• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ministrat e Jashtëm të BE nuk bien dakord për Gazën

Pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit dhe reagimit izraelit, ministrat e Jashtëm të BE e kanë të vështirë të gjejnë një përgjigje të përbashkët. Tani e kanë radhën krerët e shteteve dhe qeverive të BE.

08:39 : 24/10/2023
në BOTA

Ndalimin e shkëmbimit të zjarrit për arsye humanitare do ta mbështesnin patjetër vendet anëtare të BE, është i mendimit, i ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Josep Borrell. Një armëpushim i tillë duhet që të sillte ndihmat humanitare në Rripin e Gazës dhe popullsia civile të vendoset në siguri. Për këtë u konsultuan të hënën ministrat e Jashtëm të BE. Pozicionin përfundimtar do ta vendosin krerët e shteteve dhe qeverive të BE në takimin e tyre në Bruksel në fund të javës, theksoi Borrell. Konsensusi bazik është i mundur edhe pas takimit të ministrave të Jashtëm, edhe pse nuk pati një miratim formal, sipas Borrell.

BE e ka të vështirë gjetjen e një qëndrimi të përbashkët

BE e konsideron organizaten militante palestineze si terroriste, ashtu si Izraeli, SHBA, Gjermania e vende të tjera. Që nga 7 tetori, kur Hamasi sulmoi Izraelin në mënyrë masive terroriste, BE e ka të vështirë të gjejë një pozicion të përbashkët. Dy ditë pas sulmit të papritur të Hamasit u vunë re paqartësi, nëse dhe nëse po cilat ndihmat humanitare do të ndërpriteshin për zonat palestineze. Edhe ideja e ndalimit të përkohshëm të goditjeve apo një armëpushimi për arsye humanitare nuk gjen kudo mbështetje tek vendet anëtare. Po e paqartë mbetet, se ku është dallimi mes këtyre të dyjave.

Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon me shall të kuq para mikrofonit
Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja FajonFotografi: Andreea Alexandru/AP Photo/picture alliance

Ndalim i goditjeve apo armëpushim?

Lexo edhe:

Qeveria franceze paralajmëron: Hamasi po rifiton kontrollin e Gazës

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

Borrell i pyetur për këtë tha, se një armëpushim është për të më shumë se ndalimi i zjarrit. Ky i fundit është një qëllim më pak ambicioz dhe mund të zbatohet më shpejt. Armëpushimin për arsye humanitare duhet që ta vendosin të dyja palët në konflikt. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e shfaqi këtë ide para pak ditësh. Që para takimit të ministrave të Jashtëm disa vende e mbështetën kërkesën për armëpushim. “Ne bëjmë thirrje për një armëpushim urgjent për arsye humanitare, për të krijuar korridore për ndihma humanitare për popullsinë civile”, kërkoi ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon. Edhe Spanja dhe Irlanda e mbështetën kërkesën e Guterres.

Annalena Baerbock duke shkuar në takimin e ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena BaerbockFotografi: Thomas Koehler/photothek/IMAGO

Gjermania heziton për armëpushimin 

Kurse ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock është shprehur me rezerva. Ajo u shpreh se luftimi i terrorizmit që ka sjellë kaq shumë vuajtje tek njerëzit në Gaza është “esencial”. Politikanja e gjelbër shtoi se “në të njëjtën kohë duhet bërë çdo gjë që të zbutet vuajtja e jashtëzakonshme e dy milionë njerëzve në Gaza”. Edhe nga pala çeke dhe letoneze u dëgjuan të njëjtat tone. Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky e vuri në pikëpyetje, nëse një armëpushim i tillë do të mund të zbatohet vetëm me Hamasin. Ai shpreson që askush të mos e harrojë të drejtën për vetëmbrojtje të Izraelit. Më i qartë ishte ministri i Jashtëm italian. “Ne nuk mund t’i themi Izraelit, që nuk mund të mbrojë veten, për sa kohë që Hamasi hedh raketa mbi qytetet e tij.”

Tani vendimi për të kërkuar një ndalim të shkëmbimit të zjarrit, armëpushim humanitar apo asgjë të tillë i mbetet krerëve të shteteve dhe qeverive të BE që takohen të enjten. Në një draft të presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel është përgatitur pasazhi përkatës, të paktën deri më tani./Dw

Etiketa: BEGazaizrael-hamaslufteMinistrat e Jashtëm të BE

Lajme të lidhura

BOTA

Qeveria franceze paralajmëron: Hamasi po rifiton kontrollin e Gazës

19:56 : 22/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
BOTA

OKB: Gaza po përballet me katastrofë shëndetësore që do të zgjasë për breza të tërë

14:58 : 22/10/2025
BOTA

Një plan paqeje pa dorëzim territori te Rusia, Ukraina dhe BE përgatisin propozimin për Trump

12:16 : 22/10/2025
BOTA

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025
RAJONI

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

21:11 : 21/10/2025
Para

ERRU rrëzon aplikimet për rritje çmimesh në Shkodër, Elbasan dhe Berat

TË GJITHA

E rëndë në Kanada! E reja shqiptare vritet nga burri, autori ekzekutohet nga policia

20:06 : 22/10/2025

Qeveria franceze paralajmëron: Hamasi po rifiton kontrollin e Gazës

19:56 : 22/10/2025

Kurti në Londër: Sulmi në Banjskë s’mund të harrohet, drejtësia nuk ka ardhur

19:46 : 22/10/2025

Zhupa kërkon interpelancë me Gonxhen për projektin TID: Prioritet qytetarët dhe trashëgimia

19:28 : 22/10/2025

Starmer: Do t’i mbyllim rrugët e Ballkanit për emigrantët e paligjshëm

19:13 : 22/10/2025

EMRAT/ Arrestohen në Angli dy shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë

19:03 : 22/10/2025

Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë

18:49 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com