• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj, Shqipëria humbi 28,531 banorë në 2025

13:53 : 02/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur në 2.33 milionë banorë më 1 janar 2026, duke humbur mbi 28 mijë banorë vetëm gjatë një viti. Ndërsa lindjet vijojnë të jenë më të larta se vdekjet, emigracioni po vazhdon të zbrazë vendin me ritme që nuk arrijnë të kompensohen nga shtesa natyrore.

Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë ra me 1.16% gjatë vitit 2025, duke zbritur në 2,335,930 banorë. Në pamje të parë, vendi vazhdon të regjistrojë më shumë lindje sesa vdekje, por diferenca është minimale. Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 22,541 lindje dhe 21,394 vdekje, çka solli një shtesë natyrore prej vetëm 1,147 personash.

Megjithatë, ky bilanc pozitiv është “gëlltitur” plotësisht nga emigracioni. Migracioni neto rezultoi negativ me 28,531 persona, që do të thotë se kaq më shumë njerëz u larguan nga Shqipëria sesa u kthyen apo u vendosën në vend. Praktikisht, për çdo shqiptar që i shtohet popullsisë nga lindjet, afro 25 të tjerë humben nga emigracioni.

Lindjet bien, emigracioni mbetet i pandalshëm

Lexo edhe:

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

Mësuesi në protestë: Sorra janë ata që ju quajnë juve sorra! Të rinjtë shqiptarë janë shqiponja

Krahasuar me vitin 2024, numri i lindjeve ka rënë me 769 foshnja, nga 23,310 në 22,541. Edhe vdekjet kanë shënuar ulje, nga 22,102 në 21,394, por ritmi i rënies së lindjeve mbetet shqetësues.

Shifrat tregojnë qartë se problemi kryesor i Shqipërisë nuk është më vetëm plakja e popullsisë apo rënia e lindshmërisë, por largimi i vazhdueshëm i qytetarëve në moshë pune. Edhe sikur lindjet të mbeteshin në nivelet aktuale, emigracioni vazhdon të jetë faktori dominues që tkurr popullsinë.

Tirana thith Shqipërinë

Një tjetër fenomen që konfirmohet nga raporti është përqendrimi i popullsisë në kryeqytet. Tirana është i vetmi qark në vend që ka regjistruar rritje të popullsisë gjatë vitit 2025, me 0.7%. Të gjitha qarqet e tjera kanë humbur banorë.

Rëniet më të forta janë regjistruar në Kukës me 2.59% dhe Shkodër me 2.56%, duke treguar se zonat veriore vazhdojnë të përballen me largim masiv të popullsisë.

Sot, pothuajse një në tre shqiptarë jeton në Tiranë. Kryeqyteti përfaqëson 32.8% të popullsisë së vendit, ndërsa pas tij renditen Fieri me 9.7%, Elbasani me 9.5% dhe Durrësi me 9.4%.

Shqipëria po plaket me shpejtësi

Përveç tkurrjes numerike, vendi po përballet edhe me plakje të përshpejtuar të popullsisë. Mosha mediane e shqiptarëve është rritur nga 44.3 në 45 vjeç vetëm brenda një viti. Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë tashmë është mbi 45 vjeç.

Akoma më shqetësues është raporti i varësisë së të moshuarve, i cili u rrit nga 33.3% në 35.7%. Në terma praktikë, për çdo 100 persona në moshë pune ka pothuajse 36 pensionistë që varen ekonomikisht prej tyre.

Ndërkohë, raporti i përgjithshëm i varësisë është rritur nga 57.1% në 59.4%, duke sinjalizuar presion gjithnjë e më të madh mbi tregun e punës, skemën e pensioneve dhe financat publike.

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj

Nëse trendet aktuale vijojnë, Shqipëria rrezikon të përballet me një sfidë të dyfishtë: më pak banorë dhe më pak të rinj. Nga njëra anë, emigracioni po largon një pjesë të konsiderueshme të forcës së punës; nga ana tjetër, rënia e lindjeve po pakëson brezat që do të hyjnë në tregun e punës në dekadat e ardhshme.

Shifrat e INSTAT tregojnë se kriza demografike nuk është më një parashikim për të ardhmen, por një realitet që po transformon ekonominë, tregun e punës dhe strukturën sociale të vendit. Dhe ndërsa Tirana vazhdon të tërheqë popullsinë nga pjesa tjetër e Shqipërisë, pjesa më e madhe e qarqeve po humbin banorë vit pas viti, duke thelluar pabarazitë rajonale dhe sfidat e zhvillimit. /ekofin.al

Etiketa: emigrimlindshmeriarinia shqiptareshpopullim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

08:19 : 13/07/2026
AKTUALITET

Mësuesi në protestë: Sorra janë ata që ju quajnë juve sorra! Të rinjtë shqiptarë janë shqiponja

20:47 : 12/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

08:11 : 09/07/2026
AKTUALITET

Pasi përzuri shqiptarët, Rama mbush tregun me filipinas dhe indianë

10:35 : 08/07/2026
BOTA

Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania

09:48 : 06/07/2026
AKTUALITET

Shkatërrimi “jo krijues” dhe shkretues i Shqipërisë

09:31 : 04/07/2026
Para

Jehona për Zvërnecin 'kapërcen' kufijtë, shqiptarët e diasporës njoftojnë protestë

TË GJITHA

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş