• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria bën një vesh shurdh ndaj shtesës së pagës për institucionet e drejtësisë

18:36 : 08/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 25 vjetorin e Shkolles se Magjistratures. Pas ceremonise festive per shkollen, eshte zhvilluar ceremonia e diplomimit te gjyqtareve te rinj./r/n/r/nHead of the HJC, Naureda Llagami during a ceremony organized on the occasion of the 25th anniversary of the School of Magistrates. After the festive ceremony for the school, the graduation ceremony of the new judges took place.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 25 vjetorin e Shkolles se Magjistratures. Pas ceremonise festive per shkollen, eshte zhvilluar ceremonia e diplomimit te gjyqtareve te rinj./r/n/r/nHead of the HJC, Naureda Llagami during a ceremony organized on the occasion of the 25th anniversary of the School of Magistrates. After the festive ceremony for the school, the graduation ceremony of the new judges took place.

Përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë u ankuan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shtesën prej 14 mijë lekë të pagës për magjistratët nuk gjente zbatim as në buxhetin e vitit 2024, por përfaqësues të Kuvendit deklaruan se nuk ishte gjetur një zgjidhje me qeverinë për zbatimin e vendimit.

Në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve të martën, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë kërkuan nga Kuvendi që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shtesën e pagës së magjistratëve si dhe të parashikohet kompensimi për shtesat e prapambetura në buxhetin e vitit 2024 të qeverisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Pavarur i Apelimit gjatë prezantimit të kërkesave të tyre për buxhetin e ri në Kuvend theksuan se kjo ishte një çështje sensitive për mbarvajtjen e punës dhe për pavarësinë e këtyre institucioneve.

Por, kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, tha se çështja ishte në ndjekje nga Kuvendi dhe qeveria dhe se do të zgjidhej në vijim.

“Është diskutuar zyrtarisht nga Ministria e Financave, Komisioni i Ligjeve dhe institucionet e drejtësisë dhe është vendosur të bëhet me faza,” tha ajo. Sipas Bushkës, faza e parë është rregullimi ligjor dhe më pas shlyerja e detyrimeve të prapambetura. “Ky proces vijon dhe do kemi një takim institucional me gjithë aktorët për të gjetur një zgjidhje institucionalo- juridike,” përfundoi ajo.

Lexo edhe:

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

Por për krerët e institucioneve të drejtësisë, çështja është sensitive dhe duhet adresuar sa më parë.

Nënkryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi, tha se “efekti financiar nga 1 janar 2019 deri 31 dhjetor 2023 nuk janë parashikuar në këtë buxhet po kemi kërkuar një fond shtesë nga Ministria e Financave”.

Në dokumentin e dorëzuar në Komisionin e Ligjeve , KLGJ sqaron se efekti financiar për periudhën janar 2019 – dhjetor 2022 për të gjithë magjistratët dhe jo-magjistratët të cilët preken nga ky vendim gjatë kësaj periudhe është përafërsisht në shumën 700 milionë lekë.

KLGJ po ashtu u ankua për buxhetin në total të miratuar, që sipas Rusit është 35 për qind më pak se kërkesat e këtij institucioni.

“Na është miratuar 8 herë më pak se ajo që kemi kërkuar,”tha ai, duke shtuar se, “fondi i pagave nuk preket, po ajo që preket është fondi i investimeve”.

Të njëjtin shqetësim ngriti dhe Sekretar i Përgjithshëm i KLP, Emis Çerava, sipas së cilit, “Ministria e Financave duhet të marrë në konsideratë diferencën e pagës së magjistratëve”.

Sipas tij, organe drejtuese të gjyqësorit dhe prokurorisë po përballen me vendime ekzekutive të gjykatave për këtë çështje.

“Gjykatat po japin vendime dhe ekzekutimet e tyre do të na bllokojnë zërin e shpenzimeve operative duke sjellë ngërçe të funksonimit, edhe të organeve, qoftë të KLP, KLGJ apo edhe të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut,” apeloi ai.

Sipas Çeravës, vetëm ekzekutimi i një vendimi mund të shkojë rreth 3.4 milionë lekë.

Dy institucionet e vetingut, KPA dhe KPK, e cilësuar çështjen urgjente për punonjësit e tyre për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër që këto dy institucione kanë.

Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo, u kujtoi deputetëve se ky kolegj është funksional deri në mesin e vitit 2026 dhe e cilësoi problem etik përballjen e anëtarëve të institucioneve të vetingut në gjykatat e zakonshme për të përfituar shtesat e pagës.

“Gjyqtarë dhe prokurorë të 3 nivelet janë duke trajtuar të njëjtat kërkesa, ose u janë drejtuar gjykatave të zakonshme duke kërkuar përfitimin në bazë,” tha ai, duke shtuar se “nuk është as etike dhe as e përshtatshme që gjyqtarë të institucioneve të vetingut të shkojnë tek gjyqtarë që i kanë në proces vetingu ose apelimi”.

Çomo po ashtu i kërkoi komisionit të ligjeve që të rishikohej buxheti i vitit 2024 së bashku me kërkesën për rishikim të strukturës së këtij institucioni.

KPK po ashtu e konsideroi urgjente zbatimin e vendimit të Kushtetueses. Sekretar i Përgjithshëm i KPK-së, Edmond Verçani tha se ndihej keq, por edhe i detyruar që të kërkonte shtesat e prapambetura.

Sipas tij, komisionerët nuk mendojnë që t’u drejtohen gjykatave për të marrë shtesat, por “në 2025 ata nuk arrijnë dot t’i marrin,” tha ai. KPK thotë se përllogaritja për këtë institucion e efektit financar për zbatimin e këtij vendimi është 155 milion lekë.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Vilma Çausholli, nuk e ceku këtë çështje në përgjigjet e saj për kërkesat e institucioneve për buxhetin e ri, ndërsa për kërkesat e tjera tha se do të diskutoheshin deri në miratimin e tij.

Edhe relatori i projekt-buxhetit, deputeti Klevis Xhoxhi nuk e përmendi çështjen e shtesës së pagave, por tha se për të gjithë institucionet e drejtësisë kishte pasur rritje të buxhetit krahasuar me atë të vitit që po lëmë pas.

Beteja e gjyqtarëve për të përfituar shtesë page nisi në fillim të vitit 2021, pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas raportit të KLSH, një gabim në interpretimin e ligjit u kishte mohuar gjyqtarëve 14 mijë lekë në muaj dhe se paga referencë e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur deri në atë kohë.

Ministria e Financave në atë kohë refuzoi të zbatonte rekomandimin, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe me një kosto të lartë në buxhetin e shtetit, kosto që sipas zyrtarëve të ministrisë shkon në 20 milionë dollarë vetëm për periudhën janar 2019 –maj 2021.

Kuvendi ndërhyri në ligjin e vitit 2016, duke e ndryshuar nenin përkatës në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ku ishte bazuar rekomandimi i KLSH-së, por qindra gjyqtarë iu drejtuan gjykatave duke fituar gjyqet kundër KLGJ-së dhe pas fituan çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Një vit më parë kjo gjykatë i shpalli antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca për përllogaritjen e pagës bazë dhe pensionit suplementar për magjistratët në Republikën e Shqipërisë duke detyruar Kuvendin të rishikonte përllogaritjen e pagave për magjistratët./BIRN

Etiketa: 14 mijë lekë2024buxhetihtesës së pagësinstitucionet e drejtësisëmagjistratetnjë vesh shurdhqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
Para

Vllaznia-Laçi, ylli i shkodranëve do të mungojë në derbin e veriut

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom