• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Basketboll, Karaji në krye të Kombëtares, ja risitë për ekipin kuqezi

13:26 : 25/11/2023
në SPORT

Erkand Karaji është emëruar si trajner i Kombëtares shqiptare të basketbollit. Zyrtarizimin e ka bërë vetë presidenti i FSHB–së, Avni Ponari, gjatë konferencës së djeshme për mediat, me rastin e prezantimit të sekretarit të përgjithshëm të federatës, Franko Bushati.

Karaj pason kështu në këtë detyrë grekun Antonios Dukas, ky i fundit e drejtoi Shqipërinë për një kohë të shkurtër pas dorëheqjes së Afrim Bilalit. Erkand Karaj është njëkohësisht edhe trajner i Tiranës, teksa ka shënuar rezultate të rëndësishme me bardheblutë, të cilat kulmuan me fitimin e titullit kampion në sezonin e kaluar. Karaj gjithashtu ka një palmares të shkëlqyer edhe si lojtar, me tituj të shumtë mbi shpatulla. Një CV e pasur, që ka bindur kreun e FSHB-së për ti besuar rolin e rëndësishëm, siç është drejtimi i përfaqësues kuqezi të sportit të koshit.

SURPRIZË NGA PONARI – Ndonëse konferenca ishte njoftuar për prezantimin e sekretarit të përgjithshëm të FSHB-së, Avni Ponari, surprizoi duke dhënë edhe lajmin e trajnerit të ri të Kombëtares, për t’ia besuar këtë detyrë të rëndësishme Erkand Karajit. “Përfitoj nga rasti për të prezantuar edhe trajnerin e Kombëtares, i cili do të jetë për një periudhë 3-vjeçare. Trajneri i ri i Shqipërisë do të jetë Erkand Karaji, ish-basketbollist i Tiranës, kampion për shumë vite. Kampion me Valbonën për shumë vite. Kështu që dua ti uroj shumë suksese Erkandit për drejtimin e Kombëtares. Pas shumë eksperimenteve me trajnerë të huaj, duke u konsultuar edhe me Frankon, vendosëm që ne të kthehemi te trajneri vendës, duke zgjedhur pikërisht Erkand Karajin”, deklaroi ndër të tjera presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

FJALËT E PARA – Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Erkand Karaji ka thënë edhe fjalët e para si trajneri i Shqipërisë. “Është shumë përgjegjësi e madhe, por gjithashtu edhe një nder dhe privilegj për mua. E kam marrë me shumë dëshirë dhe pasion këtë punë. Ekipi kombëtar është pjesa më e rëndësishme e basketbollit. Unë jam rritur me basketbollin dhe gjithashtu me ekipin kombëtar, ndërsa tani do jem në rol drejtues dhe mendoj që të bëj mirë. Me ardhjen e sekretarit të ri është një mundësi ndryshe dhe ka disa ndryshime, kështu që shpresoj që të na shkojë mirë të gjithëve”, u shpreh fillimisht trajneri kryeqytetas. I pyetur nëse e priste këtë thirrje për të marrë drejtimin e Kombëtares, Karaj shprehet: “Të them të drejtën e prisja edhe pse nuk e dija nëse do të ndodhte pikërisht kaq shpejt, por gjithmonë e kam e pritur. Siç edhe e përmenda, Kombëtarja është maja e basketbollit dhe patjetër që ka qenë një ëndërr për mua, por nuk e mendoja kaq shpejt”.

Por si do të jetë Shqipëria e Erkandit dhe cilat do të jenë objektivat? Ja çfarë thotë trajneri: “Akoma nuk kemi folur konkretisht, por siç e përmendi edhe vetë sekretari Bushati, ne do të synojmë te skautizimi, pra te zbulimi i lojtarëve që luajnë jashtë në liga të forta Europiane, në mënyrë që ti afrojmë. Të them të drejtën deri tani nuk pasur një zbulim shumë të mirë të këtyre lojtarëve dhe nuk i njohim ende të gjithë lojtarët që luajnë jashtë. Kështu që mendojmë që të afrojmë disa lojtarë që nuk janë afruar ndonjëherë në Kombëtare, sigurisht patjetër duke i ndërthurur edhe me lojtarët e talentuar që kemi këtu në Shqipëri, sepse janë pjesa kryesore dhe lojtarët vendës do të jenë baza e Kombëtares, sepse e njohin më mirë realitetin në Shqipëri. Pra lojtarët vendorë do të jenë baza e ekipit, duke ndihmuar edhe basketbollistët që do të vijnë nga jashtë për tu përshtatur sa më mirë në skuadër”, përfundoi Erkand Karaji, i cili u kap gjithashtu “i papërgatitur” nga prezantimi që iu bë nga presidenti i FSHB-së, aq sa shfaqej në konferencë me simbolet e skuadrës së Tiranës.

Lexo edhe:

‘Dhoma gazi për shqiptarët’, FSHB letër FIBA-s për thirrjet raciste në Maqedoni: Merrni masa!

Basketbolli shqiptar në pikën zero! Kombëtarja U-20, katastrofë 116-22 ndaj Serbisë

/Panorama Sport/

Etiketa: basketbollErkand Karaji

Lajme të lidhura

RAJONI

‘Dhoma gazi për shqiptarët’, FSHB letër FIBA-s për thirrjet raciste në Maqedoni: Merrni masa!

20:29 : 04/08/2025
SPORT

Basketbolli shqiptar në pikën zero! Kombëtarja U-20, katastrofë 116-22 ndaj Serbisë

16:07 : 04/08/2025
AKTUALITET

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski

20:27 : 03/08/2025
SPORT

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025
SPORT

Basketboll/ Fenerbahçe shpallet kampione e Euroleague

16:46 : 26/05/2025
SPORT

Euroliga/ Eleminohen kampionët, Panathinaikos mundet nga Fenerbahçe

20:27 : 24/05/2025
Para

Reshje të dendura bore në Rrugën e Kombit, ngecin trajlerat, bllokohet një korsi

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com