• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deputetja: Trefishim i bonusit të bebes, vendi në “dimër” demografik

12:48 : 26/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia e Lirisë kërkon që përkrahja e familjeve që bëhen me fëmijë të jetë një emergjencë kombëtare dhe për këtë kërkon nga qeveria trefishim të bonusit të bebes dhe heqjen e kategorizimit në bazë të numrit të fëmijëve.

Kështu deklaroi sot nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe deputetja Erisa Xhixho, në daljen për mediet nga Kuvendi duke shtuar se shkresa i është drejtuar qeverisë.

“Në Kuvend ka ardhur projektligji “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” ku po diskutohen amendamentet sa i përket bonusit të bebeve, një ligj i cili në kontekstin e sfidave që po kalon familja shqiptare sot, merr një rëndësi të madhe”, tha Xhixho.

“Shqipëria po përballet me emigrimin masiv, i cili së bashku me rënien drastike të numrit të lindjeve janë bërë shkaktarë të tkurrjes së popullsisë. Ky dimër demografik po rrit me shpejtësi moshën mesatare të popullsisë së Shqipërisë, kur para pak vitesh ishte një nga vendet më të reja në Europë. Numri i lindjeve ka rënë me rreth 17% në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada. Ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90”, theksoi Xhixho.

“Në këtë situatë dramatike që po kalon vendi, përkrahja e familjeve që bëhen me fëmijë është emergjencë kombëtare. Duke i asistuar financiarisht këto familje, mund të përmirësojmë kushtet e tyre dhe nga ana tjetër të inkurajojmë çiftet e reja për të sjellë në jetë fëmijë”, përfundon Xhixho.

Lexo edhe:

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14%

“Për këto arsye, i jam drejtuar me një letër zyrtare qeverisë me një propozim konkret për trefishimin e bonusit të bebes. Aktualisht, në Shqipëri, bonusi mesatar për një fëmijë të lindur është 60 000 lekë. Ne propozojmë trefishimin e kësaj shume në 180 000 lekë për çdo fëmijë që vjen në jetë, qoftë ky fëmija i parë apo i dytë, fëmijët binjakë apo më shumë. Gjithashtu propozojmë heqjen e kategorizimit në bazë të numrit të fëmijëve”, tha Xhixho.

“Në bazë të përllogaritjeve tona, kostoja totale në buxhetin e shtetit brenda një viti do të jetë afërsisht 4.9 miliardë lekë. Kjo kërkesë synon që t’i përgjigjet sadopak krizës ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare, rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës”, shton Xhixho.

“Është emergjente dhe jetike për të luftuar shpopullimin dhe uljen e madhe të numrit të lindjeve, që të rrisim mbështetjen financiare për fëmijët e sapolindur. Përpara një situate dramatike, kjo është një shumë e përballueshme për buxhetin e shtetit, mjafton që taksat e qytetarëve t’i çojmë në dobi të tyre dhe të ardhmes së tyre”, vijon Xhixho.

Aktualisht, bonusi i bebes jepet 40 000 lekë për foshnjën e parë, 80 000 lekë për foshnjën e dytë, 120 000 lekë për foshnjën e tretë dhe foshnjeve të tjera. Për prindërit që sjellin në jetë binjakë, masa e përfitimit është në masën 80 000 lekë për secilën foshnjë, për prindërit që sjellin në jetë trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit është në masën 120 000 lekë për secilën foshnjë.

Masa këto që siç tregoi koha ishin të pamjaftueshme për të ndaluar rënien e lindshmërisë dhe tkurrjen e popullsisë së vendit.

Etiketa: erisa zhixholindjelindshmeriatkurrja e popullsise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

09:09 : 21/05/2025
AKTUALITET

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14%

16:25 : 19/05/2025
AKTUALITET

OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri në 3 dekadat e ardhshme

08:01 : 14/04/2025
AKTUALITET

BSH: Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

08:11 : 08/04/2025
AKTUALITET

Shenja shpopullimi, bien lindjet në Vlorë/ Mjekja: Çiftet kanë pasiguri ekonomike

15:41 : 23/03/2025
AKTUALITET

“Emigrojnë” edhe bebet/ Të rinjtë në emigracion po lindin më shumë

21:50 : 08/03/2025
Para

Humbja në Kukës/ Bumçi: Rama hodhi miliona për të treguar që asgjë s’ka ndryshuar

TË GJITHA

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com