• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati për Kosovën, Berisha: Fjalimi i Ramës, i shkruar në zyrat e Vuçiçit

13:24 : 12/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh këtë të enjte se fjalimi i kryeministrit Edi Rama mbajtur në foltoren e institucionit më herët gjatë ditës, është shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiçit.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se fjalimi kishte për qëllim kryesor të portretizonte si “djall me zile” kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

“Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli e Kosovës e quan vëllau i Vuçiçit, analistë të mirënjohur perëndimorë e quajnë Pashiqi shqipfolës, kurse PD e ka shpallur prej vitesh argat i Vuçiçit dhe i Beogradit. E denoncoj sot sepse në një kohë kur u arrit një konsensus për t’i dhënë mbështetje të plotë rezolutës së Republikës së Kosovës, ai lexoi këtu një fjalim të shkruar fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot, kreu juaj kishte ndërruar fjalimshkruesin. Fjalimi që lexoi këtu para jush është fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiçit. Ky fjalim kishte qëllim kryesor, në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim të mbronte padronin e tij, serbomadhin Aleksandër Vuçiç. Kishte për qëllim të bllokonte çdo lloj përpjekje që mund të bëhej për ndonjë hap pozitiv në drejtim të klimës midis Serbisë dhe Kosovës, klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste, të dërguara nga Serbia, të armatosura në Serbi. Dhe të strehuara tani në Serbi”, tha Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se Rama në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë Vuçiç kanë për qëllim ndarjen e Kosovës.

“Unë garantoj shqiptarët se Edi Rama vazhdon si argat i Vuçiçit, çdo ditë dhe çdo javë dhe muaj, përpjekjet për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb. Sipas projektit të serbomadhisë. Ju këtu, çfarë t’u them unë ju këtu, ju jeni zero pas një numri. Ne ramë dakord për një rezolutë, në të cilën mbështetet pikë  për pikë, nen për nen rezoluta e Kuvendit të Kosovës. Kurse kreu juaj, Pashiqi shqipfolës, vëllai i Vuçiçit, argati i Vuçiçit, këtu në një fjalim të stilit të Muamer Gadafit, një orë e gjysmë, bëri gjithçka për të vazhduar përçarjen midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sulmoi egërsisht kryeministrin e Kosovës. Përsëri shpalli projektin e ndarjes së Kosovës, të vendosjes së veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it. Përsëri përsëriti tezat e Vuçiçit për tokën e askujt. Përsëri foli për dallime ideologjike. Po ku ke ideologji ti? Ideologjia jote është e një tradhtari, e një hajduti, e një banditi të lidhur me Belivukër dhe stër-belivukër. Dhe flet për ndarje të tilla ti këtu”, u shpreh.

Lexo edhe:

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

“Ideologjia jote, shtoi duke iu referuar kreut të qeverisë, është e tëra në kurriz të Kosovës dhe dëmtim të çështjes së saj”.

Ai foli për takime të fshehta mes Ramës dhe Vuçiçt dhe kujtoi mbështetjen e tij në projektin për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

“Ka 10 vite që kur erdhi në pushtet, çfarë bëri? Një çështje të mbyllur në mënyrë përfundimtare, ndryshimin e kufijve, e hapi në takimin e parë me Vuçicin. Nga ai takim gjer më sot janë bërë 13 takime, publike apo të fshehta, në të cilat ka pasur vetëm një çështje në axhendë: ndarja e Kosovës. Edhe në takimin e fundit në Nju Jork, u informua për skenarin e Radioçiçit, të cilën Policia e Kosovës ua plasi në dorë”, deklaroi Berisha.

Ai i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar” të ndalojë bashkëpunim Rama-Vuçiç që sipas tij, është faktor destabilizues për rajonin.

“Në histori, ky është i vetmi në Europë, që jashtë çdo lloj turpi, shpall Vuçiçin si faktor paqeje. A e dëgjoni që nuk përmend ndonjëherë Serbinë, në një kohë kur rezoluta që do votojmë, fillon me agresionin e Serbisë në Kosovë, vazhdon me agresionin e Serbisë në Kosovë? Guxon ky ta përmendë Serbinë? Jo mo kurrë. Ky është peng, ky është argat, ky ka firmosur diku për të ndarë Kosoën me oreksin e Serbisë. Pasi dështoi me ndryshimin e kufijve, kaloi te Ballkani i Hapur dhe doli kreu juaj bashkë me Vuçicin në krah dhe paraqiti hartën pa Kosovën. Pra, e vërteta është se 10 vite që jemi në pozicione të kundërta, ne do e votojmë rezolutën sepse rezoluta shpreh pikë për pikë ato që thotë rezoluta e Kosovës dhe dy-tre nene që nuk janë maksimumi, por përsëri përmbytin çdo gjë të politikës që ka ndjekur Edi Rama kundër Kosovës dhe qeverisë së saj”, tha Berisha.

Etiketa: albin kurtialkesander vucicEdi RamakosoveSali BerishaSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
Para

Leja e posaçme për Belerin/ Të gjitha faktet si po e zvarrit “Drejtësia e Re”

TË GJITHA

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Giriş