• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Analiza: Hetimet zbulojnë shkeljet dhe lidhjet me biznesmenët e përfshirë

08:27 : 10/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës, të cilat çuan në lëshimin e 15 urdhërave të arrestit, kanë zbuluar një seri parregullsish në procedurat e ndjekura për t’i dhënë koncencionin kompanisë fituese. Përveç shkeljeve ligjore, thuajse e gjithë praktika është realizuar në bashkëpunim me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensionit.

Ngjashëm me rastet e Elbasanit dhe Fierit, edhe për inceneratorin e Tiranës, siç rezulton nga hetimet, makineria shtetërore ka qenë gati e tëra, në shërbim të biznesmenëve Zoto dhe Mërtiri. Aktet e Prokurorisë dëshmojnë se ishin ata që kanë kontrolluar të gjithë procesin nga fillimi deri në fund, ndërsa funksionarët shtetërorë të përfshirë, kujdeseshin të mbyllnin procedurat pa vonesë, sipas interesave të dy sipërmarrësve.

Në njoftimin zyrtar vihet në dukje se “shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të Zotos, ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit”.

Po ashtu kjo shoqëri, “është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare,me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie”.

Edhe dokumentat e koncensionit , rezultojnë “të jenë hartuar nga punonjësit e Zotos, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit.

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Ndërsa përllogaritjet e kostove në studimin e fizibilitetit, janë marrë – sipas Prokurorisë së Posaçme – nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre”. Gjë e cila ka sjellë në një fryrje të kostove që sot janë të detyruara të paguajnë bashkitë e Qarkut Tiranë.

Lidhja e sipërmarrësve me ish-drejtuesit e ministrisë së Mjedisit, ministrin Lefter Koka dhe sekretarin e përgjithshëm në atë kohë, Alqi Bllako, duket të ketë qenë aq e fortë, sa këta të fundit, nuk janë shqetësuar as për faktin se kompania “Integreted Energy BV”, me seli në Hollandë, nuk ishte rregjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç e kërkon ligji.

Ndonëse ky fakt i është vënë në dukje Ministrisë së Mjedisit nga ministrja e atërhershme e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, më 15 nëntor 2016, procedurat kanë vijuar, pavarësisht se janë shprehur vërejtje dhe nga ministria e Financave e ajo e Drejtësisë.

Dhe gati tre javë më pas më 7 dhjetor 2016, qeveria ka miratuar dhënien e bonusit prej 8 përqind, një kompanie të parregjistruar. Për më tepër që sipas akteve të Prokurorisë, kontrata finale rezulton e lidhur jo me “Integrated Energy BV”, por me “Integrated Energy BV SPV”, e rregjistruar ditën e nënshkrimit të kontratës, më 31 gusht 2017.

Nga hetimi rezulton gjithashtu se për disa vite me radhë, ish-ministri Koka ka patur si këshilltar të jashtëm, një ish punonjësin e tij, i cili nuk paguhej nga ministria, por që me ndërhyrjen e zotit Bllako, rezultonte i punësuar fiktivisht në kompaninë e Zotos, ku dhe merrte pagesat mujore.

Sipas prokurorisë, ky këshilltar “ka shërbyer si “urë lidhëse” për të siguruar nga autoritetet, dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të Zotos, që ky i fundit të plotësonte aktet e nevojshme dhe që shoqëria“Integrated Energy BV”, të shpallej fituese”.

Zoti Bllako për me tepër rezulton të ketë përfituar afro 120 mijë euro, në formën e një makinerie, të blerë për llogari të kompanisë së babait të tij, nga ana e sipërmarrësit Zoto. Ish-deputeti socialist, është dënuar tashmë në shkallën e parë për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa u shpall i pafajshëm në rastin e Fierit. Por tani do të duhet të përballet me akuzën e re për korrupsion në dy raste.
E njejta situatë dhe për dy sipërmarrësit Zoto e Mërtiri ndaj të cilëve ka një mal me akuza të tjera, si dhe ish ministrin Koka, i dënuar në dy vendime të ndryshme, dhe tani sërish me akuzën “Shpërdorim detyre”.

Një akuzë e cila rëndon dhe mbi 11 persona të tjerë, pjesa dërrmuese e të cilëve, anëtarë të komisionit të koncensionit. Mes tyre është ish drejtoresha juridike e ministrisë së Mjedisit Alba Thoma si dhe Drejtori i përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës Taulant Tusha./VOA

Etiketa: hetimeklodian zotomirel mertirishkeljespakurdher-arresti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
Para

“Skuadra është e uritur”, Ahmataj: Rivali ka shpirt gare, por pres fitore në Laç

TË GJITHA

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom