• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A është Gjermania ende vend i ‘shpikësve’?

08:42 : 20/11/2023
në BOTA

Gjermania ra në vendin e pestë në botë për nga numri i patentave. Sidomos kur bëhet fjalë për teknologjitë e reja ka pak shpikje. Pse?

Duket si një disk i zakonshëm i frenave të makinës, por kushdo që e kupton këtë do ta vërejë ndryshimin. Sipërfaqja është e ndryshme, e veshur me një shtresë më të errët. Ata që e projektuan, në kompaninë Trumpf në Ditzingen pranë Shtutgartit, mendojnë se shpikja do të ndryshojë të paktën pak industrinë e automjeteve.

Duke përdorur një proces lazer, ato përmirësojnë diskun e frenave në mënyrë që të konsumojnë më pak gjatë frenimit dhe të lëshojnë më pak grimca të imëta në mjedis. Shpikësit presin që industria e automjeteve të tregojë interesim për produktin e tyre. “Shpikje të tilla kanë sukses vetëm sepse ne sjellim personat më të zgjuar në kompaninë tonë,” thotë Berthold Schmidt, menaxher teknik i Trumpf.

Kjo kompani investon çdo të dhjetën euro të qarkullimit vjetor në kërkime, që është gjysmë miliardë euro në vit. Kështu ata dalin me rreth treqind patenta në vit.

“Por Gjermania nuk ofron më parakushtet më të mira për sipërmarrësit inovatorë”, kritikon Schmidt. “Le të themi, këtu duhen javë të tëra për të marrë të gjitha miratimet për krijimin e një kompanie. Në vendet e tjera mbaron brenda një dite”. Burokracia e tepërt, thotë ky drejtor, refuzon kompanitë e reja, madje edhe inovacionet.

Lexo edhe:

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Gjermania shton arsenalin ushtarak, porosit 1,400 automjete me vlerë 770 mln euro

Më pak patenta

Diçka mund të lexohet nga statistikat: Vitin e kaluar, në Gjermani janë regjistruar 57.214 patenta, që është 16 për qind më pak se pesë vjet më parë. Në nivel ndërkombëtar, Koreja e Jugut e ka kaluar Gjermaninë që zë vendin e pestë në botë. Shumica e patentave vijnë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.

Zyra Gjermane e Patentave bën të ditur se vetëm nga kjo nuk mund të nxirret përfundimi se Gjermania ka mbetur prapa në inovacione. Ata deklarojnë se shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin janë rritur ndjeshëm, por ndërgjegjësimi nuk është aq i lartë në Evropë që çdo zbulim, qoftë edhe më i vogli, që ai duhet të patentohet.

“Në vende të tjera të botës, veçanërisht në Azi, kjo vetëdije është shumë e theksuar”, thonë përfaqësuesit e këtij instituti. Në botë, numri ipatentave në fushën e elektroteknikës është rritur, ndërsa numri i shpikjeve në industrinë e automjeteve, që tradicionalisht është motori i prosperitetit gjerman, është në rënie.

Eva Schevior, presidente e Zyrës së Patentave, thotë se kjo flet për forcimin e fushave të digjitalizimit, automatizimit, inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së baterive. “Por sipas numrit të patentave të regjistruara, ky zhvillim nuk e favorizon vërtet Gjermaninë”, shton ajo.

Cilat janë mundësitë e Evropës?

Ministria e Ekonomisë thekson se numri i patentaveështë vetëm një nga faktorët dhe vlerëson Gjermaninë si vend për investime dhe kompani inovative. Ata thonë se po ndërmerren hapa për uljen e burokracisë dhe futjen e stimujve shtesë për inovacione.

Mathias Bianchi nga Shoqata e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme tregon një histori tjetër. “Në fushën e teknologjive digjitale, Gjermania nuk qëndron mirë në krahasimin ndërkombëtar”, thotë ai.

Ai thotë se Gjermania është ende një vend shpikjesh, por në industritë në zhvillim të tjerët e kanë kaluar atë. Ai e sheh një pjesë të arsyes në faktin se korporatat e mëdha të internetit nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia investojnë shumë më tepër në kërkime sesa ato evropiane.

Bianchi e sheh çmimin e lartë të energjisë dhe burokracinë e tepërt si pengesa në Gjermani. Kërkon që shteti të digjitalizojë dhe të heqë dorë nga burokracia e tepërt e panevojshme. “Përveç kësaj, ne duhet të mbështetemi në bashkëpunimin evropian,” thotë ai dhe shton se “vendet evropiane mund ta kapërcejnë konkurrencën amerikane dhe aziatike vetëm së bashku.”/DW/

 

Etiketa: Gjermanishpikje

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
BOTA

Gjermania shton arsenalin ushtarak, porosit 1,400 automjete me vlerë 770 mln euro

20:05 : 06/08/2025
BOTA

Panik në Gjermani! Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen mbi 17 mijë banorë

16:53 : 06/08/2025
BOTA

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore për ndërtimin e banesave

19:34 : 29/07/2025
BOTA

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
Para

Reperja 27-vjeçare vret menaxherin në mes të rrugës/ VIDEO

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com