Kalimi i buxhetit të shtetit nen për nen ditën e sotme në Parlament në vetëm 7 minuta është tema në emisionin “Pushteti” në Fax News me gazetarin Besnik Sulejmani.
Eksperti i ekonomisë Eduart Sharka me lidhje Skype u shpreh se veprimet e opozitës në parlament, a janë të ligjshme apo jo, nuk mund t’i gjykojë mazhoranca.
Nga ana tjetër ai shprehet se mazhoranca po tregon një arrogancë të madhe dhe këtë përveç se ndaj deputetëve të opozitës, edhe ndaj popullit opozitar më së shumti.
Sakaq për buxhetin që kaloi ditën e sotme nen për nen në parlament, ai shprehet se aty fshihet një e keqe e madhe. Pasi buxheti sipas tij fsheh afera korruptive si dhe fsheh koston e patronazhimit.
Eduart Sharka: Është e ligjshme apo e paligjshme veprimi i opozitës nuk është mazhoranca që e vlerëson. Do ta shtroja në një këndvështrim tjetër. Më vjen keq që zonja e cilëson opozitën si destruktive. Mund të quhet e tillë kur prish një interes kombëtar. Fakti që kaloi për 7 minuta, nuk është se ka dëmtuar interesin publik në kuptimin e produktit që nxirret. Në kushtet ku jemi sot, falë gjithë mediave edhe populli opozitar edhe mazhoranca janë njohur me të mirat dhe të këqijat e buxhetit. Komisionet Hetimore nuk janë komisione vendimmarrëse, mund të nxjerrin kredite për njërën palë apo tjetrën,. Nuk prekin ndonjë interes madhor. Arrogancën e mazhorancës nuk e shoh ndaj atyre deputetëve, por ndaj mbështetësve të tyre. Mazhoranca ka marrë 700 mijë vota. Dhe arroganca është ndaj opozitës dhe popullit opozitar. Zonja përfaqëson të gjithë qytetarët e Roskovescit dhe jo vetëm një palë. Për mua është një buxhet i keq jo vetëm ky por edhe të tjera pasi fshehin një të keqe të madhe brenda. Afera që fsheh ky buxhet. Buxheti fsheh koston e patronazhimit.