• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Plagoset rëndë ish-polici që vrau George Floyd, goditet me thikë në burg

17:40 : 25/11/2023
në BOTA

Derek Chauvin, një ish-oficer policie, që po vuan dënimin në një burg federal në Arizona, i dënuar për vrasjen e afrikano amerikanit George Floyd, u godit me thikë të premten nga një tjetër i burgosur, duke u plagosur rëndë.

Sulmi ndodhi në burgun e sigurisë së mesme Tucson, i cili prej kohësh përballet me probleme të sigurisë dhe mungesë personeli.

Në një deklaratë të Byrosë së Burgjeve konfirmohej se një i burgosur ishte plagosur mesditën e së premtes dhe se ai ishte dërguar në spital për trajtim, por nuk jepeshin detaje mbi identitetin e tij.

Më deklaratë thuhej se asnjë punonjës i burgut nuk ishte plagosur gjatë incidentit dhe se autoritetet kishin njoftuar FBI-në. Pas ngjarjes autoritetet pezulluan vizitat në këtë burg, ku vuajnë dënimin rreth 380 persona.

Ky është incidenti i dytë në pesë muaj që ndodh në një burg federal, e që përfshin një të burgosur që ka marrë vëmendje të madhe publike. Në korrik, ish-mjeku Larry Nassar, i dënuar për abuzim seksual të gjimnasteve, u godit me thikë nga një i burgosur, në një burg federal në Florida.

Lexo edhe:

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

Ky është gjithashtu incidenti i dytë i madh që ndodh në burgun federal Tucson në rreth një vit.

Derik Chauvin, 47 vjeç, u dërgua në Tucson në gusht të vitit 2022 nga burgu shtetëror i Minesotës i sigurisë maksimale. Ai po vuan një dënim federal 21-vjeçar për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd-it dhe një dënim shtetëror prej rreth 22 vitesh për vrasje të shkallës së dytë.

Avokati i Derik Chauvin, Eric Nelson, kishte kërkuar që klienti i tij të mbahej larg të burgosurve të tjerë, duke parashikuar se ai do të ishte një objektiv për sulme të mundshme. Në Minesota, Derik Chauvin u mbajt kryesisht në izolim thuhej në një dokument të gjykatës.

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë hodhi poshtë apelimin e Derik Chauvin për dënimin e tij për vrasje.

George Floyd, afrikano amerikan, vdiq më 25 maj të vitit 2020, pasi Derik Chauvin, një amerikan i bardhë, i mbajti gjurin në qafë për 9 minuta e gjysmë jashtë një dyqani, ku George Floyd dyshohej se po përpiqej të blinte me një kartëmonedhë të falsifikuar 20 dollarëshe.

Etiketa: Derek ChauvinGeorge FloydpoliciSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025
BOTA

Qeveria amerikane ka shkurtuar 59 mijë vende pune që nga janari

22:32 : 06/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025
AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025
BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025
Para

Vendimet/ Disiplina gjobit Tiranën, paralajmërohet trajneri i klubit të Superiores

TË GJITHA

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com