• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sharra/ Dosja e arrestimeve, njëlloj me sekuestron e Gushtit. Pse u vonua 5 muaj SPAK-u?

12:45 : 11/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nga një analizë krahasimore të kryer nga “Boldnews.al” mbi dokumentat e Prokurorisë së Posaçme, rezulton se 80 deri 90 përqind e materialit hetimor mbi të cilën u lëshuan 15 urdhër-arreste së fundmi për aferën e landfillit të Sharrës është i njëjti me atë që gjendet në vendimin e marrë në Gusht 2023 për vendosjen nën sekuestro të kompanisë koncesionare “Integrated Energy bv”, e cila ka në pronësi vend-depozitimin e mbetjeve të Tiranës.

Në të dy materialet gjendet e analizuar mënyra se si anëtarët e Komisionit të Koncesionit, i përbërë nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Infrastrukturës e Bashkisë së Tiranës, komunikonin dhe “raportonin” rregullisht tek sipërmarrësi Klodian Zoto.

Po ashtu, në të dy materialet jepen deklarimet e atyre që konsideroheshin si “pronarë në letra”-Giusseppe Ciffaglione, Alberto Presezzi, Thomas Hansman, të cilët mohojnë që të kenë pasur në pronësi shoqërinë off-shore “Geogenix bv”, e cila është kompania mëmë e “Integrated Energy bv” të Sharrës.

Në të dy materialet përsëriten detaje se si është zbuluar që Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët “de facto” të koncesionarit të Sharrës, urdhërat që ata jepnin për vartësit e tyre dhe “porosia” që ata kanë bërë për një linjë birre, me vlerë rreth 120 mijë euro për biznesin e babait të ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

I vetmi ndryshim mes dy materialeve është që, së fundmi, në aktet e prokurorisë janë dhënë pasazhe nga deklarimet e disa prej anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Por, edhe për këto deklarime nuk citohet koha kur janë marrë, gjë që tregon se këta persona mund të jenë pyetur edhe para sekuestrimit të landfillit të Sharrës, në Gusht të këtij viti.

Atëherë, pikëpyetja kryesore është: Përse iu deshëm SPAK-ut rreth 5 muaj për të kërkuar aplikimin e masave të sigurimit për anëtarët e Komisionit të Koncesionit, kur prokurorët e kanë pasur gati materialin, më së paku, që në fillim të muajit gusht?

“Patatja e nxehtë” djeg SPAK-un
Hetimi për landfillin e Sharrës është, ndoshta, “patatja më e nxehtë” në duart e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Në brendësi të saj gjenden figurat më të larta shtetërore, të cilët kanë dhënë kontribut direkt apo me firma “fap e fap” që kontrata me kosto koncesionare 120 milionë euro dhe me kosto reale të pallogaritshme.

Në këtë histori kanë rol kryeministri Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe të tjerë ministra e drejtues të tjerë të rëndësishëm shtetërorë.

Por, për SPAK-un, dyshimet për korrupsion në aferën e inceneratorit të Sharrës bien vetëm mbi ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili ka marrë nga dyshja e biznesmenëve Mirel Mërtiri-Klodian Zoto një linjë prodhimi birre për babain e tij.

Ky trajtim i dosjes “Sharra” nga ana e SPAK-ut, i cili e gjen përgjegjësinë tek disa “zyrtarucë” administrate, qartësisht nuk e bind aspak opinionin publik.

Të vetëdijshëm se hetimet e tyre nuk mund të prekin “peshqit e mëdhenj” në skandalin e landfillit të Sharrës, prokurorët e SPAK-ut po zhvillojnë një tjetër strategji, për të dëshmuar se “po punojnë”.

“Zhurma” të mekura
Strategjia është shumë e thjeshtë-të mbahet i karikuar opinioni publik me zhvillime nga “dosja Sharra”, por pa prekur thelbin dhe sidomos zyrtarët e lartë të përfshirë.

Si po realizohet kjo strategji? Me dy etapa.

Faza e parë është sekuestrimi i kompanisë koncesionare, me një vendim të marrë në Gusht 2023. Në atë vendim prezantohen rolet e “zyrtarucëve”, por nuk merret asnjë masë ndaj tyre.

Faza e dytë është nxjerrja e masave të sigurimit për zyrtarët, të cilët gjendeshin të gjithë në dosjen e sekuestrimit, me rolet, përgjegjësitë dhe aktivitetin e tyre në favor të dyshes Zoto-Mërtiri.

Logjika normale është që këta zyrtarë duhet të ishin vendosur në masa sigurimi që në gusht, kur SPAK-u i kishte të kristalizuara rolet dhe shkeljet e tyre.

Por, prokurorët vendosën që ndaj tyre të vepronin 5 muaj me vonesë. Qëllimi? Të tregojnë se janë duke punuar me “aferën e Sharrës” dhe të tentojë dëshpërimisht të shuajnë dyshimet që rëndojnë mbi SPAK-un se nuk ka aspak këllqe të merret me “pezzo grosso-t” e skandalit qindra milionë euro.

Etiketa: 5 muajAlberto PresezziDosja e arrestimevedy etapaGiusseppe Ciffaglioneinceneratori i tiranesklodian zotomirel mertirimuaji gushtsekuestrospakThomas Hansman

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

Sulmi me 2 viktima në Zvicër, identifikohet autori - FOTO

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com