• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Opozita e gatshme për çdo sakrificë

13:35 : 06/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha këtë të hënë se opozita është e gatshme për çdo sakrificë.

Deklaratën e bëri në një prononcim për gazetarët, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ku pati tensione mes ligjvënësve demokratë nga njëra anë dhe punonjësve të gardës e më tej deputetët socialistë nga ana tjetër.

Në nisje ë fjalës së tij, Berisha dënoi sjelljes e gardës.

“Sot parlamenti Rama-Linda urdhëroi në kundërshtim me Kushtetutën, mbylljen e dyerve të këtij institucioni, mbyllje që mund të ketë ndodhur në kohërat më të zeza të diktaturës, dhe kurrë ndonjëherë tjetër, për deputetët e opozitës që të hyjnë në zyrën e grupit të tyre parlamentar. Ky akt antikushtetues, antiligjor , tregon të dashur qyteatarë dhe qytetare situatën kritikë që ndodhet në vend. Tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Kurrë ndonjëherë nuk mundet një roje të ndalojë një deputet të hyjë në një institucion, pa le më në zyrën e tij. Me ligj dhe Kushtetutë, deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion. Deputeti nuk mund të pengohet kurrë të hyjë në zyrën e tij. Kjo ndodhi sot me Edi Ramën, i cili, edhe njëherë në grahmat, në përpëlitjet e tij, nuk njeh më asnjë lloj ligji dhe Kushtetute dhe përpiqet të mbahet zvarrër në pushtetin e tij të krimit. Sot, për herë të parë në historinë e planetit, grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure”, tha Berisha.

“Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot në katër anët e planetit si dëshmia më flagrante e narkosjhteitt, e regjimit të Edi Ramës, të bazuar në drogën,krimin, vjedhjen dhe vasalët e tij. Akt më të turpshëm, akt më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetët e opozitës kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar. Ti mund ta përjashtosh deputetin sipas rregullave nga pjesëmarrje në seancë plenare, mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në komisione, por kurrë pa i hequr imunitetin, nuk mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Kjo ndodh për shkak të përroit psikik të një njeriu, i cili i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me krimin, të një njeriu me procese penale në SHBA dhe ndonjë vend tjetër, përpiqet tani të mposhtë opozitën në këtë mënyrë. Ju garantoj se sot opozita është më e fortë se kurrë. Unë sot u drejtohem nga ky vend, të gjithë qytetarëve shqiptarëv, pavarësisht bindjeve të tyre partiake. Kjo që ndodh është asgjësimi i parlamentit. Dhe të gjithë ju, pavarësisht bindjeve partiake, që besoni se një parlament pluralist është jetik për liritë tuaja, është jetik për zhvillimin e vendit. Kjo skenë, ky akt dhe ky vendim është atentati më i rëndë pikërisht ndaj pluralizmit politik në parlament”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Berisha publikon CV-në që i siguroi Gonxhes postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit

Alimehmeti: PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët

Më tej, një apel bëri për “popullin opozitar”: Opozita po qëndron dhe do qëndrojë e gatshme për çdo sakrificë, për të mbrojtur idealet tuaja, për të  mbrojtur aspiratat tuaja, për të mbrojtur besimin tuaj se Shqipëria duhet të jetë një vend pluralist. Se përfaqësuesit tuaj duhet të kenë të drejtë të ngrenë komisione parlamentare siç thotë Kushtetuta, për të hetuar abuzimet, vjedhjet, lidhjet me krimin të qeverisë.

“Ajo që po bën sot opozita është në mbrojtje të idealeve tuaja, për të cilat ju i sollët në parlament këta deputetë. Ju nuk i sollët në parlament ata për të mbajtur fjalime, ju i sollët ata në radhë të parë për të bërë ligje, rezoluta në përputhje me interesat tuaja. Deputetët që keni sjellë në parlament, kanë depozituar në emër tuaj dhe interesave tuaja, në përputhje me Kushtetutën, 32 ligje dhe rezoluta. Të gjitha mbahen në sirtarin e Lindës së parlamentit me urdhër të Ramës. Asnjë prej tyre nuk kalon në komisione, asnjë prej tyre nuk vjen në seancë parlamentare”, përfundoi Berisha.

Etiketa: kuvednopozitaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha publikon CV-në që i siguroi Gonxhes postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit

19:00 : 20/09/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë për qytetarët

18:28 : 20/09/2025
AKTUALITET

Peleshi thërret opozitën në konferencën e kryetareve: Të miratojmë përbërjen e komisioneve

13:08 : 20/09/2025
AKTUALITET

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

11:32 : 20/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në Tiranë/ Bardhi: PD ka nisur konsultimet për kandidatin

22:03 : 19/09/2025
AKTUALITET

“10 ditë jashtë Kuvendit”/ Deputeti i PD: U përjashtova se ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan

19:14 : 19/09/2025
Para

Një tjetër shpërthim te Metalurgjiku në Elbasan, rrezikohen zjarrfikësit dhe punonjësit e firmës

TË GJITHA

Nesër në Tiranë, përkujtimore në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk

21:27 : 20/09/2025

FOTO/ Këto janë babë e bir që humbën jetën në aksidentin tragjik në Shkodër

21:15 : 20/09/2025

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve/ Bardhi: KLGJ dëshmon se nuk është në lartësinë e detyrës kushtetuese

20:49 : 20/09/2025

Bëri burg për Rozana Radin, pas lirimit përndjek juristen e “313”-ës, rikthehet në qeli

20:35 : 20/09/2025

Ish-kryenegociatori ‘shuplakë’ Ramës: Shkrirja e Komisionit të Integrimit e gabuar

20:13 : 20/09/2025

Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?!

19:59 : 20/09/2025

DASH publikon raportin e transparencës fiskale, ja ku renditet Shqipëria

19:42 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com