• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘The Sun’: Bandat shqiptare dhe turke në aleancë! Tallen me sistemin e drejtësisë

09:47 : 16/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, VIDEO

Dy persona me maska që qëndrojnë të ulur para një supermakine që kushton 160 mijë Paund, duke pozuar për një video rap që do të postohet në TikTok. Ata paralajmërojnë që ‘të mos kruhet njeri’ me turqit ose shqiptarët përpara se të largohen me Audin e tyre të kuq Audi R8 Spyder”.

Kështu e nis shkrimin e saj The Sun duke treguar se mes shqiptarëve dhe turqve në Britaninë e Madhe ka nisur një aleancë.

Në një klip tjetër në platformat e mediave sociale, një bandë me maska shfaqen duke kërcyer dhe kënduar para disa pakove me kokainë, vlera e së cilës shkon 80 mijë Paund një kilogram.

“Në shenjë vetëbesimi personat e maskuar këndojnë për disa kriminelë lokalë, duke treguar pa turp edhe ku kanë filmuar videon, në Haringey, Londrën Veriore”, shkruan The Sun.

Lexo edhe:

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

Më tej britanikja shton se kjo është një “arrogancë e frikshme” që buron pikërisht nga kjo aleancë në zhvillim që ka lindur mes bandave shqiptare dhe turke.

Sipas The Sun, anëtarët e bandës Hellbanianz në Londrën Perëndimore janë të njohur për shfaqjen e pasurisë dhe armëve në mediat sociale. Por duket se grupet turke po ndjekin shembullin e tyre.

The Sun shkruan se këto shfaqje janë simbolikë e faktit se sa të sigurt janë bërë bandat e huaja se nuk do të deportohen teksa shikojnë Britaninë duke luftuar problemin e saj me emigrantët.

Kreu i organizatës ‘Migration Watch UK’, Alp Mehmet tha se këto pamjet tregojnë se si bandat e huaja e shikojnë sistemin e drejtësisë së Britanisë si të dobët.

“Kjo tregon gjendjen e mjerueshme të kontrollit kufitar dhe zbatimit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai.

Më tej, The Sun shkruan se kriminelët me origjinë shqiptare nuk po shkaktojnë vetëm problemet me drogë në Britani, por fshihen edhe pas operacioneve të trafikut të emigrantëve klandestinë në Francë.

Teksa ndalet për të folur sërish për problemin e emigrantëve, The Sun nënvizon se numri i shqiptarëve që shkojnë ilegalisht ka rënë ndjeshëm si pasojë e marrëveshjes mes kryeministrave Edi Rama dhe Rishi Sunak.

Kur kthehen për të folur për bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe turqve, The Sun ka bërë një analizë të saj se si grupet shfaqin video në TikTok me të njëjtat hashtagje.

“Trafikantët e mëdhenj të drogës në Turqi janë mbështetur shumë te shqiptarët për të shpërndarë drogën e tyre në Europë. Kombet ndajnë lidhje të gjata kulturore dhe historike kështu që ishte vetëm çështje kohe që ta gjenin njëri-tjetrin në Britani”, tha një burim për the Sun.

E këtu britanikja ndalet tek arrestimi i Dritan Rexhepit në Stamboll që sipas tyre tregon bashkëpunimin mes gangsterëve të dy vendeve.

Etiketa: aleancebandatturke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

18:25 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Haxhiu: Fuqia e karteleve të drogës vjen nga lidhjet me pushtetin

22:45 : 26/05/2025
AKTUALITET

Angli/ Flet për Daily Mail bosi shqiptar i kokainës: Si e dominuam tregun prej 2005-ës

19:20 : 25/05/2025
AKTUALITET

Franc Çopja i ofroi 5 mln euro për kokën e “Krymit”, kush është Flobenc Meçja që u arrestua me “Akilin”

11:00 : 23/05/2025
AKTUALITET

RENEA “zbarkon” në Durrës, arrestohen disa persona

09:39 : 23/05/2025
Para

Gjendet i vdekur një person në Kosovë, nisin hetimet

TË GJITHA

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com