale karakterizohet nga aftësia për të siguruar një qarkullim të vazhdueshëm për shpërndarësit e zonës, duke siguruar rotacion të subjekteve që vijnë nga vendi i tyre i origjinës çdo 3 muaj.

3 shtëpi janë identifikuar në provincën e Varese, të përdorura ekskluzivisht si “magazinë” për lëndën narkotike dhe një “laborator” për paketimin e dozave. Për më tepër, rezultoi se fakti që disa anëtarë të shoqatës kriminale u ndaluan nuk i pengoi të tjerët që të vazhdojnë, përmes anëtarëve të tyre, të menaxhojnë punët e shoqatës.

Etiketa: bandadrogeItalishqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Autor i atentatit mafioz në Brescia, arrestohet shqiptari. Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

10:03 : 07/10/2025
BOTA

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025
AKTUALITET

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025
AKTUALITET

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

12:19 : 06/10/2025
AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
AKTUALITET

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025
Para

Superkupa e Shqipërisë/ Partizani do të tretën, Egnatia deputuese. Formacionet e finales

TË GJITHA

Ari në kulmin historik, tejkalon Bitcoin-in dhe kap 4 mijë dollarë për ons

16:11 : 07/10/2025

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

16:11 : 07/10/2025

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

16:04 : 07/10/2025

Vrasja e gjyqtarit, Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm, Koçiu të japë dorëheqjen

15:54 : 07/10/2025

Ekzekutimi në Kolumbi/ Artur Tushi u qëllua me 11 plumba, detaje rreth vrasjes së shqiptarit

15:41 : 07/10/2025

Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, arrestohen dy punonjës sigurie në Portin e Durrësit

15:35 : 07/10/2025

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punonjësit shqiptar, media greke: Policia po heton dy në pista

15:30 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com