• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja për refugjatët, PD: Antikushtetuese/ Paralajmërohet protestë te kryeministria

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar antikushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për strehimin e refugjatëve në vendin tonë, ndërsa ka listuar rreziqet që kanosen për vendin nga ky pakt. Ndërkohë, një protestë është paralajmëruar nesër para kryeministrisë në rrjetet sociale.

13:38 : 08/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar antikushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për strehimin e refugjatëve në vendin tonë, ndërsa ka listuar rreziqet që kanosen për vendin nga ky pakt. Ndërkohë, një protestë është paralajmëruar nesër para kryeministrisë në rrjetet sociale.

Për Partinë Demokratike, pakti mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italane Meloni që parashikon strehimin në Lezhë të refugjateve që kapen në ujërat italiane është në shkelje të Kushtetutës dhe si e tillë nuk mund të pranohet.

 “… Është e dëmshme dhe e papranueshme”, theksoi këtë të mërkurë nga selia blu kreu i PD Sali Berisha, i cili renditi dhe arsyet për të mbështetur pohimin.

Sipas tij, marrëveshja nxit një valë ksenofobie dhe kjo dëmton rëndë moralin dhe virtytin e mikpritjes të kombit shqiptar.

Më tej, tha se bie në kundërshtimi të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të drejtat e Njeriut.

Lexo edhe:

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

Sipas tij, kapaciteti i autoriteteve të vendit për të menaxhuar situatën lë për të dëshiruar.

Shqipëria, tha Berisha, ka historinë e saj të shkuar të zezë diktatoriale në raport me të drejtat e njeriut.

“Shqipëria sot në narkoregjimin e Edi Ramës, është vendi i përqendrimit të mbi 90 përqind të pushtetit në duart e një njeriu, është vendi i mohimit të hapur i të drejtave kushtuese të qytetarëve dhe deputetëve të saj, është vendi i proceseve dhe burgosjeve politike. PD deklaron se narkoregjimi i Edi Ramës nuk mund të garantojë respektimin më minimal të të rejtave të refugjatëve. Dëshmi e kësaj është trajtimi çnjerëzor me pasoja vdekje i refugjatëve iranianë në kampin e Manzës disa muaj më parë nga policia shqiptare”, u shpreh ai.

Një tjetër arsye që përmendi është shfrytëzimi i situatës nga grupet kriminale, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë Rama ka lidhje të ngushta me ta.

“Shqipëria nën narkoregjimin e Edi Ramës është sot vendi me potencialin trafikues më të lartë në Europë. Territori i saj kontrollohet gjerësisht nga grupet kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të lidhura siç faktojnë dekodimet e bisedave dhe mesazheve të enkriptuara, në nivelin më të lartë të pushtetit, Edi Ramën, Taulant Ballën, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë. Kështu që ngritja e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë rrezikon të amplifikojë në mënyrë katastrofale, trafiqet kriminale njerëzore, tregtinë e skllevërve, tashmë problematike në vendin tonë. PD vlerëson se vendosja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, ku shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin, përbën rrezik serioz real për vendin”, tha Berisha.

Sipas tij, firmosja e kësaj marrëveshje nga Edi Rama është bërë vetëm në shërbim të pushtetit të kreut të qeverisë.

“Edi Rama me tenderat, koncesionet, PPP-të e tij është i përfshirë në një mori aferash shumëmiliardëshe si ajo e djegësve apo e ndërtimit të Dubai City, 12 mijë apartamente në Portin e Durrësit, de jure me biznesmenin Al Alabar, por de facto me miliardat e narkoeurove të drogës të karteleve më të fuqishme si Sinaloa e Meksikës, të lidhura direkt me Edi Ramën si dhe me miliardat e vjedhura në kriptomonedha qytetarëve europianë nga ortaku direkt i Olsi Ramës, Amant Josifi, i arratisur edhe ky prej muajsh në Dubai. PD shton këtu se Edi Rama është në hetim ndërkombëtar për skandalin me Charles McGonigal. Edi Rama në vitin 2017, korruptoi shefin e FBI për Nju Jorkun, Charles McGonigal, dhe e përdori dhe e pagoi atë për sulme kundër opozitës, konkretisht ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, por e përdori atë edhe gjithashtu për vendosje gjobash shumëmilionëshe ndaj biznesmenëve në Shqipëri, nën kërcënimin se do blacklistoheshin nga SHBA”, tha Berisha.

“Rama, me kërkesën e McGonigal, hoqi në kundërshtim me ligjet e vendit, licencën e një kompanie nafte, dhe ia dha një tjetër kompanie nafte, në zotërim të Oleg Deripaskës. Heqja e paligjshme e licencës i ka kushtuar vendit dhjetëra milionë dollarë gjoba në arbitrazh. McGonigal ka pranuar plotësisht fajin përpara gjykatës së Uashingtonit, për gjashtë akuza për dosjen shqiptare, në të cilat është bashkëfajtor direkt, njëlloj Edi Rama, këshilltari i tij dhe Agron Neza, ish-oficer i policisë sekrete shqiptare. PD deklaron se në këto kushte, Edi Rama është i aftë të firmosë dhe të bëjë gjithçka për veten e tij që të fitoj sadopak mbështetje që nuk e meriton”, shtoi ai.

Paralajmërohet protestë para kryeministrisë

Në rrjetet sociale, është paralajmëruar një protestë ditën e nesërme kundër marrëveshjes Rama-Meloni.

Protesta lajmërohet të zhvillohet nga ora 16:00 para godinës së kryeministrisë.

Përmes lajmërimeve në rrjetet sociale, organizatorët nën moton “Shqipëria e Para”, shprehen kundër kthimit të vendit tonë në një “depo” të shteteve të mëdha europiane.

Etiketa: Edi RamaGiorgia MeloniPDrefugjate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
Para

Lufta Izrael-Hamas/ Zelensky: 43 shtetas ukrainas janë evakuar nga Gaza

TË GJITHA

“Kërko çfarë s’të ka takuar kurrë dhe kërcëno”/ Strategjia ruse e negociatave sipas doktrinës Gromyko

09:14 : 15/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit

09:01 : 15/08/2025

Shqiptarët nuk po “martohen” më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

08:47 : 15/08/2025

Mbahet sot takimi Trump-Putin në Alaskë, vendoset për të ardhmen e Ukrainës

08:37 : 15/08/2025

Dy të rinj bëjnë për spital futbollistin e Skënderbeut, i shkaktojnë plagë në kokë

08:26 : 15/08/2025

Reshje lokale dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:17 : 15/08/2025

Këmbimi valutor 15 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:07 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com