• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Qeveria Rama rrit shpenzimet me 100 mln € për luksin e vet, shkurton investimet në arsim, strehim e shëndetësi

14:52 : 31/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sot ndryshimet që po bën qeveria Rama në Buxhetin e vitit 2023 duke rritur shpenzimet operative të qeverisjes me 100 milionë euro më shumë për fasadat dhe luksin e vet në dëm të investimeve për qytetarët në arsim, strehim, shëndetësi, mbrojtje sociale etj.

Teliti shprehet se “qeveria nuk ngurron të rrisë shpenzimet operative të qeverisjes së përgjithshme me 100 milionë euro më shumë – që do të vazhdojnë edhe më fort të financojnë shpenzimet për fasada dhe luksin qeveritar”.

PD i bën thirrje qeverisë që të prezantojë një paketë fiskale që ul barrën tatimore ndaj bizneseve dhe qytetarëve, një paketë fiskale që ndihmon në zhvillimin gjithëpërfshirës të ekonomisë tonë. Gjithashtu i bën thirrje qeverise që në projektbuxhetin e vitit 2024 të ulë fondet e shpenzimeve operative të panevojshme, të eliminojë financimin e PPP-ve më mbështetje buxhetore, të rrisë investimet në sektorët jetike të shoqërisë tonë dhe të mbështëse fuqimisht shtresat vulnerabël

“Sot anëtarët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, me karton dhe pa transparencë,  miratuan Aktin Normativ për ndryshimet e buxhetit të vitit aktual 2023.

Qeveria krenohet se janë rritur të ardhurat totale, gjë që ndodh sepse janë rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, barrë që rëndon e tëra në kurrizin e sipërmarrësve vendas – por ajo nuk thotë se pse kanë rënë me 70 milionë euro të ardhurat që vijnë nga Tatimet dhe Doganat.

Qeveria edhe sot nuk dha asnjë shpjegim konkret se përse, ndonëse çmimet vazhdojnë të rriten dita-ditës dhe sidomos çmimet e shportës së ushqimeve, qeveria nuk ndërmerr asnjë paketë mbështetëse për shtresat e prekura dhe bizneset që janë në prag të falimentit.

Nga ana tjetër, qeveria nuk ngurron, me një të rënë të lapsit, të rrisë shpenzimet operative të qeverisjes së përgjithshme me 100 milionë euro më shumë – që do të vazhdojnë edhe më fort të financojnë shpenzimet për fasada dhe luksin qeveritar.

Lexo edhe:

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

Vitet kalojnë, por standardet e transparencës të menaxhimit të fondeve buxhetore nuk përmirësohen.

Ndonëse ligji organik i buxhetit parashikon detyrimin e zbardhjes së listës së investimeve publike të cilat preken nga rialokimet e fondeve, në këtë Akt Normativ qeveria nuk e bën publike se cilave projekte konkretisht do t’u ulet financimi vjetor i parashikuar.

Ndonëse rriten shpenzimet operative të qeverisë, sot kartonët miratuan shkurtimet e fondeve të investimeve për disa programe shumë të rëndësishme.

Konkretisht, shkurtohen me pothuajse 9 milionë euro investimet në strehim.

Shkurtohen me 8.5 milionë euro investimet në arsim, me pak fjalë do kemi më pak shkolla të ndërtuara.

Shkurtohen me 7 milionë euro investimet në shëndetësi dhe përkujdesin social.

Shkurtohen me pothuajse 2 milionë euro investimet në emergjencat civile.

Dhe qershia mbi tortë, shkurtojnë investimet në strehim, arsim dhe shëndetësi, ama nuk ngurojnë të rrisin me 2 milionë euro investimet në godinat qeveritare.

Këto të dashur qytetarë janë të vërtetat e aktit normativ të  buxhetit të vitit aktual 2023.

Ditët në vijim do të fillojë diskutimi i projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm 2024.

I bëjmë thirrje qeverisë që të prezantojë një paketë fiskale që ul barrën tatimore ndaj bizneseve dhe qytetarëve, një paketë fiskale që ndihmon në zhvillimin gjithëpërfshirës të ekonomisë tonë.

Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverise që në projektbuxhetin e vitit 2024 të ulë fondet e shpenzimeve operative të panevojshme, të eliminojë financimin e PPP-ve më mbështetje buxhetore, të rrisë investimet në sektorët jetike të shoqërisë tonë dhe të mbështëse fuqimisht shtresat vulnerabël.”- tha Teliti.

Etiketa: arsimbuxhetiEdi RamaPDshendetesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

17:19 : 05/06/2026
AKTUALITET

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
Para

Takimi me Berishën/ Bardhi tregon aksionin opozitar: PS i ka bërë “llogaritë” gabim, ja çfarë i pret...

TË GJITHA

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

17:38 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş