• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Publikohet FOTOJA e “Kapeles”, i shpallur në kërkim nga SPAK, skafist me nam në Vlorë

21:35 : 13/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Ish-shefi i Antidrogës, Dritan Zagani ka publikuar foton e vlonjatit Arben Dalipaj, i njohur me nofkën “Kapelja”, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Flakë në det”, bashkë me Gëzim Çelën nga Fushë Kuqja e Kurbinit, i njohur me nofkën “Baroni i drogës” dhe Roland Guzon nga Durrësi.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka arrestuar shtetasit Arlind Ismailukaj, Nerim Çela, (nipi i Gëzim Çelës), Besnik Brokeri, Armando Mema, shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj, si dhe dy shtetas nga Ukrania, Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.

Grupi, i udhëhequr nga Gëzim Çela, dyshohet se shkëmbenin në det kanabis me kokainë dhe heroinë. Kur u godit ky grup në muajin gusht, Arben Dalipaj, dyshohet se ka qenë drejtuesi i gomones që u nis nga lokali “Royal Blue”, Patok, së bashku me të dyshuarin Besnik Brokeri. E ndërsa ky i fundit u arrestua në flagrancë në këtë mjet lundrues, “kapelja” u zhduk, duke iu shpëtuar prangave. Sipas dosjes, ‘kapelja’ kishte komunikim me ish-policin Ismailukaj, kjo pas këqyrjes së aparatit telefonik të ish-policit.

Burime për mediat bëjnë me dije se emri i Arben Dalipajt, përmendet në shumë raporte informative të Policisë Shqiptare dhe Guardi Di Finanza Italiane, ku lakohet shpesh si furnitori kryesor me drogë, i trafikantëve shqiptarë.  Ai është një skafist me “nam” në Vlorë, ku njihet si skafisti nr.1 ose “Luani i detit”.

Emri i Arben Dalipajt ka dalë për herë të parë në dëshmitë e Dritan Zaganit, i cili për të para disa kohësh tregonte:

Lexo edhe:

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

“Ky subjekt në Vlorë (Arben Dalipaj) ishte i garantuar. Flasin faktet. Ka vite e vite që punon i qetë. Trafikon drogë. Ky kontigjent jeton si një zotëri i njohur në Vlorë, e njohin të gjithë, si filani që ka lekë dhe ka vilë. Kam hedhur informacion vetë në sistem.

Kishte lidhje në polici. Kishte tabulatet e mia. Do të thotë që është i lidhur me persona të tjerë në polici e në prokurori. Dihej që isha nën përgjim. Ai që me përgjonte mua jo vetëm shiste inforacionin, por i ka dhënë edhe tabulatet e mia. Unë nuk i kisha lidhjet për ta mësuar kush e bën këtë punë. Por kur ndodhin këto fakte, unë i kërkoj drejtorit dhe nëndrejtorit e specialistit Hasrama, cfarë po ndodh? Më ngrenë supet.

Malli magazinohej nga Llogaraja në Borsh ku kishte baza. Sepse ai paguan për bazat. Ai kishte pjesën e tij të drogës nëpër gomone. Kishte disa trafikantë që paguanian gomonen për t’u transportuar mallin. Dhe vazhdon ashtu edhe në këtë formë.

Ky subjekt është i lirë. Nuk është i proceduar asnjëherë. Kam edhe të dhëna të tjera. Në shtëpinë e tij është mbajtur në dorë canta me 20 kg kokainë. Këtë informacion e kam hedhur në sistem. Nga ky informacion prokuroria e krimeve të rënda më akuzon se kam dashur të vendos mjete përgjuese në shtëpinë dhe makinën e tij në mënyrë të paligjshme. Është e vërtetë që donim t’i vinim mjete vëzhgimi e përgjimi ligjërisht, por nuk mundëm.

Pas hedhjes së informacionit në sistem, specialisti Hasrama, pasi më dërgoi efektivët për të vendosur përgjuesit, nuk u përgjigj më. U tërhoq.

Ky ka lidhje të forta në Tiranë. Ky zotëri në banesë dispononte mbi 3 milionë euro cash. E kam hedhur këtë informcion në sistem. Nuk pati reagime. Kam hedhur në sistem edhe se në bodrumin e një vile që ka mbi Ujin e Ftohtë ka një arsenal armësh. Më është thënë nga specialisti i policisë, Hasrama se nuk e hetojmë dot, nuk e procedojmë dot. Një pjesë lekësh i kishte investuar me një mikun e tij politikan në koncesione hidrocentralesh. Në disa koncesione që janë dhënë së fundi në zonën mes Korcës e Librazhdit ka pasur investime, jo si investitor i drejpërdrejtë, por i kamufluar. Bëhet fjalë për fundin e 2013 kur unë e kam patur këtë informacion. Por nuk i kam shkuar dot deri në fund. Por di që një mik i tij politikan, ka qenë deputet dhe nuk e di nëse është, por ky është parë në Tiranë me njerëz të tillë që nga burime të brendshme më është thënë që ka investuar lekë në këto koncesione hidrocentralesh.”

Sot, Dritan Zagani ka publikuar foton e Arben Dalipajt në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Lexova sot ne media se ça “koka” te medha qe bejn ekspertizen e krimit ne vendin tone deklarojn se Arben Dalipin, scafisti e famshëm se njef askush dhe se ska asnje foto te tija. Sa per fillim po jua dergoj foton une nga Zvicra meqe ju aty nuk keni mundesi, dhe se dyti gugulloni pak emrin tim dhe lexoni..do mesoni shume per ket trafikant qe na e bete kaq te famshëm deri ne fantazmë”, – duke iu referuar deklaratave të profesorit të krimonologjisë, Ervin Karamuço.

Etiketa: Arben Dalipajbaroni i drogesdrogegezim celakapeljaluani i detitskafisspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025
AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
KRONIKE

Zbulohet parcela me drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë

10:52 : 10/10/2025
AKTUALITET

I dënuari për drogë tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Rinas! Kush është 55-vjeçari me dy emra

08:55 : 10/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
Para

Franca konfirmon vrasjen e 15 shtetasve të saj në Izrael

TË GJITHA

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025

U sulmua 2 muaj më parë, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO)

14:53 : 10/10/2025

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

14:44 : 10/10/2025

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com