• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau bashkatdhetarin në 1999, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Greqi

10:01 : 19/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Gjykata e Selanikut dënoi me 15 vite burg një 48-vjeçar shqiptar për një krim të kryer gati 24 vite më parë, në zonën e Sindos. Sulmuesi ka vrarë me thikë një bashkatdhetar 19-vjeçar dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë.

Në shtetin fqinj, ai u dënua për vrasje nga pakujdesia dhe pasi kreu 10 vjet u lirua në dhjetor 2021. Në prill 2023, i akuzuari u arrestua, me një urdhër ndërkombëtar, në Mal të Zi dhe më pas u ekstradua në Greqi.

Çështja u dërgua në Gjykatën e Selanikut pasi vendimi i mëparshëm i gjykatës shqiptare nuk përbën ‘res judicata’ sepse Shqipëria nuk është vend i BE-së.

Kështu, ai duhej të gjykohej dhe të vuante pjesën tjetër të dënimit në Greqi, siç shpjegoi për avokati mbrojtës, Thanasis Alexopoulos. Viktima 19-vjeçare dhe autori 24-vjeçar (në atë kohë) punonin, si emigrantë ekonomikë, në punë bujqësore dhe blegtorale, në zonën e Sindos.

Sipas aktakuzës, më 30 janar 1999, i pandehuri ka debatuar me viktimën dhe dyshohet se e ka sharë dhe kërcënuar. Të nesërmen ata u takuan së bashku me bashkatdhetarët e tjerë në një stallë në të njëjtën zonë.

Lexo edhe:

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

Në një moment viktima është larguar për të marrë cigare ndërsa autori e ka ndjekur me motor dhe në një distancë prej 100-150 metrash e ka kapur dhe kanë debatuar sërish.

Bashkatdhetarët e tyre kanë treguar se kanë parë autorin duke mbajtur në dorë një thikë dhe viktimën një shkop të gjatë. Siç thanë ata, dy personat janë përfshirë në sherr dhe 24-vjeçari ka shtyrë viktimën dhe është larguar me shpejtësi.

19-vjeçari shkoi në stallë dhe më pas u rrëzua në një pellg gjaku, duke lënë frymën e fundit. Në Gjykatë 48-vjeçari, baba i katër fëmijëve të rritur, ka pranuar aktin e tij.

“E kam bërë. I kërkoj falje të gjithëve, fillimisht familjes së viktimës. Kam ardhur në Greqi për të punuar, për një jetë më të mirë. Bashkatdhetarët e mi që kemi punuar bashkë më kanë thirrur të rrimë. Ne e kemi njohur viktimën, e kam pasur atë si vëlla. Natë më parë ishim mbledhur në stallë. Ndërkohë qe po pinim dikush i tha që e shava. Po të kisha diçka me të nuk do të shkoja. Natën fatale kur hyra ne vendin ku të gjithë ishin, e pyeta: “Pse nuk flet me mua? Ai u largua për të marrë cigare. Edhe unë hipa në biçikletë dhe nisa të iki, për të shkuar atje ku isha. Ishte natë. Gjatë largimit, viktima dhe dy të tjerë më prisnin jashtë dhe më goditën me një send hekuri.

Rashë nën makineri dhe për 10 minuta isha pa ndjenja. Mendova se donin të më grabisnin. Teksa shkova të marr makinën, viktima erdhi mbi mua. Unë kisha një thikë shërbimi dhe e godita. Nuk e mbaj mend si ndodhi, nuk e kuptova kë sulmova”, pohoi ai.

“Kur po shkoja në polici erdhi një shqiptar dhe më tha se ai që godita vdiq, u tremba dhe u largova”, shtoi ai dhe kur u pyet për 19-vjeçarin, ai qau dhe tha: “Ai ishte një djalë i mirë. Nuk do ta bënte një gjë të tillë. Të tjerët duhet t’i kenë thënë të më sulmojnë. Nuk e di nëse donin të më pushonin. Unë kam qenë vetëm tre muaj”.

Prokurori sugjeroi fajësinë e tij dhe kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Juria unanimisht e shpalli fajtor për vrasje me paramendim, pa rrethana lehtësuese. Mirëpo, është vendosur burgim të përkohshëm sipas ligjit përkatës. Kështu, i akuzuari ka mundësi të lirohet nga burgu pasi ka kryer tashmë 3/5 e dënimit në Shqipëri.

Etiketa: 15 vite burgGreqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025
AKTUALITET

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025
AKTUALITET

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë (FOTO-EMRI)

12:07 : 10/10/2025
KRONIKE

Zbulohet parcela me drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

10:52 : 10/10/2025
AKTUALITET

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

10:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025
Para

Protesta e pensionistëve para Kuvendit/ I moshuari rrëzohet në tokë pas përplasjes me policinë

TË GJITHA

E rëndë në Itali, 54-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në një kanal uji

13:29 : 10/10/2025

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com