• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi, telefonoje mikun Vuçiç

21:21 : 25/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, RAJONI, VIDEO

Nga Boldnews.al

Sot në Kosovë polici Afrim Bunjaku u mbulua me dhe’, duke ia prerë jetën në mes terroristët serbë. Katër nga terroristët u vranë, por armët janë gati me plumbin në fole dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në vijim.

Padyshim që ata që shkrehën plumbat janë vetëm ekzekutorë, pasi urdhëruesit e “padukshëm” dhe nxitësit ndodhen aty në elitën politike në Beograd. Kosova sot vajton një polic të vrarë, ndërsa serbët derdhin mllef për katër terroristët e tyre që u vranë nga kundërpërgjigjja e nevojshme e strukturave të Policisë së Kosovës.

Edhe kryeministri ynë reagoi, por si një “ndërkombëtar nordik i shqetësuar”. Nuk përmendi kurrë serbinë si përgjegjëse, nuk përmendi fare asnjë rresht se ngjarja ishte “akt terrorist”, nuk mbajti asnjë deklaratë institucionale as “kryediplomati i ri” Igli Hasanaj, ministër tjetër jo e jo, duke u mjaftuar me një status pak më shumë se idiotesk në rrjetet sociale të vetë Ramës.

Kosova sot është jetime, pasi Tirana zyrtare që përfshin vetëm një emër, Edi Ramën, e ka lënë vetëm, pa një mbrojtje diplomatike, pa një kordinim për të kapërcyer situatën, e akoma më rëndë në sulm politik ndaj Kosovës dhe veçanërisht kryeministrit Albin Kurti.

Lexo edhe:

Çfarë prisni nga qeveria e re e Ramës? Alimehmeti: S’kanë rëndësi emrat, thjesht do marrin urdhra

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

Paradoksalisht më të mërziturit në qëndrime ditën e djeshme ishin Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama. Secili për hesap të tij, por në disa pika mërzia është e përbashkët, pavarësisht qëllimeve të njërit apo tjetrit. E para presidenti serb, si një kastë e vjetër politike që ka qenë ministër i Molosheviçit kur mbi Kosovë kryenin maskara të tmerrshme, ditën e djeshme pësoi befasi dhe lëkundje e fortë emocionale.

Ajo që kishin parashikuar për destabilizimin e plotë të Veriut të Kosovës dështoi. Vrasja në pritë e policit Bunjaku solli kundërpërgjigjen e shpejtë të forcave policore speciale të Kosovës. Bilanci është katër të vrarë, gjashtë të plagosur, dy të arrestuar dhe shumë armë të kapura që të gjitha të dala nga depot ushtarake të serbisë.

Vuçiç nuk është i dëshpëruar se u vranë katër “Martirët e tij”, sepse për të janë një statistikë pa vlerë në qëllimin e madh që është mbajtja e një nacionalizmi të ndezur në Serbi, duke nxitur këta ekstremistë të krijojnë destabilizim ndërsa ai vetë kur Ballkani digjet të bëjë “pëllumbin e paqes” për të luajtur diplomatikisht sa me Moskën, Ushaingtonin dhe Brukselin. Vuçiç gjithashtu dje u shqetësua sepse aty në Serbi nacionalistët që furnizohen prej tij e quajnë përgjegjës për këtë turpërim.

Po Rama përse realisht u shqetësua? Kryeministri ynë ka hesape të tjera. Lufta e tij e vërtetë është vetëm propaganda, sidomos ajo jashtë vendit, duke tentuar të shfaqet si paqësor që mban në gojë vetëm dialogun, bashkëjetesën fqinjësore, apo “paqen nëpër botë”. Po ashtu shpesh relativizon ngjarjet e rënda, por papritmas kalon në ekstremin tjetër duke bërë thirrjë për “ndërhyrje se do bëhet hataja”. Kushdo që ia lexon me kujdes qëndrimet e Ramës e kupton qartë se nuk ka kurrë kohezion, padyshim as vizion. Ai ushqen propagandën e tij sot për nesër, me shpresën se të pasnesërmen do shpiket diçka për të mbajtur gjallë një “auto-mit” të krijuar se “është i suksesshëm në arenën ndërkombëtare”.

E tillë ishte edhe nisma e “Ballkanit të Hapur” me Aleksandër Vuçiçin që e krijoi në një takim në New York. Nga ajo nismë ne humbëm ekonomikisht dhe politikisht ndërsa Serbia doli më e fortë se kurrë. Padyshim që Rama nuk ka për qëllim të forcojë Serbinë, as nuk i thotë kush tradhtar që vepron me paramendim kundër interesit shtetëror, por një politikan realisht me shumë probleme që për propagandë është gati të “djegë shtëpinë” dhe më pas të shfaqet si “kryezjarrfikës hero”.

Shpesh në çdo qëndrim publik thotë se Aleksandër Vuçiçin e ka mik. A ka folur me mikun në telefon dje dhe sot? Takimi i radhës mund të jetë “panairi i verës” ku njëri dehet nga nacionalizmi ekstrem dhe urrejtja për shqiptarët dhe tjetri dehet pa pirë fare nga duhma e alkoolit të propagandës personale. Ah, ku është heroi i OKB-së, që ja “mblodhi” edhe Rusisë? Po Serbisë?!

Etiketa: Edi RamakosovemikusulmitensionetveriVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë prisni nga qeveria e re e Ramës? Alimehmeti: S’kanë rëndësi emrat, thjesht do marrin urdhra

15:36 : 10/09/2025
AKTUALITET

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

15:23 : 10/09/2025
RAJONI

LVV i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për nënkryetarin serb

14:18 : 10/09/2025
AKTUALITET

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025
BOTA

REL: Fyerjet e Vuçiçit ngrenë në këmbë BE-në

11:59 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025
Para

Zi në futbollin shqiptar/ Ndahet nga jeta Osman Mema, legjenda e Tiranës dhe Partizanit

TË GJITHA

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

19:21 : 10/09/2025

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

19:05 : 10/09/2025

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

18:54 : 10/09/2025

Nepal/ Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, turma e ndjek nga pas (Video)

18:47 : 10/09/2025

Boçi: Largimi nga Kuvendi nuk sjell të mira për opozitën, humb besueshmërinë e ndërkombëtarëve

18:44 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com