• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vrasja e 14 vjeçares në Shkup, 3 të arrestuar, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj

12:53 : 04/12/2023
në RAJONI

Policia dhe prokuroria maqedonase të hënën kanë njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi, si dhe të një personi tjetër 74 vjeçar nga qyteti i Velesit.

Lidhur me këto raste janë të dyshuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve, që besohet të jetë edhe autori i krimit, është arratisur nga Maqedonia e Veriut.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në Veleshtë.

Vanja Gjorçevska, 14 vjeçe, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

“Lidhur me të dyja rastet janë të dyshuar pesë persona dhe për tre prej tyre është caktuar masa e paraburgimit, njëri ndodhet në arrati jashtë shtetit. Ndërsa, personi i pestë, babai i vajzës së mitur, është arrestuar, është marrë në pyetje dhe po ndërmerren masa të tjera nga ana e Prokurorisë Publike… Organizatori kryesor dhe autori i aktit, pasi vrau vajzën me pistoletë, është arratisur”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Lexo edhe:

Maliq/ 35-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

Ai ka thënë se policia do të bëjë gjithçka të mundur për nxjerrjen para drejtësisë të autorit kryesor të krimit. Fjala është për personin me inicialet L.P nga Shkupi, i njohur në opinion si drejtues i lëvizjes “E treta”.

“Do të bëjmë gjithçka që ky person apo kjo monstër sapo të shkel në tokën tonë, të vihet para drejtësisë”, ka thënë Spasovski.

Kreu i MPB-së bëri të ditur se motivi i vrasjes ishte përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë dhe se në këtë rast, është i përfshirë babai i saj, i cili, siç është shprehur Spasovski, i ka informuar anëtarët tjerë për kohën kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe lëvizjen e saj drejt shkollës.

“Motivi për këtë rast është përfitimi, me ç’rast një nga personat në marrëveshje edhe me një anëtar të familjes, kanë organizuar dhe kryer aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të keni përfitime”, ka thënë Spasovski.

Sipas policisë, viktima tjetër nga Veleshta nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të papastruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.

“Sa i përket viktimës tjetër, burrit të moshuar nga Velesi, ai nuk ka asnjë lidhje me vajzën e mitur, por [është vrarë] për shkak të raporteve të papastruara me një nga të dyshuarit, kurse automjeti i tij [74 -vjeçarit] është shfrytëzuar për ta marrë dhe vrarë vajzën. Automjeti është djegur dhe më pas është vrarë personi nga Veleshta”, ka thënë Spasovski.

Për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin në Maqedoninë e Veriut, prokurori publik Gavrill Buvevski tha se do të ketë “dënime të rrepta” bazuar në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut.

“Motivi është përfitimi, por kur bëhet gjatë rrëmbimit, atëherë motivi është vrasja e pastër. Vrasja e të miturve, por edhe motive të tilla, parashikojnë dënimet më të rënda”, ka prokurori Bubevski.

Lidhur me këtë vrasje të dyfishtë, që nga zhdukja e 14-vjeçares, tashmë të vrarë ka pasur reagime të shumta në opinion, duke kërkuar nga organet shtetërore masa të shpejta për zbardhjen e rastit.

Kishte edhe reagime që vrasjes i jepnin motive etnike, andaj edhe pati nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe kjo bëri që Ministria e Punëve të Brendshme të njoftojë opinionin se autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë janë me përkatësi etnike maqedonase./REL

 

Etiketa: arrestimpoliciashkupvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliq/ 35-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur

13:15 : 07/06/2025
AKTUALITET

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

11:30 : 06/06/2025
Para

I lidhur me "Ndraghetën", i riu shqiptar arrestohet sapo zbret nga avioni në Gjermani

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com