• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD ankimon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

11:24 : 06/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni, që parashikon strehimin në Shqipëri të refugjatëve që kapen nga autoritetet detare italiane në Mesdhe.

Në një prononcim për gazetarët në hyrje të gjykatës, deputetja demokrate Lindita Metalia deklaroi se pret nga GJK cilësimin e marrëveshjes si të papajtueshme me Kushtetutën e vendit dhe pezullimin e saj.

“Kemi mbledhur firmat e më shumë se 28 deputetëve siç e kërkon Kushtetuta të padisë ndaj protokollit të nënshkruar mes qeverisë italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Nëpërmjet kësaj padie ne kemi kërkuar deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të protokollit ndërmjet qeverisë së Republikës së Italisë dhe Këshillit të ministrave të Shqipërisë që ka të bëjë me protokollin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. Po ashtu kemi kërkuar dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e protokollit ndërmjet qeverisë së Republikës së Itali dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, tha ajo.

Deputetja bëri apel për shqyrtim të shpejtë të çështjes:

“Në cilësinë e deputetes së Lezhës, pa dyshim së bashku me grupin parlamentar, kemi vendosur që kësaj t’i shkojmë deri në fund. Sot, sapo depozituam padinë, sepse ne jemi padyshim në mbrojtje të interesit të qytetarëve, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në këto kushte padyshim që presim nga Gjykata Kushtetuese një shqyrtim të shpejtë sipas objektit të padisë që ne depozituam”.

Lexo edhe:

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

Metalia hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se po e trajton vendin si pronë të vetën. Po ashtu, deklaroi se ankimi nuk ndikon në raportet dypalëshe me Italinë.


“Kjo ka të bëjë me Edi Ramën, i cili ka vendosur që Shqipërinë dhe shqiptarët ta trajtojë si pronë të vetën dhe ky është një mesazh i qartë që ai nuk mund të vendosë për fatin tonë, në shkelje të të drejtave të njeriut. Ne i jemi vazhdimisht falënderues popullit italian dhe qeverisë italiane, për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhënien tonë me Italinë, përkundrazi do të vijojnë të jenë gjithnjë e më të mira, por ne do të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke shpresuar që ta japë sa më shpejt në lidhje me kushtetutshmërinë, pra a pajtohet ky protokoll me Kushtetutën e Shqipërisë”, përfundoi ajo.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ajo e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshjen, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri refugjatët që kap në Detin Mesdhe në një qendër për pritjen e tyre, e planifikuar të ndërtohet në Gjadër të Lezhës. Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm.

Pavarësisht kritikave të shumta, kreu i qeverisë Edi Rama është zotuar se marrëveshja do të kalojë në parlament. Për miratimin e saj, nevojitet shumicë e thjeshtë.

Etiketa: Edi RamaGiorgia MeloniGjykata Kushtetueserefugjate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025
AKTUALITET

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

09:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

19:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Ujësjellësi dëmton rrjetin, mbetet në errësirë një pjesë e Tiranës

15:28 : 30/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
Para

Çfarë po ndodh në "BBVK"? Mbyllet transmetimi live për disa orë

TË GJITHA

Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani

14:14 : 01/07/2025

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

13:51 : 01/07/2025

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

13:19 : 01/07/2025

I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen

13:06 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com