• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Seanca ndaj Berishës me avokatë nga shteti/ Të gjitha zhvillimet

10:12 : 26/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet këtë të enjte për të tretën ditë me radhë, seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Një ditë më parë, avokatët e Sali Berishës braktisën sallën pas disa orë seance, në shenjë proteste për rrëzimin e kërkesës së tyre nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ata kërkuan interpretimin e masës së Berishës nga Gjykata Kushtetuese, kërkesë e cila u rrëzua.

Gjykata e Posaçme njoftoi se kishte zgjedhur avokatin Artan Simoni si mbrojtës kryesisht në mënyrë që të vijonte seanca. Pas rreth 1 orë seancë, togat e zeza me kërkesë të Prokurorisë vendosën të shtyjnë për sot seancën me të tjetë avokatë mbrojtës, nga lista e avokatëve kryesisht.

Shkak dyshohet një qëndrim i avokatit mbrojtës Artan Simoni në rrjetet sociale kundër Sali Berishës.

Ndërkohë, mësohet se gjykata ka caktuar si mbrojtës kryesisht për ish-kryeministrin, dy avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia. Seanca ishte parashikuar që të mbahej në orën 10:00, por GJKKO njofton se i ka lënë kohë dy avokatëve të shtetit, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, që të të njihen me dosjen. Në këto kushte, është shtyrë për në orën 15:00.

Lexo edhe:

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

Debati

Në seancën e sotme, një nga avokatet e caktuara nga shteti, Rabie Cenalia ka kërkuar 2 ditë kohë për t’u njohur me çështjen.

Prokurorët e SPAK thanë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen, ndërkohë që avokatja tha se nuk kishte refuzuar, por vetëm kishte kërkuar më shumë kohë për të studiuar dosjen.

“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, është shprehur Cenalia.

Në këto kushte, gjyqi u shty për në orën 15:00.

Pas daljes nga salla e gjyqit, një prej avokateve të caktuara nga gjykata konfirmoi se ka pranuar të marrë çështjen, pa dhënë komente të tjera për gazetarët.

Berisha komenton avokatët e zgjedhur nga shtetit

Këtë të enjte, teksa hynte në selinë e PD-së, Sali Berishës iu kërkua nga gazetarët një koment lidhur me avokatët e zgjedhur kryesisht për të.

Për Artan Simonin, me buzën në gaz, Berisha tha se ai ishte “ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramë”.

Ndërsa për dy avokatët e tjerë të zgjedhur nga gjykata u shpreh se s’ka marrë ende njoftim.

“E patë ju kush ishte? Fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për avokatët e rinj. Por ai që ishte, ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Edi Ramës”, u shpreh shkurtimisht Berisha.

Kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Po sot, avokatët e zgjedhur nga Sali Berisha për të përfaqësuar në gjykatë në çështjen kundër tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë depozituar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

GJKKO bëri me dije për mediat se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Më herët, gjyqtarja Gjoka është kallëzuar në SPAK prokuroren për “shpërdorim detyre”.

Sipas Berishës dhe avokatëve të tij, masa e sigurisë e dhënë për ish-kryeministrin Sali Berisha është në kundërshtim me ligjin. Berisha është shprehur se sipas parashikimeve kushtetuese, kërkesa për masë sigurie për të duhet të kalonte më parë nga institucioni i Kuvendit.

Ndërkohë gjatë konferencave për mediat përgjatë ditëve të fundit, ai ka argumentuar pse akuzat e prokurores së SPAK Enkelejda Millonai ndaj tij janë politike.

Etiketa: GJKKOSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
AKTUALITET

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

17:12 : 16/06/2025
AKTUALITET

Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

13:28 : 16/06/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”, Gjokutaj: Berisha nuk u paraqit në SPAK për shkak të një gjendje virale

11:59 : 16/06/2025
AKTUALITET

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg Loran Dushën. Sëmuret sa vjen në Shqipëri

11:59 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

10:15 : 16/06/2025
Para

Si e ndihmoi kriptovaluta financimin e Hamasit

TË GJITHA

Lufta Izrael-Iran/ Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

18:38 : 16/06/2025

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com