• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha takim me të rinjtë: Vendosa t’i kundërvihem regjimit, duam votën e lirë!

19:54 : 06/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë bashkëbisedimit më të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar edhe arsyet pse vendosi që ti kundërvihej regjimit të Hoxhës.

Berisha u shpreh se, arsyet ishin dy, ajo e votës së lirë dhe faktit se njerëzit ndryshe flisnin në kolektiv dhe ndryshe në biseda private.

“Unë isha pedagog në universitet, kisha marrë një vendim që t’i kundërvihesha atij regjimi. Nga pikëpamja materiale isha në rregull. Unë shëtisja, dilja nëpër botë. Paraqisja punimet e mia në kongreset më të rëndësishme.

Por kishte dy gjëra që e bënin të padurueshme jetën time. Njëra nga këto ishte dubliciteti. Tjetër flisnim në kolektiv, me infermierët, studentët apo miqtë dhe tjetër flisnim në privati me njëri-tjetrin dhe kjo ishte homo duplex. Njeriu i dyfishtë.

E dyta, ishte vota. Unë nuk kisha përjetuar kurrë se ç’do të thotë votë e lirë. Jo, se nuk kisha votuar ndonjëherë i lirë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

Por problemi është se kur dilja unë nëpër botë dhe shihja vendet që ishin vite drite para nesh, pyesja veten nga u vjen ky zhvillim, nga u vjen kjo begati.

Nuk kisha njohuri ekonomike, të jem i sinqertë me ju, isha mjek, por mendoja gjithnjë se këta votojnë të lirë, ne nuk votojmë.

Këto të dyja, që vinin më shumë nga nuhatje empirike se njohuritë e mia në atë kohë, më shtynë mua të marr një vendim, t’i kundërvihem regjimit.

Pa asnjë shpresë se regjimi do pësonte dëmin më të vogël nga unë, por se ai do bënte çdo gjë ndaj meje, e sigurt.

Mirëpo ngjarjet rrodhën krejt ndryshe.

Në dhjetor 90, bashkëmoshatarët tuaj dolën në rrugë, të vendosur, shumë të vendosur.

Nuk u mashtruan dot nga çdo përpjekje, por gjithashtu nuk u trembën, nuk u tërhoqën.

I rrahën ditën e parë, para syve të mi, në mënyrën më të egër, i përplasën sikur të ishin cungje në IFA, një batërdi. Kurse ata do mblidhnin forcë dhe do dilnin në darkë te sheshi për t’u përballur me regjimin. I kallën datën.

Çfarë përjetova unë? Fuqinë. Mrekullia më e madhe që kam përjetuar në jetën time është fuqia e atyre të rinjve. Fuqi me të cilën ata qëndruan të pamposhtur.

Jo vetëm qëndruan të pamposhtur, por e gjunjëzuan një diktaturë që vriste bashkëmoshatorët e tyre në kufij, megjithëse kishte hequr ligjin e tradhtisë ndaj vendit, por i vriste me motivin se po shkelin rregulloren e kufirit.

Jo vetëm i vriste, por i merrte trupat e tyre dhe i zvarriste që të tmerronte të tjerët.

Mirëpo këta të rinj në Tiranë u bashkuan dhe krijuan një fuqi të jashtëzakonshme, një fuqi nukleare, me të cilën tronditën ne themele diktaturën.

Erdhën më pas ndryshimet e tjera, shumë nga ëndrrat e tyre u bënë realitet, Shqipëria në NATO u bë realitet, Shqipëria si Europa ishte në rrugë e sipër.

Por të themi atë që është, gjatë viteve në pushtet, PD arriti t’i japë Shqipërisë një infrastrukturë krejt tjetër. Arriti që një standard tmerrësisht i rëndë për ne, renditja në vitin 1992, në tre vendet më të varfra të planetit.

Nuk e di a ua kam thënë ndonjëherë, e thotë bukur një prift polak, që kalon në 90 nga Greqia në Shqipëri dhe shkon drejt Bosnjës.

Unë kisha vizituar shumë vende, kisha parë vende në Afrikë me varfëri të tejskajshme, por vend si Shqipëria nuk kisha parë ndonjëherë. Se në këto vendet në Afrikë, dyqanet ishin plot, por njerëzit nuk kishin para. Këtu njerëzit nuk kishin para dhe dyqanet ishin bosh.

Pra, ndryshoi gjithçka, u krijua një Shqipëri që në vitin 2008 u rendit në mesin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Shqiptarët u bënë qytetarët më të paguar të rajonit. Se çdo vend tjetër, përfshi dy vende të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë.

U anëtarësua në NATO, mori rekomandimin e KE për statusin e vendit kandidatit dhe projekte madhore të një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe Europën, si TAP-i, ishin vepër e asaj qeverie.

Dua t’u informoj se nga heqja e vizave në vitin 2010, deri në vitin 2013, në Republikën Federale të Gjermanisë, kërkuan azil vetëm 430 shqiptarë. Dhe ishte shifra më e ulët.

Pra, kishte një besim. Njerëzit pranë nuk ishin të pasur, por një varfëri në rënie dhe një shpresë dhe besim te vendi i tyre në rritje’, tha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Etiketa: BerishaPDvota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025
Para

Partizani arrin fitoren e 6-të radhazi në kampionat, mposht thellë Vllazninë

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com