• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Putini: Qëllimet e Rusisë në Ukrainë “të pandryshuara”

Më shumë se një milion pyetje thuhet se janë bërë, ndërsa Vladimir Putini mban konferencën e tij maratonë për shtyp të fundvitit, për herë të parë që kur Rusia nisi sulmin masiv kundër Ukrainës.

17:19 : 14/12/2023
në BOTA

Për herë të parë që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës, kreu i Kremlinit Putin organizoi një konferencë të madhe vjetore për shtyp. Ai ishte i qartë në këtë rast: nuk do të ketë paqe derisa Rusia të arrijë objektivat e saj.

Sipas presidentit Vladimir Putin, Rusia u përmbahet objektivave të saj në luftën në Ukrainë. Në konferencën e tij vjetore për shtyp, Putini nuk tha se do të tërhiqej. Objektivat e “operacionit special ushtarak” – siç e quan Rusia luftën kundër Ukrainës – mbeten të pandryshuara, tha Putin. “Paqja do të mbretërojë kur të arrijmë qëllimet tona”, tha ai.

“Do të ketë paqe kur t’i arrijmë qëllimet tona. Le t’u kthehemi këtyre qëllimeve: ato nuk kanë ndryshuar. Ju kujtoj për çfarë folëm në atë kohë: denazifikimin e Ukrainës, çmilitarizimin e saj, statusin e neutralitetit të saj”, tha ai. Sipas tij, paqja do të jetë e mundur vetëm pas çmilitarizimit.

Putini ne konferencen e shtypit - gjestikulon me gishtat tregues te te dy duarve
Fotografi: Alexander Zemlianichenko/AP Photo/picture alliance

“Nëse ata nuk duan të arrijnë marrëveshje, ne do të detyrohemi të marrim masa të tjera, përfshirë ato ushtarake. Ose do të biem dakord për disa kushte. Ka mundësi të tjera: ose të arrihet një marrëveshje, ose të zgjidhet problemi me forcë. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë”.

Lexo edhe:

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

Kusht për paqen do të ishte edhe statusi neutral i Ukrainës – pra heqja dorë nga anëtarësimi në NATO. Vëzhguesit e panë këtë si një ofertë për Perëndimin, duke e ftuar Ukrainën të kapitullonte në luftë. Ukraina nuk është e gatshme të negociojë çmilitarizimin, tha Putin. Prandaj Rusia është “e detyruar të marrë masa të mëtejshme, duke përfshirë masat ushtarake”.

Nuk ka nevojë për mobilizim shtesë

Kreu i Kremlinit tha në lidhje me situatën në front se ushtria ruse po përmirësonte pozicionet e saj “praktikisht në të gjithë gjatësinë e linjës së kontaktit”. Ukraina nisi një kundërofensivë në qershor, por ajo nuk dha rezultatet që priste Kievi. Linja e frontit pothuajse nuk ka ndryshuar këtë vit.

Sipas Putinit, ushtria ruse nuk ka nevojë të mobilizojë më shumë rezervistë. Deri tani ushtrisë i janë bashkua rreth 486.000 vullnetarë, përveç 300.000 ushtarëve të regjistruar vitin e kaluar gjatë mobilizimit të pjesshëm. “Ata luftojnë në mënyrë perfekte,” tha 71-vjeçari. Dhe “fluksi nuk po zvogëlohet”. Aktualisht, në Ukrainë janë të angazhuar 617.000 ushtarë rusë, tha Putini.

Nga këndvështrimi i Putinit, entuziazmi perëndimor për rezistencën e Ukrainës është zbehur. Arsyeja themelore e konfliktit është zgjerimi i NATO-s deri në kufijtë e Rusisë, theksoi ai. Ukraina tani është gjithashtu një objektiv i aleancës transatlantike për anëtarësim.

Putini njofton rritje ekonomike pavarësisht sanksioneve

Putini foli edhe për ekonominë ruse. Sipas tij, ajo ka përparuar pavarësisht sanksioneve perëndimore. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) pritet të rritet me 3.5 përqind këtë vit, tha ai.

Sigurisht, pranoi Putini, inflacioni, midis 7.5 dhe 8 për qind, ishte më i lartë se objektivi që i kishte vendosur vetes. Por udhëheqësi i Kremlinit ishte optimist se rritjet e çmimeve do të ishin më të vogla vitin e ardhshëm. Sipas Putinit, pagat reale janë rritur gjithashtu me tetë për qind pavarësisht inflacionit. Ekonomia ruse, sipas tij, ka treguar aftësi të papritur rezistuese, që i mundëson Rusisë të mbetet në rrugën e rritjes, pavarësisht presioneve perëndimore, shpjegoi ai.

Putini rruges per konferencen e shtypit
Fotografi: ALEXANDER ZEMLIANICHENKO/AFP/Getty Images

Putini nuk përmendi se rritja ndodhte veçanërisht për shkak të ekonomisë së luftës dhe prodhimit të armëve. Ekspertët kanë theksuar vazhdimisht se kjo nuk është rritje natyrale apo e shëndetshme.

Spektakël mediatik i televizionit shtetëror

Konferenca vjetore e shtypit e Putinit, ku marrin pjesë qindra gazetarë rusë dhe të huaj, zakonisht zgjat me orë të tëra. Gjatë saj, kreu i shtetit rus u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve për tema nga më të ndryshmet.

Sesioni me pyetje-përgjigje për gazetarët u ndërlidh, si një spektakël mediatik i televizionit shtetëror, me programin televiziv “Linja e drejtpërdrejtë”, në të cilin qytetarët mund të paraqesin problemet e tyre, për të formuar programin “Rezultatet e vitit”. Pyetjet janë paraqitur prej dy javësh.

Lideri i Kremlinit gjithashtu synon të zgjidhet president për herë të pestë më 17 mars. Për ta bërë këtë, ai ka ndryshuar Kushtetutën./DW

Etiketa: luftePutinRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

21:05 : 11/10/2025
BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
BOTA

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

19:03 : 10/10/2025
BOTA

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025
BOTA

Tha se shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Putin, Merkel kritikohet ashpër për deklaratat e saj

10:42 : 10/10/2025
BOTA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025
Para

FIFA shpall finalistët për ‘Lojtarin e Vitit’

TË GJITHA

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025

Zjarr masiv në Peqin, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe me pemë frutore

16:26 : 13/10/2025

Shqiptari i dëbuar rikthehet ilegalisht në Itali, arrestohet nga autoritetet në Asti

16:14 : 13/10/2025

Operacion “blic” në Elbasan, në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit

16:11 : 13/10/2025

Lavrov kritikon planin e Trump: Fokus vetëm te Gaza, mungojnë detajet për shtetin palestinez

16:07 : 13/10/2025

Grabitën një 27-vjeçar në rrugë, arrestohen dy të rinj në Vlorë, i gjenden armë në banesë  

15:56 : 13/10/2025

Polici në Krujë kapet duke nuhatur boçen e drogës, shpallet në kërkim. Në pranga bie i vëllai

15:50 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com