• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Partizani”, Berisha akuza prokurores Millonai: I shërbeu Ballës

22:43 : 21/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

“Jamarbër Malltezi është ndaluar për faktin e vetëm se është dhënri i Sali Berishës” u shpreh lideri i demokratëve që ka akuzuar prokuroren e çështjes Enkelejda Millonai se i ka shërbyer Taulant Ballës duke sekuestruar kompjuterin e Jamarbër Malltezit dhe bashkë me të edhe padinë që ai do të depozitonte për Ballën.

“E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit. Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt. Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën. Ky proces do vazhdojë, sigurisht”, tha Berisha  gjatë konferencës për mediat nga selia e PD lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK për dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Gjithashtu, Berisha tha se dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit nuk i është gjetur asnjë shkelje dhe se procedurat për privatizimin e klubit Partizani nuk janë firmosur nga qeveria e tij dhe as nga presidenti Bamir Topi.

“Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje. Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë ka hetuar privatizimin e klubit Partizani. Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime. Klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.

Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta.Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006. Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995″, u shpreh.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

“Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës. Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkë-investitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë. Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar.

Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave. Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar. Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë. Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt. Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian. E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani. Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye”, deklaroi ai.

Etiketa: Enkelejda MillonaiKompleksi “Partizani”PDSali BerishaspakTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
Para

Masa e sigurisë ndaj Berishës, kreu i PD: SPAK duhet të merrte leje nga Kuvendi

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com