• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama

17:56 : 26/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Juljan Hoxhaj bëri një analizë të thellë mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri, duke vënë theksin tek përfshirja e grupeve kriminale në procesin politik dhe në Kuvend.

Ai deklaroi se demokracia në vend ndodhet në pikën më të errët dhe më të ulët, duke argumentuar se nuk mund të flitet më për demokraci reale kur në Parlament gjenden deputetë të zgjedhur nga banda të fuqishme kriminale. Hoxhaj theksoi se këto grupe kanë marrë koncesione ekonomike të mëdha me mbështetjen direkte të qeverisë Rama, e cila, sipas tij, ka legalizuar në praktikë pastrimin e parave përmes firmave të saj.

Ai solli në vëmendje rastin e deputetit Arkend Balla, i cili dyshohet për deklarime të dyshimta të pasurisë dhe lidhje të ngushta me grupe kriminale, si dhe faktin që shumë kandidatë të zgjedhur në qarqet kryesore kanë mbështetje nga këto struktura kriminale, duke paralajmëruar një rrezik të madh për shtetin dhe qytetarët.

“Në pikëpamjen e demokracisë, ne jemi në pikën më të errët dhe më të ulët; nuk flitet më për demokraci në Shqipëri, kur në Kuvend tashmë ka deputetë të zgjedhur nga grupe kriminale shumë të fuqishme në vendin tonë. Këto grupe të fuqishme kanë koncesione ekonomike me bekimin e qeverisë, përmes firmave të Ramës, i cili u ka legalizuar pastrimin e parave këtyre grupeve.

Rasti i Arkend Ballës, i denoncuar nga opozita, është një nga ato raste që në këto zgjedhje bie në sy. Së pari, ai është një deputet me dyshime të shumta lidhur me deklaratat e tij të pasurisë. Nga njëra anë, deklaron punësime modeste, si çdo qytetar me paga modeste, por nga ana tjetër deklaron kursime deri në 2.3 milionë euro. Nuk dihet nëse këto janë gabime apo lapsuse të bëra në formularin e deklarimit të pasurisë, apo ai i ka vërtetë të depozituara në bankë.

Lexo edhe:

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

Elementi i dytë është lidhja e tij me bandat ose me persona të skeduar nga drejtësia, si grupi i Durrësit, Tropojanit dhe mafia italiane. Grupi i vëllezërve Danaj në Vlorë, që kanë qenë punonjës të Arkend Ballës, janë pikërisht këto dy grupe që kanë qenë punëdhënës të tij dhe që kanë përfituar në kohë të ndryshme leje ndërtimi për hotele në Durrës dhe Vlorë nga Edi Rama.

Ky është një tregues se këto grupe të fuqishme kanë njerëzit e tyre në Kuvend. Elementi tjetër është se ne nuk i njohim të gjithë deputetët, por ka indicie që shumë prej kandidatëve që dolën deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarqet më të nxehta, si Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, kanë gjasa të kenë një lloj sponsorizimi pas tyre. Sara Mile në Elbasan, Ervin Hoda, Ministria Gonxhe që u përfol në Vlorë, janë emra të rinj dhe aktualë që dyshohen se kanë mbështetje nga këto grupe.

Kjo është një këmbanë e fortë alarmi, e cila duhet të na zgjojë të gjithëve, qytetarëve shqiptarë. Problemi është se këta njerëz janë ata që do të firmosin ligje të ndryshme, do të propozojnë ligje me porosi në Kuvend për koncesione të ndryshme ekonomike”, tha Hoxhaj per SYRI TV.

Etiketa: bandatgazetariJuljan HoxhajopozitaqeveriaZgjedhjet

Lajme të lidhura

BOTA

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

12:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

11:02 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Nga lajmi te lajmësi”/ Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:51 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

08:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Një rrogë nuk mjafton/ Shpenzimet në Tiranë sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

08:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëri e re”/ The Guardian: Revolta kundër resortit të Kushner kthehet në protestë kundër qeverisë

10:20 : 22/06/2026
Para

Atleti Franko Burraj, rekord të ri kombëtar në 200 metra

TË GJITHA

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş